Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARDHÚC,~E mb. Flokëbardhë, leshbardhë, qimebardhë.
FLOKËBÁRDHË mb. 1. Që i ka flokët të bardhë. Nëna flokëbardhë.
2. Që i ka flokët të thinjur. Pleqtë flokëbardhë.
✱Sin.: leshbardhë, flokëthinjur, qimebardhë.
LESHBÁRDHË mb. 1. Që e ka leshin të bardhë. Dele leshbardhë.
2. Flokëbardhë, flokëthinjur. Plakë leshbardhë.
✱Sin.: flokëbardhë, flokëthinjur, qimebardhë.
QIMEBÁRDHË mb. 1. Që i ka qimet e trupit të bardha (për kafshët); që i ka flokët të bardhë (për njerëzit); flokëbardhë; kund. qimezi. Ari qimebardhë. Dem i majmë qimebardhë. E ka mjekrën qimezi e qimebardhë.
2. Që i ka flokët të thinjur. Plak qimebardhë.
3. bot. Që lidhet me një organ bimor të pajisur me qime të bardha. Rrënjë balsami qimebardhë.
✱Sin.: flokëbardhë, bardhan, bardhok, i thinjur, leshbardhë.
RRËNJ/Ë,~AІІ f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Lloj dushku me trup të drejtë e me gjethe si të gështenjës, që bën lende të bashkuara zakonisht tri e nga tri dhe që përdoret për lëndë ndërtimi, për të nxjerrë tanin, për të bërë qymyr të cilësisë së lartë etj. Druri i rrënjës. Lende e rrënjës.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje bimësh a drurësh. Rrënjë babuini. Rrënjë balsami. Rrënjë balsami qimebardhë. Rrënjë e bardhë. Rrënjë buke. Rrënjë e butë. Rrënjë dreri. Rrënjë dreri moçalore. Rrënjë duhani. Rrënjë e gurtë. Rrënjë gjarpri. Rrënjë e hidhur. Rrënjë koralore. Rrënjë koralore e vjeshtës. Rrënjë e kuqe. Rrënjë lunge. Rrënjë mici. Rrënjë njëbrirëshi. Rrënjë qumështore. Rrënjë shapi. Rrënjë e trëndafiltë. Rrënjë varresh. Rrënjë varresh e bardhë.
THÍNJUR (i, e) mb. Që i janë zbardhur flokët, që i kanë dalë thinjat. Plak i thinjur. Plakë e thinjur. Me kokë (me flokë) të thinjur. Me mustaqe të thinjura.
✱Sin.: thinjak, thinjosh, i përthinjur, i përthimë, i zbardhur, i bardhë, bardhosh, çil, çilash, i çilur, qimezbardhur, qimebardhë, qimethinjur, qimehirtë, flokargjend, kryethinjur, kokëthinjur, perçethinjur, i përthinjur, i hirtë, i përhimë, i pahitur, i përhitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë