Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANEKDOTÍK,~E mb., let. 1. Që ka natyrën e një anekdote; që ka të bëjë me ankdotën. Tregim anekdotik. Rrëfenjë anekdotike. Titull anekdotik. Përmbajtje anekdotike. Shkrime anekdotike. Përshkrim anekdotik. Gjuha anekdotike. Stil anekdotik.
2. Që i ngjan një anekdote, që është për të qeshur; që është jo i zakonshëm në jetë, që nuk është për t’u besuar shumë. Ngjarje anekdotike. Rast anekdotik.
ANEKDÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let. Tregim i shkurtër argëtues, i vërtetë ose i trilluar, për një ngjarje tërheqëse dhe interesante nga jeta e njerëzve të njohur; rrëfenjë për të qeshur, për të vënë në lojë të metat e dobësitë e njerëzve ose për të shprehur një mendim edukues. Anekdota popullore. Anekdota historike. Tregoj një anekdotë. Di shumë anekdota. Anekdotë shpotitëse. Anekdotë satirike. Anekdota për fëmijë. Anekdota të shkurtra.
✱Sin.: rrëfenjë, rrëfesë, mesele, gazmore, humoreskë, rrotull.
BALLËNÚR,~E mb. 1. Që e ka ballin të bukur e të hijshëm, ballëndritur, ballargjend.
2. fig. I gëzuar e i qeshur; që shkëlqen nga lumturia, që i qesh nuri, që i ndrit fytyra, ballëndritur; kund. ballënxirë, buzëpaqeshur.
3. si em. f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. As aman, moj ballënure, / As aman se më sëmure, / Në dhe të gjallë më vure. (folk.).
BALLËÇÉLUR mb. 1. Që ka fytyrë të qeshur; që i shkëlqen balli nga bukuria; që i ndrit fytyra nga gëzimi, ballëndritur, ballargjend.
2. fig. Që e ka ndërgjegjen të pastër, ballëhapur.
✱Sin.: ballëndritur, ballargjend, ballëhapur.
BALLËÇÉLUR ndajf. 1. Krenar, ballëhapur, me ballë çelur. Qëndron (shkon) ballëçelur.
2. Me fytyrë të qeshur. Të vështron ballëçelur.
BANDÍLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Djalë i ri e i pashëm. Mori një bandill. Dimri -bandilli. (fj. u.).
2. edhe përk. Djalë i këndshëm, i afrueshëm e i qeshur; çapkën. - Të ka nëna bandill!
3. shaka. Djalë i ri që do një vajzë; i dashuri i zemrës. E priste bandilli. O kjo anë e lumit, ka bilbila shumë, / Dale, bandill, dale, sa të rritem unë! (folk.).
4. keq., tall. Djalë që bredh pas qejfeve e pas vajzave; ai që mbahet me të madh e hiqet si trim, por që në të vërtetë është i zbrazët. Turmë bandillësh. E kapën atë bandill. Hiqu bijë nga sehiri, / Se të bën sehir bandilli. (folk.).
BUBULLÚES,~E mb. 1. Që bubullon, gjëmues. Gjëmim bubullues. Rrufe bubulluese. Qiell bubullues. Krismë bubulluese.
2. fig. Që kumbon shumë e bën zhurmë, bubullitës. Zë (tingull) bubullues. Shpërthim bubullues. Gaz (gëzim) bubullues. E qeshur bubulluese. Fjalim (artikull) bubullues.
3. si em. m. e f., fig., keq. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Bubullues të mërzitshëm.
BURLÉSK/Ë,~A f. sh. ~E, ~ET 1. let. Një nga llojet e poezisë humoristike; vjershë tregimtare për të qeshur, në të cilën tema e madhe dhe e rëndësishme përshkruhet në mënyrë ironike e parodike; komedi e shkurtër; parodi. Burleskë zbavitëse (plot humor). Burleska franceze. Burleskë satirike.
2. teatr. Imitim komik që karikaturizon deri në absurd dikë a një vepër serioze. Burleskë teatrale.
BÚZ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme, zakonisht ngjyrë trëndafili, që mbulojnë dhëmbët dhe që kufizojnë e mbyllin gojën nga jashtë, duke u bashkuar në të dyja anët e saj në pjesën e poshtme të fytyrës; gojë. Buza e sipërme (e poshtme). Buzë të holla (të trasha, të kuqe, të njoma, të fryra). Buzët e njeriut. Buzët e qenit. Cepi i buzëve. Të kuq buzësh. Me buzë në gaz. Me buzë të qeshur. Kafshoi buzën. Lëpiu buzët. Fshij buzët. Lyej buzët (me të kuq). Puthen buzë me buzë. Vë në buzë. Ha (flet, qesh, përgjigjet) me majën e buzëve. Shqiptoj me buzë. Flet me buzë flet me shumë naze. Më çahet (më thahet) buza. Qeshi nën buzë. I lidhi buzën (të vdekurit). Se m’u tha buza për ujë, / Për ujë buza m’u tha, / O floriri pa mardha. (folk.). Kur i ke buzët me mjaltë, t’i puthin të gjithë. (fj. u.). Buzët qajnë e buzët qeshin. (fj. u.). Po s’qeshi buza, do qajë zemra. (fj. u.). Syri flet më parë se buza. (fj. u.). Buza mban nga ana e hundës. (fj. u.). Shan hunda buzën. (fj. u.). Ia donte buza, po s’e linte hunda. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta. Buzë gomari (lat. Verbascum thapsus) (bot.) bimë barishtore dyvjeçare me kërcell deri dy metra të lartë, me gjethe vezake e me push nga të dyja anët, që çel lule të verdha në tufë. Buzë lepuri (mjek.) e çarë e thellë në buzët e një njeriu që ka lindur me këtë cen. Buzë nuseje (bot.) gjembaç që lëshon lule të verdha.
3. Skaji i një sendi, ana ku mbaron një send; vija që kufizon një truall a diçka tjetër, zgrip. Buzët e tryezës. Buza e vatrës. Buzët e gotës (e filxhanit, e tepsisë, e pjatës). Buzët e një arne (e një letre). Buzët e gjethes (e lules). Buza e briskut. Buza e rrugës (e shkëmbit, e greminës). Buza e arës (e pyllit). Buza e plagës. Me buzë të dhëmbëzuara (të kthyera, të trasha, të holla). Mbush buzë më buzë. Buzë e pupës parmak rreth pupës së barkës a të anijes.
4. Vija ku takohet uji me tokën, vendi ku mbaron uji e fillon toka; breg (lumi, deti, liqeni). Buza e detit (e liqenit, e kënetës, e lumit, e kanalit). Buza e Matit (e Vjosës). Dal në buzë. Qëndroi në buzë të ujit. Kush ka frikë valët, mos shkojë në buzë të detit. (fj. u.).
5. fig. Fillimi i një kohe; fillimi i një ngjarjeje, pragu i diçkaje. Në buzë të beharit (të dimrit, të vjeshtës). Në buzë të mbrëmjes (të agimit). Në buzë të pleqërisë. Në buzë të shkatërrimit.
6. sh. ~A, ~AT Shkëmb mali i thepisur; vend me pjerrësi të madhe, humnerë; copë shkëmbi. Buzë e rrezikshme (e thepisur, e zhveshur, e rrëpirët). Buzë e shkëmb. Ra nga buza. Ra në buzë. Buzave të shkëmbinjve.
✱Sin.: zgrip, breg, brinjë, cak, cik, qenar, anë, anie, skaj, skiç, breg, fillim, prag, vigjilje, humnerë, rrëzomë, rrëzim, greminë, humbëtirë, humbore, humbishtë, humbellë, dërrmë, theqafje, thellësirë, abis.
♦ Me *barkun te buza (te goja). I bëj buzë (diçkaje) nuk e pëlqej, nuk e përfill (zakonisht për të ngrënat); i bëj naze; fshij buzët. I ra pas buze (dikujt) e pësoi vetë, e gjeti e keqja (thuhet për dikë që ka dashur t’i bëjë keq një tjetri dhe e pëson vetë). Buzë më buzë. 1. Plot, sa s’mban më (për enë, për lumin etj.); breg më breg; degë më degë; cip më cip; çip më çip. 2. Me shumë inat, sa s’mban më; i zemëruar keq. 3. Shumë i dashur me të tjerët, i shkuar e i afruar, i shoqërueshëm; fol e qesh. Me buzë të fryra shumë i zemëruar e i mërzitur, tërë inat. Buzë gjyshi shumë i ftohtë; i ngrirë, akull. Me buzë të plasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar; me shpirt të plasur; me zemër të plasur. Në buzë të varrit gati për të vdekur, duke dhënë frymën e fundit; në grykë të varrit. Me buzët varur (të varura) i vrenjtur, i ngrysur, i zemëruar; i pakënaqur e i mërzitur; gjithë (tërë) buzë; gjithë (tërë) hundë (hundë e buzë); me hundë varur (të varura); me një pëllëmbë hundë. M’u dogj buza (për dikë) shih m’u dogj (m’u përvëlua) zemra (shpirti) (për dikë). Ma ka djegur qulli (luga) buzën e kam pësuar një herë, e kam provuar një herë diçka të keqe; jam djegur një herë nga diçka dhe kam fituar përvojë; kam rënë (shumë herë) nga kali. Ia do buza po s’e lë hunda (dikë) e dëshiron shumë dikë a diçka, por s’ka mundësi që ta ketë; është ca kryelartë dikush e s’e ul veten për diçka. I dridhet buza (dikujt) është tronditur shumë nga diçka, është prekur thellë në shpirt, është mallëngjyer pa masë; ngashërehet; i dridhet mjekra. Fshij buzët shih i bëj buzë (diçkaje). I fshij buzët (nga diçka) heq dorë nga diçka; nuk kam më shpresë për diçka; i laj (i fshij) duart. Sa për të fshirë buzët shumë pak, fare pak, një çikë; sa për të kruar dhëmballën. Fshiji buzët për murrizi (pas murrizit)! iron. mos u bëj gati kot, mos shpreso e mos prit kot, se gjë s’ke për të ngrënë a për të marrë; fshiji mustaqet për murrizi (pas murrizit)! Fshiji buzët me torbën e gomarit bised. iron. shih fshiji buzët për murrizi (pas murrizit). Gjithë (tërë) *hundë (hundë e buzë) (dikush). *Hundë më buzë. (Është) në buzë të greminës (të humnerës) (dikush) është para një rreziku të madh, është para një dështimi a para një rrënimi, është para një pasoje të rëndë për jetën, për pasurinë etj.; gati po shkatërrohet krejt, po falimenton; është në zgrip; i erdhi fundi (dikujt). (Është) në buzë të varrit (të gropës) (dikush). 1. Është shumë plak ose shumë i sëmurë; është fare afër vdekjes; (është) me një këmbë në varr (në gropë); (është) në fill të vdekjes; (është) larë e shkuar; i erdhi fundi (dikujt); është në zgrip. 2. shih (është) në buzë të greminës (të humnerës) (dikush). Kafshoj buzën (me dhëmbë) pendohem a më zë turpi për diçka dhe tërhiqem, hesht etj. E ka te buza (dikush) të përgjigjet menjëherë, aty për aty e pa u menduar gjatë; e di që më parë se ç’duhet të thotë, është gati; është i mprehtë dhe i shkathët në dialog; e ka në majë të gjuhës. I ka buzët me *qumësht (dikush) mospërf. S’ka *hundë e buzë (dikush). E ka vajin në buzë (dikush). 