Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KUTURÚ ndajf. 1. Pa e peshuar mirë (diçka); pa e llogaritur mirë etj.; toptan.
2. Pa u menduar thellë; pa të dhëna të sakta; me hamendje; kuturimthi. Vepronte (ecte) kuturu.
3. Në erë, në tym; kot. Qëllonte kuturu.
4. si mb. Që është veti a karakteristikë e një njeriu të kuturisur; veti e një pune që nuk i dihet rezultati; i kotë; i kuturisur. Punë kuturu.
✱Sin.: kuturimthi, havadan, toptan, qesim, kot, bosh, verbërisht.
VILÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vilat pemët. Vilatja e pemëve. Vilatja e mollëve (rrushit). U bëri një vilatje të imët pemëve.
2. Veprimi kur vilatim delet në gushë, në bark e në bisht. Vilatja e dhenve. U bëri dhenve një vilatje të lehtë në bark e në gushë.
✱Sin.: krasitje, rrallim, qesim, shkadhisje; përvjelje, qethje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë