Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qukël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MËLLENJË

MËLLÉNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Turdus merula) Zog i vogël shtegtar nga rendi i harabelave, me puplazeza e të ndritshme, me sqepverdhë si në ngjyrë portokalli e me këmbëmurrme, që rri zakonisht nëpër ferra e nëpër shkurre; mullizezë. Trembi një tufë mëllenjash. Dëgjoj krrokëritjen e mëllenjave.
2. Pjesë e parë e emërtimevedisa lloj mëllenjash: Mëllenjë e bardhë mullibardha. Mëllenjë uji mulliujësja. Mëllenjë sqepgjatë mëllenja e ujit. Mëllenjë thumbverdhë thumbverdha.
3. Dhi e zezë.
Sin.: mullizezë, mëllezë, mullëze, çërre, qofkë, qukël, tushë.
Mëllenjëferra (dikush) keq. Njeri që ka shumë frikë dhe fshihet, që nuk di ku të futet nga frika, shumë frikacak; ai që nuk guxonpërballet me të vërtetën a me fajin që ka bërë; hyn (futet) në vrimë (në birë) të miut; s’gjen furrik (ku të futet) keq.; kund. nxjerr (qit) gjoksin (përpara).

QOFKË

QÓFK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Mëllenjë. Grackë për qofka. Qofkë e murrme mëllenja e zezë.
Sin.: qukël, mullizezë.
Shikon nga qofkat (dikush) iron. 1. I shkon një sy këtej e një andej, është i vëngër, vëngërosh, çakërr. 2. Nuk e përqendron vështrimin në një vend; nuk është i vëmendshëm e nuk të sheh në sy. 3. Po vdes; vdiq; i perëndoi (i fali) sytë; mbylli sytë.

QUKËL

QÚK/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT Qukë e vogël; qukëlinë. Një qukëlmjekër e faqe.

QUKËL

QÚK/ËL,~LAII f. sh. ~LA, ~LAT zool. Mëllenjë e zezë. I themi qukël, sepse këndon quk, quk.

QUKËLINË

QUKËLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qukël; gropëz. I dukeshin qukëlinatfaqe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.