Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qiparisore”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PISHË

PÍSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Pinus) Dru pylli me trunglartë e të drejtë, me lëvoreplasaritur e me gjethe halore përherëblerta, që e ka lëndënfortë, me rrëshirë e që digjet lehtë. Dru pishe. Hala pishe. Boçat e pishës. Rrëshira e pishës. Pyll me pisha. Mbjell pisha. Nuk pritet pisha për hala. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pishash: Pisha ballkanike arneni. Pisha e bardhë pishë e butë. Pisha boçehalë (lat. Pinus arislata). Pisha boçemadhe (lat. Pinus coulteri). Pisha e bregut (lat. Pinus contorta) fëstëku, hormoqi, vgjeri. Pisha e butë (lat. Pinus pinea) pishë e vendeve mesdhetare, me kurorë si ombrellë e me boçamëdha, të cilave u hahen farat, vgje. Pisha çadër (lat. Sciadopitys verticillata). Pisha degëhapur (lat. Pinus banksiana, Pinus divaricata, Pinus hudsonica). Pisha e detit (lat. Pinus maritima)) pishë e lartë e me kurorëhapur, që rritetvende bregdetare. Pisha dredhore (lat. Pandanus). Pisha e egër (lat. Pinus halepensis) pishë me trungshkurtër dhe me kurorëgjerë, që e ka lëkurën me plasagjata dherritetvendet mesdhetare, vgjeri. Pisha e ëmbël (lat. Pinus lambertiana). Pisha gjembake (lat. Pinus pungens). Pisha halëbutë (lat. Pinus leiophiylla). Pisha halëdredhur (lat. Pinus teocote). Pisha halëgjatë (lat. Pinus longifolia) pishë me halagjata e me degëdendura, që përdoren për fshesa. Pisha e kuqe (lat. Pinus heldreichii) artini i kuq, rrobulli i kuq. Pisha halëshkurtër (lat. Pinus echinata). Pisha kalabreze (lat. Pinus brutia). Pisha e kënetës (lat. Pinus palustris). Pisha kineze (lat. Pinus tabulaeformis). Pisha lëvorebardhë (lat. Pinus albicaulis). Pisha lëvorehollë (lat. Pinus remota). Pisha lotuese (lat. Pinus wallichiana, Pinus chylla) pisha e Himalajës. Pisha e malit (lat. Pinus Heldreichi) dru halor i pyjeve malore, i ngjashëm me pishën e zezë, me trungtrashë, me degëdrejta e me pak gjethemajë dhe me lëndëfortë e të epshmepërdoret për fuçi, bucela, ndërtim etj.; rrobull, arti. Pisha e mbretit (lat. Athrotaxis selaginoides, A. gunneana, Cunninghamia selaginoides). Pisha përdhese (lat. Lycopodium complanatum, L. obscurum). Pisha e përkulshme (lat. Pinus flexibilis, Pinus strobiformis). Pisha qiparisore (lat. Callitris kalltrisi). Pisha rrëshinore (lat. Pinus resinosa). Pisha selinore (lat. Phyllocladus trichomanoides). Pisha e Siberisë (lat. Pinus cembra siberica, Pinus sibirica). Pisha e verdhë (lat. Pinus ponderosa, Pinus milis). Pisha e zezë (lat. Pinus nigra, Pinus heldreichii) pishë e viseve mesdhetare, me kurorëgjerë, me degë horizontale, me halaholla, me lëkurëzezë dhe me boçamëdha, që u hahen farat; halë, borigë, çetinë.
3. Cifël a copë e vogël nga ky dru, që përdoret për të ndezur zjarrin ose për të bërë dritë. Një tufë pishe. E ndezi me pishë.
4. fig., bised. Kulm; mes. pishëvapës. Në pishëdiellit në mes të diellit, kur ai djegshumë. pishëdjalërisë lulen e rinisë, në moshën më të mirë.
5. si mb. I kthjellët. Moti është pishë.
Sin.: halë, vgje, gdhe, arti, artin, harmoç, hartinë, kresht, borigë, çetinë, rrobull, kulm, arne, kresht, molikë, klekë, fëstëk, ashkël, zemër, mes.
Çan pishën me gjilpërë (dikush) përpiqetbëjë diçka pa mjetet e nevojshme, ia hyn kot e pa i kuptuar vështirësitë, futet kuturu në një punërëndë; kujton se mund ta bëjë fare lehtë një punë shumëvështirë. Çan pishën me kokë (me krye) (dikush) është zemëruar keq, sa nuk di ç’të bëjë; e urren shumë dikë a diçka, e ka shumë inat e ia bënkeqen. Iu fik (iu shkim) pisha (dikujt) mori fund, s’ka më jetë; nuk ka mundësi për të jetuar; s’ka më fuqiveprojë. S’është as për pishë e as për kandil (dikush) nuk ështëgjendjebëjë as diçkathjeshtë, s’është i aftë për asgjë; nuk mban dot as veten; s’di të mbathë (as) poturet bised.; aq e ka vrapin; s’bën as për dhe çerepi përçm. E ka syrin pishë (dikush). 1. Ka shikimmprehtë, sheh shumë mirë e shumë larg. 2. S’i shpëton gjë syrit të tij, është syhapët; e ka syrin kokërr. 3. Është guximtar, është krenar, është ballëhapur; i shkreptijnë sytë (dikujt); s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). I ka marrë pisha nga të dy anët. 1. (dikujt). Ka filluarbjerë nga gjendja, nuk ka ku të mbahet më; moritatëpjetën (dikush). 2. (diçkaje). Ka ardhur e keqja ngagjitha anët; ka rënë fare; moritatëpjetën (diçka). S’i kam mbajtur pishën (dikujt) shih s’i kam mbajtur kandilin (dikujt). Iu ngjit si *vemja pishës (dikujt). I shtie pishat (dikujt) e futgrindje me dikë, e nxit kundër tij, e ndez; i fut fitat; i fut spicat. shuan (të fik) pishën (dikush) shih shuan (të fik) derën (dikush). I vuri pishën (diçkaje) shih i vuri flakën (diçkaje). (Vjen) me pishëdorë (dikush) shih (vjen) me urë në dorë (dikush).

QEPË

QÉP/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. Perime me gjethe si gyp i gjatë e i hollë, që nxjerr lulevogla e faraimëta dhebën kokë nën dhe; koka me shumë fletëtulta dhe gjethet e kësaj bime me shije djegëse, që përdoren si ushqim. Qepëthata. Qepë e bardhë. Qepë djegëse. Qepë e artë. Qepë e njomë. Qepëgrira. Qepëskuqura. Qepë e degëzuar. Qepë e drunjëzuar. Qepë e ëmbël. Qepë e kuqe. Qepë e hershme. Kokë qepe. Farë qepe. Lëng qepe. Barut qepe (bised.) farat e imëtakësaj bime. Varg me qepë. Mbjell qepët. Shkul qepët. I vë plagës qepë e kripë.
2. Kokë e rrumbullakët nën dhe e me fletëtultabëjnë disa bimë; qepore. Qepa e zambakut. Qepë qiparisore. Qepë thelbore. Qepë kokëhudhër. Qepë tulipan. Shumëzohet me qepë.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa bimë. Qepë deti boçkë. Qepë gjarpri xhërrokull. Qepë e egër lulemadhe. Qepë e kënetës. Qepë e verdhë. Qepë e zezë. Qepë kërcellore. Qepë e vreshtave. Qepë njëgjethëse. Qepë kërcellore. Qepë shtyllëshkurtër. Qepë rruzullore. Qepë e rrjetëzuar. Qepë e egër.
E bëri për qepë e kripë (dikë) e rrahu fort, e zhdëpi në dru, e dërrmoi; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). *Cipë qepe. I jep lepurit qepë (dikush) tall. nuk di se ç’bën, punon pa mend; mban byk e hedh kokrra; tjerr pa e ndarë indin; e peshon diellin me okë tall. *Karabush qepe përçm. (Që) në *kohën e qepës tall. Kokë qepe mospërf. Në *lëmëqepëve. Sa një *lëvore qepe. Më mbinë qepët nga maja (me dikë) kam ndeshurvështirësimëdha me dikë, u ngatërrova keq e gjendem ngushtëmarrëdhënie me të, më ka ndezur me të; polli (më ndezi, më gjeti) belaja; më polli groshi. Ngul qepë e shkul hudhra (dikush) iron. bën një punëpadobishme, krejtkotë ose që e prish vetë; bënshumë dëm sesa punëvlefshme; nuk i del gjë nga ajobën; tund (luan) derën. E prish dasmën për një qepë (dikush) e prish gjithë punën e bërë për diçkavogël, e prish një punërëndësishme për hiçgjë; dëmton diçkarëndësishme për pak gjë; e prish dasmën për një limon. (Sikur) qeni qepënhajë! medoemos, me çdo kusht, patjetër; sido që të bëhet; bëhet ç’të bëhet! S’tha dot as “qepë (dikush) i erdhi krejt papritur diçka; u hutua fare, u shpërqendrua; nuk tha dot një fjalë; e humbi toruan; (e humbi) si Xhaferri simiten; e humbi si lepurithekra.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.