Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qostek”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PENGORE

PENGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Litar me të cilin i lidhim dy këmbët e para kafshës që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengore kuajsh. I vuri (i zgjidhi, ia hoqi) pengoren. Ecte me pengorekëmbë.
2. Hu i gjatë e i fortë, që futet nga lartfletët e pendësmullirit për të ndaluar rrotullimin e saj. Hoqi pengoren e lëshoi mullirin. E ndalin pendën me pengore.
Sin.: pengojcë, pengojë, pengë, pengëz, pengatë, pengesë, ndërkëmbje, pjekë, ngecë, qapë, kllapë, qajkë, qostek.

QOSTEK

QOSTÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Zinxhiri i hollë i orës së xhepit. Qostek i artë. Nxjerr qostekun.
2. vet. sh. Pengore kali; zinxhir a litar që i vihet kalit si pengojcë ose për ta mësuar që të ecë revan. I vuri qostekun kalit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.