Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSANDËRTÚAR (i, e) mb. Që porsa është ndërtuar; që ka pak kohë që është ndërtuar, i sapondërtuar. Shkollë e porsandërtuar. Fabrikë (uzinë, urë) e porsandërtuar. Qiellgërvishtës i sapondërtuar.
✱Sin.: i porsandërtuar, i sapondërtuar, i porsabërë, i posabërë, i sapobërë, i porsambaruar, i posambaruar, i sapombaruar, i porsangritur, i posangritur, i sapongritur.
QIELLGËRVISHTËS,~I m. sh.~, ~IT Ndërtesë me shumë kate; pallat shumë i lartë; rrokaqiell. Dy qiellgërvishtës do të magjepsin qiellin.
✱Sin.: shumëkatësh, grataçel.
RROKAQÍE/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT ndërt. Ndërtesë e lartë me shumë kate, qiellgërvishtës. U ndërtuan disa rrokaqiej në qytet. Rrokaqiejt pushtuan qytetin.
✱Sin.: qiellgërvishtës, shumëkatësh.
SHUMËKÁTËSH,~I m. sh. ~A, ~AT Ndërtim që ka shumë kate. Shumëkatëshi ishte ngritur mbi të gjitha ndërtesat e tjera.
✱Sin.: rrokaqiell, qiellgërvishtës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë