Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QORROLLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Shushatje. U përfshi në një qorrollisje disamujore debatesh pa fund kundër njeri-tjetrit. Qorrollisje prej verës.
✱Sin.: shushatje, trullosje, të qollorisurit.
QORROLLÍSUR, ~IT (të) as. Qorrollisje. Të qorrollisurit prej sëmundjes së menjëhershme.
✱Sin.: shushatje, trullosje.
SHÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i themi njëri-tjetrit fjalë fyese, të sharët; kund. lavdërim. Sharjet nuk i bënë më përshtypje as njërit e as tjetrit.
2. Fjalë a shprehje fyese, fjalë e rëndë dhe e pahijshme që i themi dikujt, e sharë. Sharje e pistë (e rëndë, e ulët). Dëgjoi ca sharje me fjalë të pahijshme.
3. Fjalë që i thuhen dikujt për t’i shprehur pakënaqësinë për një gabim, qortim. Pas atij veprimi parashikonte të vinte edhe një sharje. E mori atë sharje me sportivitet.
4. Fjalë të rënda të thëna me zë të lartë, bërtitje. U dëgjuan sharjet e saj që nga larg. E priti me sharje e ulërima.
✱Sin.: të sharët, e sharë, poshtërim, bërtitje, qortim, qortim, hakërrim, gërmushje, qorrollisje, e lehur, pëllitje, llapëtyrë, llomotitje, palavi.
SHÁRË,~T (të) as. Sharje. E kishte të sharët në majë të gjuhës. S'pushon së shari. S'bëhet gjë me të sharë. Zuri të sharët. (bised.) filloi të shante.
✱Sin.: e sharë, sharje, poshtërim, bërtitje, qortim, hakërrim, gërmushje, qorrollisje, llomotitje, palavi.
♦ S’ka të sharë (dikush a diçka) është shumë i mirë, s’ka asnjë cen a të metë; s’ke ç’i thua; është punë e madhe.
TRULLÓSJ/E,~A f. 1. Humbje pjesërisht e vetëdijes; marrje mendsh nga ndonjë goditje në kokë, nga alkooli a nga ndonjë rrotullim i fortë. Trullosje nga vapa (nga rakia). Trullosje nga rruga plot kthesa.
2. Hutim, turbullim (i mendjes), shastisje, qorrollisje. Trullosje e lehtë. E ka nga trullosja.
✱Sin.: trallisje, turbullim, shushatje, shastisje, marrakotje, tërmekje, hutlim, hutim, habitje, trallisje, turbullim, çakërdisje, marramenth, nanurisje, marramendje, kalamendje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë