Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BEJLÉG,~UII m. sh. ~GJE, ~GJET vjet. 1. Dyluftim. E thirri (doli) në bejleg. U mat (luftoi) në bejleg. Para fillimit të bejlegut. Dëshmitar bejlegësh. Vajza shkon në bejleg në vend të të atit. (folk.). Ndau bejlegun dal në dyluftim. Çfarë po i thotë Zeka Kurt begut, / Sot më ke dalë në fushë të bejlegut. (folk.).
2. Trimëri, të treguarit se është trim. Halili i qit bejleg Mujit. (folk.).
BÉJT/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. let. Vjershë zakonisht me strofa prej dy vargjesh, karakteristike për poezinë e vendeve të Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shekujt XVII-XVIII. Hartuesi i bejteve.
2. let. Vjershë lirike a humoristike e thurur aty për aty; shak. vjershë humoristike që dy veta ia ngrenë njëri-tjetrit në bisedë e sipër. Bën (nxjerr) bejte. I ngjiti bejte. Bejte në shkop bejte që dy vetë krijojnë aty për aty për njëri-tjetrin, bejte hidh e prit. Po t’i qit nja dy a tri bejte, / Verja veshin, o moj dritë. (folk.).
3. keq. Vargje pa vlerë, vjershë e keqe. Shkruante bejte.
BEND,~III m. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Shpoti, fjalë e thënë me thumb; qesëndi, shpotitje. Flet (nget) me bende. U kapën me bende. Shet bende. - Mos fol me bende!
2. Fjalë të kota; gënjeshtra të trasha që nuk i beson njeri; gjepura, broçkulla. Flet (lëshon, thotë) bende. Lëri bendet!
3. Arsye të kota që nuk qëndrojnë. Nxjerr (qit) bende. - Ma mbushe kokën me bende!
4. E metë fizike, gjymtim, cen, ilet. Është njeri me bende. I mbeti një bend në këmbë.
✱Sin.: shpoti, qesëndi, tallje, romuz, e hedhur, hokë, gënjeshtra, gjepura, broçkulla, gjymtim, cen, ilet, mardha, defekt.
BIDÁT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. keq. Diçka e shpikur, sajim, sajesë. - Ç’është ky bidat? Bidat i mirë.
2. etnogr. Zakon i ri a praktikë e re që vjen në kundërshtim me të mëparshmen; mënyrë sjelljeje e re. Mos qit bidate pa nevojë. Bidat i ri në katund të vjetër. (fj. u.).
✱Sin.: sajesë, sajim, sendërgji, sendërgjim.
BÚJ/K,~KU m. sh. ~Q, ~QIT 1. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi. Bujk i vjetër. Bujku shqiptar. Bujk me përvojë. Bujq të zotë. E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun. (fj. u.). Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. (fj. u.). Bujku i mirë kurrë s’ka kohë të lirë. (fj. u.). Nuk ka tokë të keqe, por ka bujq të këqij. (fj. u.).
2. hist. Bujk pa tokë që punonte në pronat e çifligarit; çifçi, bujqar.
✱Sin.: bujqar, lëvrues, bukëtar, arar, aratar, fushëtar, fermer, pendar, qetar, çifçi.
BË/J vep., ~RA, ~RË 1. kal. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sende të tjera, pjesë të ndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër; kund. zhbëj. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr. Qysh në fillim duhet t'i bënim disa gjëra dhe të zhbënim disa të tjera. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç’thuhet. (fj. u.).
2. kal. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. kal. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtari të caktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej; punoj, realizoj. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro (fin.) shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. - Ç'po bën? S'bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëj të pamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. - Ç'bën këtu? - S'ke ç'bën! - Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S'bën gjë pa pyetur. S'bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. - Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t'i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç'thuhet (fj.u.).
4. kal. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëj të ngushtë (të thellë).
5. kal. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje. Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig., kal. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). - Mirë ia bëre! - Ta bën prapa krahëve.
7. kal. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot, ndyj. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. kal. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjë në krah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. - Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. kal. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçka që lidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqem të ndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze (mjek.). I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. kal. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bëri të zezën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). E bëri të lumtur. E bëri me inat (më qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. - Ai ma bëri këtë! - Çfarë i bënë? - Ç'të bën kjo? S'të bën asgjë. - Çfarë po të bëj? - Më bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt) (elektr.).
12. kal. E detyroj ose e nxit dikë të kryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një folje në mënyrën lidhore). E bëri të flasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëj të mendohet (të besojë). E bëj të lexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bën të rritet (të zhvillohet). E bëj të përparojë (të ecë, të ngrihet). E bëj të fluturojë. E bën të dërsijë.
13. bised., kal. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. kal. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën veten të zgjuar. Të bën për budalla. E bëjnë të marrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. kal. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamje të caktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar. E bëj të butë (të fortë). E bëj të lehtë e lehtësoj. E bëj të bardhë (të zi, të verdhë). E bëj të gjatë e zgjat. E bëj të gjerë e zgjeroj. E bëj të shkurtër e shkurtoj. E bëj të madh e zmadhoj. E bëj të vogël e zvogëloj. E bëj të lëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëj të shkathët. E bën qesharak. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostum të bën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë) e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri shesh. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëj të lehtë ia lehtësoj; ia paraqit të lehtë. Ia bëri të mbaruar ia paraqit si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumë të rëndë, ia nxiu jetën. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. Bëje ç'të duash!
16. jokal. Pjell, lind; vet. v. III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. Djali ynë sorkadh shullëri, / Lum nëneja që e bëri! (folk.). Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. S'bëjnë dardhat në shënëndre. (fj. u.).
17. kal., vet. v. III Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal., kryes. v. III Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmë të caktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bën çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. kal. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër.
20. bised., kal. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bën amin (përçm.) pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit.
21. bised., kal. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëj të fala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt.
22. bised., kal. Përgatit duke peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndaj më vete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëri më dysh (më katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftë të kryej një punë, kam mundësi të kryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jam në gjendje të përballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S'bën njëri pa tjetrin. S'bën dot pa syze. - Ti qofsh si bën!
24. zakon. me moh., jokal. Është në gjendje të punojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organe të trupit të njeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirë të kryej një veprim (edhe fig.). S'më bëjnë sytë. S'i bën koka.
25. kal. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numër të caktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëj më këmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullime në minutë. Bën katër rrugë në ditë. Bëjnë udhë lopët, shkon edhe ai. (fj. u.).
26. kal. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj pushimet në plazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muaj në fshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetë të rregullt. S'e ka bërë muajin. - Bëfshi natën e mirë! (ur.).
27. bised., kal. Kryej një detyrë a një punë në një kohë të caktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërë në Universitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. kal. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. v. III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. kal., vet. v. III Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). (gjuh.).
30. kal. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një punë, lidh; vendos së bashku me dikë për të bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S'bëj pazarllëk. E kemi bërë të nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj në një mënyrë të caktuar. Bëj si më thotë zemra. Bëj si më urdhërojnë. Bëj si të duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. - Si t'ia bëjmë? Bën si në shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. - Mirë e bëre! Bën mirë të vish. S'bëri keq që erdhi. - Ç'të bësh! S'ke bërë mirë. - Bëj si të bësh! S'di ç'bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirë të sillesh ashtu! Bën sikur...shtiret, vepron sikur... - Ç'do të bësh me djalin? - Ç'do t'i bësh djalit? si do të veprosh me djalin? - Ç'do të bësh me syzet? - Ç'do t'i bësh syzet? si do të veprosh me syzet? - Si t'ia bëj hallit?
32. fig., kal. Kryej një veprim që zakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S'bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënë të nëntëdhjetenëntat bënë të gjitha të këqijat. Bën numra (bised.).
33. kal. Më përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, më mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. bised., jokal., vet. v. III Kushton, vlen; hyn në punë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. - Sa bën? - Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bën njëqind lekë. S'bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S'bën për të fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S'bënte ai për atë vajzë.
35. jokal., vet. v. III Është mirë, është e lejueshme, lejohet. - A bën të hyj? - A bën ta di? - S'bën kështu! Bën, s'bën... - S'bën ta thuash! - Pse s'bën?
36. jokal., vet. v. III Më nxë, më vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.). Më bëjnë këpucët (rrobat). S'më bën kapela. S'më bën unaza. S'i bën çelësi kësaj brave. S'i bën kapaku. S'i bën tapa. Ky xham s'i bën.
37. vet.v. III Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike ose të mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bën të ftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë në det.
38. kal. Përdoret së bashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalë të tjera dhe formon togje të qëndrueshme që kanë në përgjithësi kuptimin e foljeve me të cilat lidhen pjesët e dyta të këtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet. Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej. Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj. Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivoj. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj. E bëj të njohur (të ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmëse së bashku me një folje tjetër, me kuptimet “nis, zë, filloj, marr të...; përpiqem, matem”. Bëj të ngrihem. Bëj të dal. Bëj të flas. Bëj të marr. Bëj ta kap (ta zë).
✱Sin.: arrij, caktoj, çaj, çel, dal, detyroj, dërgoj, drejtoj, emëroj, fëlliq, filloj, fitoj, formon, gatit, gjej, hartoj, heq, jep, jashtëqit, ka, kaloj, krijoj, kryej, kthej, kurdis, kushton, lejohet, lëshon, lëviz, lidh, lind, lyej, marr, matem, mban, mbaroj, mbush, merrem, mësoj, ndaj, ndërtoj, ndjek, ndot, ndyj, ngre, nis, nxë, nxit, nxjerr, organizoj, pajis, paraqit, parashtroj, përdoret, përfundoj, përgatit, përgjigjem, përlyej, përpiloj, përpiqem, përshkoj, pjell, plotësoj, pranohet, prodhon, punoj, qep, qit, quaj, realizoj, rregulloj, siguroj, sillem, sjell, shitet, shkakton, shkon, shkruaj, shndërroj, shpik, trajtoj, them, udhëtoj, vendos, veproj, vete, vë, vij, vijoj, vlen, vlerësoj, zë, zgjidh, ziej, zhvendosem, zhvilloj.
♦ *Aq më bën! E bëri *akull (dikush). E bëj *alarm (diçka) libr. I bëj *autopsinë (dikujt a diçkaje) libr. Bën *baltë (dikush) tall. S’të bën *baltë (diçka). I bëj *ballë (dikujt a diçkaje). Bëri (dha) *ballë (dikush). Ia bëri *bam (dikush). Nuk ia bën *të bardhë (dikujt). Bën *bark. E bëri *barut (diçka). E bëri (e nxori) *batall (dikë). E bëri (e vuri) *batbat (dikë). Bëj *be. Ia kam bërë *benë (dikujt). Bën *beh (dikush a diçka). E bëj *beh (për diçka). Ia bëj *behun (diçkaje). S’ia bëj *beh (dikujt). Ia bëri *bela (dikujt). Bëj si bëj ia dal mbanë në një farë mënyre, përpiqem dhe arrij diçka me ato mjete a mundësi që kam, ia dal disi; vij rrotull. Bën ç’bën (dhe...) (dikush). 1. Përpiqet sa përpiqet dhe...; merret me diçka sa merret dhe...; vendos më në fund, vepron. 2. Përsërit një veprim herë pas here, një më dy dhe...; sillet nga sillet. Bëj si të bësh rregullohu vetë a bëj sipas kushteve e mundësive që ke, përpiqu t’ia dalësh në krye a ta përballosh diçka si të mundesh. Bërë e pa bërë si të jenë, ashtu siç janë, edhe nëse nuk janë bërë. E bëri *bërllok (dikë a diçka). E bëj *bërnut (diçka). E bëri *bërsi (dikë a diçka). I bën *biografinë (dikujt) keq. Bën *bisht (dikush). I bën *bisht (dikujt a diçkaje). Ia bëri *bletë (dikujt). Ia bëri *bof (dikush). Ta bën *borxh (dikush). E bëj *borzilok krahin. E bëri *brashnjë (dikë) krahin. E bëri (i shpëtoi) në *brekë (dikush) përb. vulg. Bëri *bujë (diçka). E bëri *bujë (diçka). Bëj *bukën. I bëj *buzë (diçkaje). E bëri *byk (diçka a dikë). I bën *cepa (dikujt). E bëri *copë (dikë a diçka). Nuk e ka bërë *çak (dikush). S’bëj *çap (për diçka). Bëj *çare vjet. E bëri *çeçe (dikë a diçka). E bëri *çeço (dikë). E bëri *çerekë (dikë a diçka). Ka shkuar për të bërë *çerepë (dikush) mospër. E bëri (e qiti) *çirak (dikë) vjet. Bëj *çmos. E bëri *çorap (diku a diçka). E bëri çorbë (diçka). Bëj *çudi. E bëj *dalje (diçka) shaka. Bëj *dasmë. E bëri *daulle (dikë) përçm. E bëj *def (dikë). I bëj *derman (dikujt a diçkaje). Bëri *detin (për dikë). E bën (e çon, e hedh) *dëm (diçka a dikë). E bëri ditë (diku). S’i ka bërë *ditët (dikush), edhe mospërf. I bën *djepin (dikujt). S’më bën *dora. S’më bëjnë *duart (për diçka). Ia bëj me *dorë (dikujt a diçkaje) iron. Bën *dredha (dikush). I bën *dredha (dikujt a diçkaje). Bën *dritë (dikush). E bëj *dritë (diçka). Bëj *durim. E bëri për *dyshek (dikë). E bëri *dhallë (diçka). Bëri *emër (dikush). Bëri *epokë (dikush a diçka) libr. Bën *ferk (dikush). E bëri *feta (dikë a diçka). E bëri *fërtele (dikë a diçka). Bën *figurë (dikush) libr. Na bëri *finjë (dikush) keq. Bëj *fjalë (për dikë a për diçka). I bëj (i çoj) *fjalë (dikujt). E bëri me *fjalë (dikë). E bëj me *fjalë (me dikë). S’bën *fjalë (dikush). S’e bëj për *fjalë (diçka). E bëj *fli (dikë a diçka). Bën (ngre, gjen, zë) *fole (diçka). Ia bëri *fora (dikush). E ka bërë *fshesë (dikë) mospërf. E bëri *fugë (diçka). Bëri *furtunë (dikush). E bëri *fushë (dikë). E bëri *fyt (diçka). E bëri *gajde (dikë). Bëj *gallatë (me dikë). S’bën *gëk (as gëk, as mëk) (dikush). E bëri *gërshet (diçka). I bëri *glasën (diçkaje). Ia bëri *gogël (dikujt). Ma bëri *gogol (dikë a diçka). S’më bën (s’më vete) *goja. Të bëfsha (të hapsha) *gropën! mallk. Ia bëri (i hapi) *gropën (dikujt). Bëri *gurgulenë (dikush) bised. Bëri *gjak (dikush). E bëri *gjak (diçka). S’e bëri *të gjatë (dikush). S’ia bëri *të gjatë (dikujt). S’e bëri *gjatë (dikush). Si bëri e gjeti (dikush) e pësoi, vetë e kish fajin. *Gjen pa bën (dikush) keq. Bëri *gjëmën (dikush). Të bëfsha *gjëmën! mallk. Të bën *gjëmën (dikush). Nuk më bëjnë (nuk më punojnë) *gjunjët. Bën *gjumë (dikush). Bëj *gjyq (me dikë). S’bën *hair (dikush). E bëri *hak (dikush). Bëj *hall. Ia bëri *hallall (dikujt) bised. Të bëfsha (të ndafsha, të ngrënça) *hallvën! Ia bëri *haram (dikujt) vjet. Bëri *hatanë (dikush). I bëj *hatrin (dikujt). E bëri *hi (e pluhur) (diçka). I bëj *hije (dikujt). Nuk i bën *hije (askujt). Mos na bëj *hije! shak. Ia bëri me *hile (dikujt). E bëri *hirrë (diçka). Ia bëri *hyrje (dikujt) shaka. bised. Ia bëj *hyzmetin (diçkaje). E bëri për *ibret (dikë). I bën *iso (i mban ison) (dikujt) keq. I bëj *jehonë (diçkaje). Bëj *jetë. E bëri *kacek (dikë). E bëri *kalldrëm (diku) përçm. Ia bëri *kalldrëm (dikujt) thjesht. *Kam të bëj (me dikë). S’më bëjnë *këllqet. Bën *këmbë (dikush). Ka bërë *këmbë (diçka) iron. Nuk më bëjnë *këmbët. Bëri *kiametin (dikush). Ia bëri *koka (dikujt). I ka bërë *kokën (kryet) (dikujt). Bëj *konak (te dikush a diku) vjet. E bëri (e la) *kopan (dikë) bised. Bëri *krah (diçka) iron. E bëj me *krahë (dikë). S’kam bërë *krushqi (me dikë). I ka bërë kryet (*kokën) (dikujt). Bëri *kthesë (dikush) libr. E bëj *kurban (dikë a diçka). I bën (i jep) *lak (dikujt a diçkaje). E bëri *lakër (diçka a dikë). E bëri *lakror (dikë a diçka). Bën *laradashë (dikush). Bën (shkon) *lart (dikush a diçka). E bëri *leckë (rreckë) (dikë). E bëri *legen (dikë). E bëri *legjendë (diçka) libr. E bëri për *lemzë (dikë). E bëri *lepur (dikë). E bëri *lerë (dikë a diçka). E bëri për *lesë (dikë). E bëri *lesh (diku a diçka). E bëri *lëkurë (për në lëkurë) (dikë) bised. E bën *lëmë (dikush). E bëri *lëmë (diçka a diku). Ia bën *lëmë (dikujt). E bëri *lëmsh (diçka). E bëri *lëndinë (diçka). E bëri *lëvere (dikë). E bëri *lëvozhgë (dikë). Bën *ligjin (dikush) keq. E bëri litar (*tërkuzë) (diçka). E bën *livadh (diçka). Bën *lodra (dikush). Bën *lojë (me dikë). Bën (luan) *lojën (e dikujt). E bëri *lolo (dikë). E bëri *lule (dikë). Bëri *llafe (me dikë). E bënë me *llaf. E bëri *lloç (diçka a dikë). E bëri *llum (diçka a dikë). E bëri *të madhe (bëri të madhen) (dikush). I ka bërë *magji (dikujt). Bën *majë (diçka). Ia bëj me *majë (dikujt). E bëri (e zuri) *mat (dikë) libr. Bëj *mend. E bëj me *mend (për diçka). U bëfsh një *mëhallë! ur. Bën *mu (diçka). I bëj *naftën (diçkaje) vulg. Bën *namin (dikush). Bën *naze (dikush). I bën *naze (diçkaje). I bëj *nder (dikujt). S’e bën (më) *nëna (dikë). Si e ka bërë (e ka lindur) *nëna. E bëri *nuse (dikë). Bën *njërën (dikush). S’e bëj për *osh (dikë). E bëri *paçavure (dikë a diçka). Ma bëri *pajë (dikë a diçka). E bëri *palaço (dikë). E bëri *palë (dikë a diçka). Bëj *pallë. E bëri *pambuk (dikë). Ia bëri *paq (dikujt). Sa *para bën! E bëj *pasqyrë (diçka). E bëj *pastërma (diçka) tall. E bëri *patështinë krahin. (dikë a diçka). Bëj *pazar (me dikë). Ia bëri *pe (dikujt). E bëri *pelte. Më bëri *pellg (dikush a diçka). S’të bën për *pesë (dikush). E bëri *pestil (dikë). E bëri *peshk (dikë) bised. Ma bëri (ma la) *peshqesh (dikë a diçka). E bëri *petë (dikë a diçka). Ka bërë (ka çarë) *përpara (dikush). Bën (shkon) *përpjetë (dikush). S’të bën *përse (dikush). S’ia bën dot *përsipër (diçka). E bëri *përshesh (diçka). E bën *përrallë (diçka). Bëj *pjesë. E bëri *pleh (dikë). Shkoi për të bërë *ponica (dikush) iron. Bën (shkon) *poshtë (dikush a diçka). Ka bërë *prapa (dikush). E bëj *problem (diçka) libr. S’bën *prokopi (dikush). Ia bëri *puc (dikujt) krahin. Bëj *qejf. I bën *qejfin (dikujt). E bën *qorr (dikë) keq. Më bëri *qull (dikush a diçka). I bëj *radhë (dikujt). Sa për të bërë *radhën. E bëri *retra (diçka a dikë). E bëri *rezil (dikë) bised. I ka bërë *rradaken (dikujt). bised. E bëri rreckë (*leckë) (dikë). Ia bëj *rrethin (dikujt a diçkaje). E bëj *rreze (diçka). Bën *rrugë (udhë) (diçka). Ia bëri pa *rrugë (dikujt). Bën (mban) *sehir (dikush) keq. Ia bëri *skëterrë (jetën) (dikujt). Më bëjnë *sytë. Ma bën me *sy. E bëj me *shëndet (diçka). E bëri *shi (diçka). I bëj *shurrën (diçkaje) përçm. vulg. Bëj *timen (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). E bëri *rrugë (udhë) (dikush). E bëri *sallatë (diçka a dikë). I bëj (i jap) *strehë (dikujt). E bëri *sukull (dikë) krahin. Bëri *shamatë (për diçka) vjet. E bëri për *shkalc (dikë). *Shohim e bëjmë. E bëri *shoshë (diçka). E bëri *shportë (diçka). I bën *shteg (dikujt a diçkaje). Ia bëri *shtëllungë (dikujt). Ia bëri *tetën (dikujt) keq. vulg. E bëri *tërkuzë (litar) (diçka). Bëj *toka (me dikë). Bëri *tufan (dikush). E bëri *tul (dikë) tall. Nuk bën *tutje (dikush). E bëri *tym (diçka). Bëj *theror (dikë a diçka). E bëri *thëngjill (diçka). Bën udhë (*rrugë) (diçka). I bëj (i lëshoj, i hap) *udhë (rrugë) (dikujt). E bëri udhë (*rrugë) (dikush). Bëj *udhë. Më bëri *ujë (dikush a diçka). E bëj *ujë (diçka). E bëri *usta (dikë). Bëj *vaj (për dikë a për diçka). Bën *vaki vjet. Më bën *vapë (dikush) shpërf. Ia bëri *vapën (dikujt). Ia bëri (i hapi) *varrin (dikujt). Të bëfsha *varrin! mallk. E ka bërë *vazhdë (diçka). E bëri për *vdekje (dikë). E bëri (e la) *të vdekur (dikë). Bëri *vend (diçka). Ia bëj *verë (diçka). Më bëjnë (më gënjejnë) *veshët. S’e bëj *veten. Më bëri për *vete (dikush). Sikur e ka bërë *vetë (një fëmijë). Ia bëri *vëng (dikujt). E bëri për *vig (dikë). E ka bërë *vijë (diçka). Më bëri *vrer (dikush a diçka). Bën *xixë (dikush). E bëj *xixë (diçka). Më bëri *xurxull (dikush a diçka). E bëj *xham (diçka). E bëri *zap (dikë a diçka). Bëj *zemër. S’më bën *zemra (për diçka). I bëj *zë (dikujt). S’bën *zë (dikush). S’e bëj për *zë (diçka). E bëri *zhele (diçka a dikë). Bën *zhibla (dikush). E bëri *zhubël (dikë). Bëri *zhurmë (dikush a diçka).
CÉK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Cekëtinë. Cekë lumi. Anë e cekë anekënd, vend e trevë. Gjej (kaloj) cekën. Dal në cekë. Ngeci në cekë. Nxjerr (lundrën) në cekë.
2. Kutizë; arkë e vogël.
3. edhe fig. Pjesa më e mirë e diçkaje, pjesa më e zgjedhur, balli. Ceka e tokës. Ceka e miellit. Ceka e dhenve. Cekë gjelle. Ceka e qumështit ajka.
4. fig. Qëllim, pikësynim. Qit cekën vendos të bëj diçka, ia vë vetes si qëllim të bëj diçka, kam ndër mend të bëj diçka. E qiti cekën plaka për t’u kacafytur me nipin. Të dy dashnorët qesin ceken të dorëzohen pa kushte.
♦ Dal në cekë shih dal në va. Ia gjeti cekën (dikujt) shih ia gjeti shtegun (dikujt). Ngec në cekë (dikush) s’është i zoti, nuk kapërcen dot edhe një vështirësi të vogël. Noton në cekë (dikush) i duket çdo gjë e mundshme, fluturon kot; e ndien veten shumë të sigurt.
DERDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Zbraz një lëng a diçka të imët nga një enë, nga një thes etj., duke e kthyer enën përmbys ose duke e shkundur me forcë në mënyrë që lëngu a lënda tjetër të bjerë vetë; hedh a flak diku atë ç'ka brenda një enë; zbraz; kund. mbush. Derdhi vajin (ujin, qumështin, verën, rakinë). Derdh betonin (llaçin). Derdh miellin (sheqerin, grurin, orizin). Derdh plehrat. E derdhi shishen (pjatën, kovën, gotën). Derdh thesin (koshin, shportën). E derdhi përtokë (në dysheme). - Ngadalë, mos e derdhësh! Mil e mil e derdh me këmbë. (fj. u.). Mbaj ujë me shoshë e derdh me kosh. (fj. u.).
2. vet. v. III Shkarkon, hedh; lëshon atë që përmban (kryesisht ujin). Lumi e derdh ujin në liqen. Derdh pesë metra kub në sekondë. Retë derdhën shiun (borën). Lumenjtë kudo që të venë, në det do të derdhen (fj.u.).
3. Nxjerr nga brenda (nga sytë etj.) zakonisht diçka të lëngshme, qit jashtë; e bëj të rrjedhë jashtë. Derdh lot qaj me lot. Njeriu që nuk derdh djersë, nuk di çfarë shije ka buka. (fj. u.).
4. I var poshtë e i përhap, i lëshoj lirshëm; ia sjell sipas trupit, ia bëj të derdhur. I derdhi flokët mbi supe. Ia ka derdhur fustanin.
5. edhe fig. Hedh me vrull e me shumicë mbi dikë a mbi diçka, i lëshoj diçka; përhap rreth e rrotull. Derdhi dritë mbi shesh. Trëndafilat derdhnin një erë të këndshme. Derdhën plumba mbi armikun. Derdhi vështrimin (shikimin) mbi të. E derdhi si lumë.
6. fig. Nxjerr ç’kam brenda, shpreh me vrull dhe pa u përmbajtur një ndjenjë; zbraz. E derdhi tërë gëzimin (dashurinë). E derdhi urrejtjen (zemërimin). E derdhi tërë vrerin (helmin). Derdhi një rrëke të sharash (mallkimesh). Derdhi një lumë fjalësh.
7. fig. Vë të gjitha forcat e mundësitë e mia dhe nuk kursej asgjë për të bërë diçka a për të arritur një qëllim, shkrij. Derdh aftësitë (talentin). Derdhi mundin. Derdhi tërë artin e tij.
8. tek. Hedh në kallëp një metal a një lëndë tjetër të shkrirë për t'i dhënë një formë të caktuar; bëj një detal, një statujë etj., duke hedhur lëndë të shkrirë në një kallëp të parapërgatitur. Derdh gizë. Derdh një unazë. Derdh shkronja. Derdhnin armë. Derdhën pjesë këmbimi. E derdhën bustin (monumentin). E derdhën në bronz.
9. fin. Vë një shumë të hollash në bankë në emrin tim a të dikujt tjetër, paguaj. Derdh një shumë në bankë. Derdhi para në fondin e shkollës. Derdhën ndihmat e tyre.
10. bised. Shpenzoj pa kursim, harxhoj shumë, e lëshoj dorën, nuk kursej (kryesisht për para). Ka derdhur para të madhe. E derdhte paranë lumë (me të dyja duart). E derdhi në dasmën e vajzës.
11. bised., vet. v. III Shkrifëron (për tokën). Ngrica e derdh tokën.
12. bised. Kaloj një sëmundje nga ato që zakonisht u bien fëmijëve. E ka derdhur linë (fruthin, kollën e mirë).
✱Sin.: zbraz, hedh, flak, shkarkoj, lëshoj, nxjerr, qit, përhap, shkrij, paguaj, shpenzoj, harxhoj, shkrifëron, kaloj.
♦ I derdhi (i vuri) *balsam (dikujt). Derdh *gjak. Derdh *gjakun (për dikë a për diçka). E derdhi *kupën (dikush). Derdh *lot (për dikë a për diçka). Derdh *trutë. Ia derdhi (ia zbrazi) *trutë (dikujt) bised. As *mbush e as derdh (dikush). I derdhi *zorrët (dikujt) bised.
DÍE/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. astr. Trupi i zjarrtë qiellor, që gjendet në qendër të sistemit tonë planetar dhe që është burim drite e ngrohtësie. Drita (ngrohtësia, energjia) e diellit. Rrezet e diellit. Lindja e diellit. Perëndimi i diellit. Eklipsi i Diellit. Njollat e Diellit. Rrotullimi i Tokës rreth Diellit. Dielli, edhe kur ka re, ndrit (fj. u.).
2. Drita dhe ngrohtësia që lëshon ky trup qiellor; rrezet e këtij trupi qiellor. Diell i ngrohtë (përvëlues, i nxehtë, i fortë, verbues). Dielli pranveror. Dielli i mëngjesit. Diell me dhëmbë (bised.) diell që shkëlqen, po nuk ngroh; diell dimri. Banja dielli. Çadër (kapelë) dielli. Syze dielli syze me xhama të errët, që përdoren për të mbrojtur sytë nga drita e fortë e diellit. Ditë me diell. Vend me diell. I nxirë nga dielli. Në pikë të diellit në pisk të vapës. E zë (e rreh, i bie) dielli (edhe moh.). E përvëloi (e dogji) dielli. Marr një diell rri në diell që të ngrohem pak. Sot ka diell. Rrushi do diell. Është zbardhur (është tharë) nga dielli. E ka zënë dielli është nxirë në diell. I ra (e goditi) dielli në kokë. Lule dielli (bot.). Pika (sëmundja) e diellit (mjek.). Dielli lind (ngroh) për të gjithë. (fj. u.). Nuk mbulohet (nuk zihet, nuk fshihet) dielli me shoshë. (fj. u.). Nuk lyhet (nuk fëlliqet) dielli me baltë. (fj. u.). Dielli i mëngjesit të ngroh më mirë se i pasdrekës. (fj. u.). Dielli duket (shihet) që në mëngjes (që kur lind). (fj. u.).
3. Vend që e rrahin rrezet e këtij trupi qiellor; kund. hije. Nxjerr (qit, vë) në diell. E la në diell. Dal (thahem) në diell. Rrinte (fliste, ngrohej) në diell. U thek në diell. Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku (fj.u.).
4. fig. Diçka që është burim jete e të mirash materiale, burim përparimi, gëzimi e lumturie etj. Dielli i jetës sonë. Njeriu s’mund të jetë diell për gjithë dynjanë. (fj. u.).
5. astr. Trup i madh qiellor që ndodhet në qendër të një sistemi planetar. Diejt fqinjë. Lëvizja e diejve. Në gjithësi ka diej të panumërt.
♦ Jam bërë diell më ka marrë shumë uria, nuk duroj dot sa të ha; më këndojnë zorrët; më grijnë (më gërryejnë) zorrët; m’u shkundën (m’u shkrëndën) zorrët. T’u bëftë diell! ur. të vaftë mbarë!; të ndrittë në jetë! Bëhet diell (për të gjithë) (dikush) është i mirë me këdo, ndihmon e mbron me zjarr këdo. Bën diellin dhe *shiun (dikush) iron. S’i bën *dritë dielli (dikujt). Nuk bën *hije në diell (dikush). Bën *shiun dhe diellin (dikush) iron. I ka rënë dielli në kokë (dikujt) edhe iron. ka lajthitur, s’është mirë nga mendja, e ka humbur fare. Po bie dielli përdhe (diku) bën shumë vapë, është shumë nxehtë; piqet veza në rërë; pëlcet derri; ziejnë fasulet në diell. Ra me *këmbë nga dielli (dikush) mospërf. *Borë në diell (në maj). *Brymë në diell. *Brymë para diellit. Doli në diell (dikush) shpëtoi nga një e keqe, doli nga gjendja e vështirë; doli në dritë. E dërgoi (e çoi) prapa diellit (dikë) e degdisi larg, e çoi në një vend të largët nga ku të mos kthehet më; e çoi në humbëtirë; e dërgoi (e çoi) prapa botës; e dërgoi (e çoi) në djall; e hoqi qafe. Diell më diell gjithë ditën, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, që kur lind e deri sa perëndon dielli; njëzet e katër orë, nga mëngjesi kur lind dielli e deri në mëngjesin tjetër kur lind përsëri; dritë më dritë. Me diell e me hënë ditë e natë, shumë e pa pushim. *Ditën për diell. *Ditë pa diell. Në dritën e *diellit. Si drita e *diellit. *Ëndrra në diell. Një *shoshë diell. *Kripë në diell. E kthen barkun nga (del) dielli (dikush) përçm. ndryshon sipas leverdisë a sipas përfitimit që nxjerr, bën si e do e mira e vet; kthen gunën (shpinën, kurrizin, krahët) nga të fryjë era. E ktheu barkun nga dielli (dikush) përçm. shih i ktheu potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush). I ktheu *potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush) përb. E la në diell (dikë) nuk u kujdes fare për dikë dhe nuk i dha asnjë ndihmë; e la në gjendje të keqe e pa përkrahje. S’e lë *diellin t’ia kalojë (dikush). E la *presh në diell (dikë). Lëshon *hije pa dalë dielli (dikush) tall. *Lule dielli përçm. E mat diellin me *pash (dikush) iron. Mbeta në diell shih mbeta rrasë në diell. Mbeta *lakuriq (në diell). Mbeta *rrasë në diell. E ndal diellin me *fjalë (dikush). Ia nderi *lëkurën në diell (dikujt). Ngrohet (theket) në diell (dikush) rri pa punë, nuk bën asgjë; ngrohet në shullë; ngroh vezë; nxjerr (çel) zogj; kruan thonjtë; kruan dhëmbët; vret barkun në hije iron. Jam ngrohur në një diell (me dikë) iron. jam fare i largët me dikë, s’kam të bëj fare me të, nuk jam as fis, as soj. E nxori në diell (dikë) e la pa gjë, ia mori të gjitha dhe e la pa asnjë mjet jetese, e zhveshi nga çdo gjë; e la me gisht në gojë; e hodhi (e nxori) në udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve). *Pykë në diell. *Rrenë në diell. *Rreze dielli. Më solli diellin mbi kokë (dikush) më solli në një gjendje shumë të vështirë; ma solli të keqen te dera. Shet *përralla në diell (dikush) iron. *Shi e diell. S’e ka parë dielli (dikë) shih s’del për dere (dikush). Nuk sheh diell (me sy) (dikush). 1. si mallk. Vdektë! 2. E shkon jetën nëpër burgje. 3. Nuk ka asnjë gëzim, e shkon jetën me hidhërime. E kam parë diellin (para dikujt). 1. Kam lindur më parë se dikush, jam më i moçëm. 2. Di më shumë se dikush tjetër, kam përvojë më të gjatë në jetë, kam parë më shumë. Pa diellin (me sy) (dikush) lindi; doli në botë; doli në jetë. S’e sheh *hëna e dielli (dikë) edhe keq. I thotë diellit ja dil a ja të dal (dikush) është shumë e bukur, ka një bukuri e rrallë; të rrëzon nga kali; shtie hënën përdhe; është për t’i hedhur telat. Një *vend nën diell libr. Vajti te perëndon dielli (dikush) iku shumë larg, mërgoi në një vend shumë të largët; vajti (shkoi) prapa diellit; mori dheun. Vajti (shkoi) prapa diellit (dikush) shkoi shumë larg, në një vend nga i cili zor se kthehet, shkoi në humbëtirë; nuk e di askush se ku është; mori dheun; mori botën (dheun) në sy; vajti (shkoi) në djall keq. Prapa diellit të vejë! (dikush) mallk. mos ia pafsha sytë!; në djall të vejë (të shkojë)! Si *vesa në diell. E zë (e mbulon) diellin me *plis (dikush) tall. E zë diellin me *shoshë (dikush) tall. Ziejnë *fasulet në diell (diku).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë