Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qiqërim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MJEGULL

MJÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonishtviseulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumëimëta dheqëndrojnë mbi tokë si tym i patejdukshëm. Mjegull e dendur (e trashë, e hollë). Mjegull e bardhë. Mjegull deti. Mjegulla e mëngjesit. Shtresa mjegulle. Ra mjegulla. Nuk shihet nga mjegulla. Ujku mjegull do (kërkon). (fj. u.) armiku kërkon situatëturbullt e të paqartë që të arrijë synimet e veta.
2. Diçka si perde ose si tym që pengon a vështirësonparët. Ka një mjegull në sy i janë veshur sytë, nuk sheh qartë. I kanë zënë sytë mjegull.
3. fig. Paqartësi a turbullirëmendime, në qëllime etj.; gjendje e paqartë, e errët; errësirë. mjegullën e lashtësisë. Çanë mjegullën e shekujve. Ka mjegullkokë. E pllakosi një mjegull dyshimesh.
4. bot. Sëmundja e hithit; mykëz.
Sin.: mjegullinë, mjegulli, kith, cikth, mjegullnajë, mjegullishtë, lëpe, gjeq, qiqërim, qiqërimë, duman, errësirë, myk.
U *tym e mjegull (dikush). Hedh mjegull (dikush) përpiqet ta errësojë e ta bëjëpaqartë diçka, me qëllim që të mos e kuptojnëtjerët a të mos e zbulojnë. Ka mjegullkokë (dikush) nuk është i qartëmendime, ka dyshime e paqartësi për diçka, është i turbullt; (është) si miza pa kokë (pa krye). E la në mjegull (diçka) nuk e sqaroi mirë, nuk e zbuloi e nuk e ndriçoi, nuk e bëriqartë e gjithkush munddyshojë, që të mos kuptohet a të mos merret vesh; e la në tym; e la në errësirë2; e la në hije1. I kanë zënë sytë mjegull (dikujt) nuk i shikon qartë a nuk i kupton drejt gjërat (kryesisht për të metat); i janë veshur sytë; i janë mjegulluar sytë. *Tym e mjegull.

QIK
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.