Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QYFYREMÁDH,~E mb. Që bën shumë qyfyre; shakator i madh; hokatar i madh. Njeri qyfyremadh.
SHAKATÁR,~E mb. 1. Që ka qejf të bëjë shaka; që i pëlqejnë shakatë. Djalë shakatar. Fëmijë shakatar. Krijoi një personazh shakatar. Ishte grua shumë shakatare.
2. Që është si shaka; që ka karakter shakaje; që thuhet a që bëhet për shaka. Fjalë shakatare. Vjershë shakatare. Këngë shakatare.
✱Sin.: shpotitës, mahitar, hokatar, qesëndisës, qatrar, ngacmimtar, tallës, thumbues, lojës, përqeshës, grindavec, ojnatar, shpotar, lodërtar, lojtar, gaztor, shpotitës, qyfyremadh, shakaxhi, qyfyrexhi.
SHAKATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka qejf të bëjë shaka; shpotitës, hokatar. Shakatar i madh. Nuk i mbyllej goja shakatarit. Ai shakatar tallej me të tërë.
✱Sin.: shpotitës, mahitar, hokatar, qesëndisës, qatrar, ngacmimtar, tallës, thumbues, lojës, përqeshës, grindavec, shakaxhi, ojnatar, shpotar, lodërtar, lojtar, gaztor, qyfyremadh, qyfyrexhi.
SHAKAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Ai që pëlqen të bëjë shaka, i dhënë pas shakave, shakatar; hokatar, zbavitës. Ishte shakaxhi i zgjuar. Kishte pamjen e një shakaxhiu. Mbahej si shakaxhi. I kthyen sytë nga shakaxhiu.
2. si mb. Që i pëlqen të bëjë shaka. Djalë shakaxhi. Njihej si burrë shakaxhi. Plak shakaxhi.
✱Sin.: shakatar, hokatar, shpotitës, qatrar, lojës, gaztor, zbavitës, qyfyremadh, qyfyrexhi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë