Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LESHDRÉDHUR mb. 1. Që i ka qimet vetiu të dredhura, kaçurrel, flokëkaçurrel. Qengj leshdredhur.
2. fig. I fortë, i zoti. Djalë (vajzë) leshdredhur.
✱Sin.: kaçurrel, flokëkaçurrel, leshmrrudhët, qimedredhur, flokëdredhur.
LESHPËRDRÉDHUR mb. Që është flokëdredhur, që i ka përdredhur leshrat.
✱Sin.: kaçurrel, flokëkaçurrel, leshmrrudhët, qimedredhur, flokëdredhur.
QIMEDRÉDHUR mb. Që i ka qimet të dredhura (për kafshët dhe për njerëzit); qimepërdredhur. kund. qimerrallë. Qen qimedredhur.
QIMEPËRDRÉDHUR mb. 1. Qimedredhur. Qenush qimepërdredhur.
2. bot. Që është ka qime të përdredhura.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë