Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRELÍS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Picus maior) Qukapik.
GJON,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Otus scops scops) Shpend grabitqar me pendë të murrme, pak më i vogël se kukuvajka, që këndon natën në verë; qokth. Zëri i gjonit. Këndon gjoni.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje shpendësh. Gjoni i ngjirur (lat. Otus asio). Gjoni i ngjirur gushëbardhë (lat. Otus albogularis). Gjoni i ngjirur tropikal (lat. Otus choliba).
✱Sin.: qok, qukapik, gjonjë.
PIKALÓSH,~E mb. 1. Që ka pikla në fytyrë; që ka pika në trup a në lëkurë. Fëmijë pikalosh.
2. Që i ka pendët pika-pika (për shpendët); pikëlor. Gjel pikalosh. Vezë pikaloshe vezë me pika si të pulës së detit.
✱Sin.: pikëlosh, pikëlor, pikëlan, pikalash, pikalor, pikalar, pikalec, pikalisk, pikalarmë, cikalor, cërkalor, çikalor, pikalarmë, cërkalarmë, çikalarmë, larmë, laraman, miskë, qukës, qukalosh, qukapik, sharan, i sharmë, i groshëm, pika-pika, cirka-cirka, quka-quka.
PIKTH,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. Qukapik.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pikthash: Pikthi gushëbardhë (lat. Piculus leucolaernus). Pikthi gushëverdhë (lat. (lat. Picuius flavigula). Pikthi krahëkuq (lat. Piculus simplex). Pikthi i luleve (lat. Dicaeum cruentatum). Pikthi barkverdhë i luleve (lat. Dicaeum chrysorrheum). Pikthi gushëbardhë i luleve (lat. Dicaeum vincens). Pikthi gjoksverdhë i luleve (lat. Prionochilus maculatus). Pikthi kërbishteverdhë i luleve (lat. Prionochilus xanthopygius). Pikthi sqeptrashë i luleve (lat. Dicaeum agile). Pikthi i qeve (lat. Buphagus). Pikthi sqepkuq i qeve (lat. Buphagus erythrorhynchus). Pikthi sqepverdhë i qeve (lat. Buphagus africanus). Pikthi i thneglave (lat. Parmoptila woodhousei). Pikthi i verdhë qukapiku i përhimë. Pikthi i veshtullës (lat. Dicaeuni hirundinaceum) zogu i veshtullës.
QUKAPÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Zog që jeton në zgavrat e drurëve nëpër pyje, me sqep të fortë, me të cilin shpon drurët për të ngrënë krimba a kandrra ose për të bërë fole; pikth, bredrure. Qukapiku është rikthyer në park për t’u ushqyer. Fole qukapiku.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që shënojnë lloje të ndryshme të këtij zogu. Qukapik barkkuq. Qukapik barkverdhë. Qukapik bishtartë. Qukapik larosh shpinëbardhë. Qukapik jakëkuq. Qukapik i gjelbër (lat. Picus viridis) qukapik me ngjyrë jeshile në pjesën e sipërme që fluturon vrullshëm, në formën e valëve, nga toka në një grumbull drurësh ose nga një fole milingonash në një livadh. Qukapik kokëbardhë. Qukapik kokëkuq. Qukapik i madh (lat. Dendrocopos major) qukapik me pendë bardhezi dhe me një njollë të kuqe në pjesën e poshtme të barkut. Qukapik i madh me pika. Qukapik qafëkuq. Qukapik i tokës. Qukapik trumcak. Qukapik veshverdhë. Qukapik i vogël larosh (lat. Dendrocopos minor) qukapik pyjor, që e kalon shumicën e kohës në majat e pemëve të larta në pyje dhe në parqe. Qukapik i vogël me pika. Qukapik i zi (lat. Dryocopus martius) qukapik që renditet si më i madhi në Evropë dhe në Azi, joshtegtues, që qëndron kryesisht në pyje gjethegjerë dhe në halorë.
✱Sin.: pik, pikth, bredrure, brelise, sqepadruth, sqepthatë, sqeptore, qokaç, qokatëz, qukëlaç, gjelac, takllore, torrkaç, shqepadru.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë