Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLOKËVÉRDHË mb. Që i ka flokët në ngjyrë të verdhë. Djalë (vajzë) flokëverdhë.
✱Sin.: leshraverdhë, leshverdhë, flokartë, qimeverdhë, lëbardhë.
FLOKËVÉRDH/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka flokët në ngjyrë të verdhë. Flokëverdhët ishin të paktë.
✱Sin.: leshverdhë, flokartë, qimeverdhë, lëbardhë.
FLOKËVÉRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka flokët në ngjyrë të verdhë. Flokëverdha ishte edhe më e përgatitura.
✱Sin.: leshverdhë, flokartë, qimeverdhë, lëbardhë.
LESHBOZHÚRE mb., f., poet. 1. Që i ka flokët të verdhë e pak si të kuqërremë, të butë e të ndritshëm. Vajzë leshbozhure.
2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Mos më qaj, moj leshbozhure. folk.
✱Sin.: qimeverdhë, leshverdhë, flokëverdhë.
LESHDUKÁT,~E mb. Që është leshverdhë, flokartë. Nuse leshdukate.
✱Sin.: flokartë, qimeverdhë, leshverdhë, flokëverdhë.
LESHVÉRDHË mb. 1. Që i ka qimet si të verdha. Mace leshverdhë.
2. Flokëverdhë. Grua leshverdhë.
✱Sin.: qimeverdhë, flokëverdhë, ballukeverdhë, flokartë, kryeartë.
QIMELÚLËS,~E mb. Qimeverdhë.
✱Sin.: leshraverdhë, flokëverdhë.
QIMEVÉRDHË mb. 1. Që ka qime të verdha (për kafshë dhe për njerëz); flokëverdhë. Një burrë i gjatë, qimeverdhë.
✱Sin.: leshraverdhë, flokartë.
QIMEVÉRDH/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka qimen a flokët të verdhë; flokëverdhi; flokarti. Beee-beeee - blegëriu qimeverdhi. Një qimeverdhë me trup atleti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë