Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qindvjetor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHEKULL

SHÉKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Koha prej njëqind vjetësh, që shërben për të ndarë historinë e njerëzimit dhematet duke filluar nga viti i parë i erës së re e duke shkuar pas ose përpara këtij viti. Shekulli i parë (i dytë, i tretë, i njëzet e një). Europa e shekullit të ri. Një mesazh nga shekujt e kaluar. Afro çerek shekulli. Në prag të shekullit XXI. Gjatë shekullit të kaluar. Në rrjedhë të shekujve. Shkrimtarët e gjysmës së parë të shekullit XVI. Në thellësi të shekujve në lashtësi. Janë përdorur për shekuj me radhëmjekësi. Shekull i artë (kohë e artë) kohë e lulëzimit më të madhshkencave e të artevehistorinë e një vendi.
2. Periudhë historike gjatëcilës ka ndodhur ndonjë ngjarje me rëndësijashtëzakonshme ose është zhvilluar veprimtaria e ndonjë njeriushquar, epokë. Shekulli i Skënderbeut. Shekulli i teknologjisë. Shekulli i Voskopojës.
3. (me numërorin themelor një) bised. Një kohë shumë e gjatë, sa s’mbahet mend. Ka një shekullvetmi. Kishte një shekull që e priste. Një ditë larg saj i dukej një shekull.
4. vjet., kryes. nj. Bota, jeta, njerëzia. Si gjithë shekulli edhe ajo. Fjalët e shekullit nuk mbarojnë. Rrinte e urtë faqe shekullit. Bukurishekull bukuri e dheut. Ishte stadiumi dhe e shekull kishte shumë njerëz.
Sin.: njëqindvjetor, njëqindvjeçar, qindvjetor, kavaljët, botë.
shekujshekujve libr. shih jetëjetëve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.