Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËQINDFÍSH,~I m. Sasi, përmasë, vlerë njëqind herë më e madhe se një tjetër, që merret si bazë, qindfish. Njëqindfishi i dhjetës. Njëqindfishi i vlerës. Njëqindfishi i peshës fillestare.
QINDFÍSH ndajf., bised. Njëqindfish. E shiti qindfish.
►QINDFISH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet edhe njëqind herë më i madh se ç'është; rritet njëqindfish. U qindfishua prodhimi. Qindfishohen mundësitë.
2. pës., vet. v. III. e QINDFISHÓJ.
✱Sin.: shumohet, shtohet, shumëfishohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë