Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QORROLLÍS vep.,~A, ~UR kal., bised. 1. I marr mendjen dikujt dhe e shushat. E ka qorrollisur sëmundja. E qorrollisi rakia. Mos e qorrollis së paku se e ka zënë gjaku.
2. Shaj dikë në sy të të tjerëve, e turpëroj. E qorrollisi përpara të gjithëve. Qorrollisi disa njerëz të medies. I qorrollisi me urrejtje dhe egërsi. Dhe ky qerrata pushtues na qorrollisi.
✱Sin.: trullos, marroj, skuq, stërkeq, turpëroj.
QORROLLÍSUR (i, e) mb. Që është qorrollisur; që është shushatur. Zog i qorrollisur mes pyllit.
TRULLÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka humbur pjesërisht vetëdijen nga ndonjë goditje në kokë ose nga një rrotullim i fortë, që nuk kupton se çfarë bëhet e që nuk di se ku është. Mbeti i trullosur.
2. Që nuk është në gjendje të përqendrohet, me mendje të turbulluar, i hutuar; i shastisur, i qorrollisur. Njeri i trullosur. Njerëz të trullosur nga vapa (nga alkooli).
✱Sin.: i trallisur, i turbulluar, i shushatur, i shastisur, i marrakotur, i tërmekur, i hutërruar, i hutluar, i hutuar, i shastisur, i matufosur, i çakërdisur, i nanurisur, i kalamendur, i andrallosur, i qorrollisur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë