Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qullje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAGIE

LÁGI/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur lag dikë a diçka, kur spërkat me ujë një njeri a një gjë a kur e bëj me ujë, kur e njom një gjë me diçkalëngët, kur e bëjqullet; kund. tharje. Nuk i shpëtoi lagies me ujë gjatë lojës me shokët. Lagie fare (bujq) proces i futjes së farës zakonisht në ujë të vakët, çka përshpejton mbirjen e shpejtë dhe normaletyre.
Sin.: njomje, lëmekje, qullje, spërkatje, ujitje.

NJOMJE

NJÓMJ/E,~A f. Veprimi kur njom ose kur njomem. Njomja e tokës. Njomja e farës. Njomja e misrit. Njomja me ujë. Njomje me sfungjer. Njomje me qumësht e petëvebyrekut.
Sin.: lagështim, lagie, qullje, ujitje.

QULLOSJE

QULLÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur qullosim a kur qullosemi; qullje. Qullosja e fëmijëve. Qullosje e bisedimeve (keq.).
Sin.: qullosurit, njomje, squllje, prishje, djallosje, katranosje.

QULLOSUR

QULLÓSUR,~IT (të) as. Qullosje; qullje. qullosurit e veshjeve.

QULLTIM

QULLTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur qulltoj a qulltohet diçka; qullje. Qulltimi i byrekut.

QULLUR

QÚLLUR,~IT (të) as. Qullje.qullurit e tokës.
Sin.: lagie, njomje, qullosje.

SQULLJE

SQÚLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur squll a squllem; qullje. Pjekja dhe squllja e parakohshme e frutave i kalbi thuajsegjitha.
2. fig. Dobësim, rënie e muskujve. Squllja e muskujve ishte shenja e parë e sëmundjesrëndë. Si pasojë e squlljes dhe plogështisë së plotë, ai nuk po e merrte dot veten pas operacionit.
Sin.: ndulkje, zbutje, zbrujtje, flashkje, qullosje.

UJITJE

UJÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ujitim a kur ujitet diçka. Ujitje e plotë (e pjesshme). Ujitje e bardhë njomja vetëm me ujë, të papërzier me plehra organike. Ujitja e grurit (e misrit). Ujitje me brazda (me përmbytje, me vesim). Koha e ujitjes. Mënyra e ujitjes.
Sin.: lagie, njomje, qullje.

VADITJE

VADÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vadit a vaditet sipërfaqja e një toke a bimët e mbjella, ujitje. Vaditje e plotë. Vaditje me rend. Vaditja e grurit (misrit). Koha e vaditjes. Është koha e vaditjes. Mënyra e vaditjes.
Sin.: lagie, njomje, qullje.

ZBUTJE

ZBÚTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur zbut dikë a diçka; ulja e shkallës së fortësisë së diçkajefortë a të thatë për ta bërë më të butë; heqja e ashpërsisë, të bërit i butë në të prekur i diçkaje; njomja e diçkajefortë duke e spërkatur me ujë a me lëng tjetër. Zbutja e llaçit. Zbutja e plagës. Zbutja e koresbukës. Zbutja e pëlhurës. Zbutja e lëkurës. Zbutja e duhanit. Pas zbutjes së tokës, nisin punët e stinës.
2. Ulje e shkallës së pjerrësisë duke e bërë sipërfaqe më të sheshtë; sheshim. Zbutja e pjerrësisë së rrugës.
3. Ulje e gradëspijeve alkoolike apo heqja e kripërave minerale (për ujin). Zbutja e ujit. Përdoret për zbutjen e ujit. Zbutja e rakisë.
4. Stërvitje e kafshësegër për të jetuar me njerëzit; kthimi nga gjendja e egërgjendjebutë; shartimi i një druriegër për ta kthyer në dru të butë. Zbutja e bimëve. Zbutja e kafshëveegra. Zbutja e kumbullësegër. Zbutja e gorricës në dardhë.
6. edhe fig. Përpjekje për të ulur gjakrat e për ta qetësuar dikë, për të ndrequr marrëdhëniet me të; ulja e forcës, e vrazhdësisë, e zemërimit etj.; qetësimi ose ulja e tensionit apo qëndrimeve ndaj diçaje; lehtësimi ose bërja më e pranueshme e një vendimivështirë etj.; të bërit më i këndshëm a më i pëlqyeshëm për veshin a për syrin. Zbutja e muhabetit. Zbutja e gjendjes (e situatës). Zbutja e zemërimit (e urrejtjes). Zbutja e dënimit (drejt.). Zbutja e zërit. Zbutja e ngjyrave (i dritave etj.). Masa për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Zbutja e zhurmave. - S’është puna për kompromis, por për zbutjen e këtyre mosmarrëveshjeve. Fjalët e saj sollën zbutjekonfliktit mes dy palëve. Përpjekje për zbutjen e varfërisë (e papunësisë). Politikat e zbutjes së marrëdhënieve me fqinjët.
Sin.: butësim, zbutim, brumëzim, zbrujtje, zbrumim, brydhje, squllje, tutëlim, sqaqje, njomje, qullje, ëmbëlsim, qetësim, ulje, lehtësim, fashitje, urtësim, sheshim, rrumbullakosje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.