1. Qan shpejt, qan lehtë; qan për hiçmosgjë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; mbeti me vaj në buzë. Lëpin buzët (dikush) bëhet gati për të ngrënë diçka që i pëlqen; mprihet për të shtënë në dorë diçka që e dëshiron shumë ose për të marrë pjesë në diçka që i sjell kënaqësi a fitime; mpreh dhëmbët. Të lidhsha buzën (me shami)! mallk. vdeksh! I ka lyer buzët (dikush) është përzier në një faj a në një gabim ose në një punë jo të pastër, nga e cila ka përfituar diçka; ka marrë pjesë në diçka të keqe; ka gisht; e ka ngjyer gishtin; ka dorë; i ka lyer (i ka përlyer) duart. I mban buzët *varur (dikush). Mbeti me vaj në buzë (dikush). 1. Mbeti duke qarë e duke vajtuar; s’iu ndanë fatkeqësitë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; e ka vajin në buzë. Mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) buzët (dikush) shpreh pakënaqësi, mospajtim, mospërfillje a përbuzje ndaj dikujt a ndaj diçkaje; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) turinjtë; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) hundën. I ngriu *gazi në buzë (dikujt). Palosi (përveshi) buzët (dikush) nuk i erdhi mirë për diçka a nuk mbeti i kënaqur nga dikush; u mërzit e u bë gati për të qarë; ka mospërfillje ose përçmim për dikë a për diçka; i erdhi thartë. Ta pëlcet buzën (dikush a diçka) të lodh e të mërzit shumë, sa e humbet fare durimin; ta pjek peshkun në buzë (dikush); të bëhet gur në opingë. Ma poqi buzën (dikush a diçka) më mundoi e më mërziti shumë, më lodhi shumë; më plasi buza (me dikë a me diçka); ma solli në majë të hundës; ta pjek peshkun në buzë (dikush). Ta pjek *byrekun në buzë (dikush). Ta pjek *peshkun në buzë (dikush). Më plasi buza u sfilita, u lodha shumë; s’duroj dot më; u mërzita shumë; më erdhi (shpirti) në majë të hundës; jam mbushur deri në fyt; jam mbushur deri në grykë; ma poqi byrekun në buzë (dikush). I qepi buzët (dikush). 1. shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). 2. shih i doli fryma (dikujt). I qeshi buza (dikujt) u gëzua; u kënaq; i pëlqeu diçka dhe u çel. S’i qesh buza (dikujt) është njeri i ngrysur, gjithnjë rri i zymtë, është nursëz; rri gjithnjë si i pakënaqur e i mërzitur; s’i qesh fytyra. T’i shposh buzën (buzët) (dikujt). 1. Është i vendosur e i papërkulshëm, çfarëdo që t’i bësh nuk ndërron mendje. 2. Është i inatosur aq shumë, sa i ka ikur gjaku nga fytyra; u xhindos. M’u tha (m’u poq) buza (për diçka) kam etje të madhe, dua të pi; kam kohë që s’kam pirë a s’kam ngrënë diçka; m’u tha goja; m’u tha fyti; m’u tha gryka; m’u tha gurmazi. I vari (i lëshoi) buzët (një pëllëmbë) (dikush) është i prekur, i ka mbetur qejfi nga dikush a për diçka; e shpreh dukshëm pakënaqësinë, tregon me shprehjen e fytyrës se diçka nuk i pëlqen; është i zemëruar shumë, është i pezmatuar, rri i heshtur e i ngrysur; i mban buzët varur; i vari (i uli) veshët; i vari (i lëshoi) hundët (një pëllëmbë); i ranë (iu varën) vetullat (dikujt); i ra bruzi (dikujt). Më vajti (më shkoi) buza (goja) te *veshi (prapa veshit). E vë buzën në *gaz. Më ka vënë (më ka zënë) buza *shirit. Iu zbardh buza (dikujt) u tremb shumë, e kapi tmerri; u shqetësua shumë e u zverdh në fytyrë nga frika, nga një fatkeqësi etj.; u bë dhe (dikush); u bë baltë në fytyrë (dikush); i ra çehrja e vdekjes.
BUZËQÉSHUR mb. Që e mban buzën në gaz, i qeshur; gazmor; kund. buzëpaqeshur. Nënë buzëqeshur. Gjithmonë buzëqeshur e sheh. Gojëmbël, buzëqeshur, / Na dukesh sikur ke fjetur. (folk.).
✱Sin.: i qeshur, i buzëqeshur, buzagaz, i gëzuar, i gëzueshëm, i çelur, foleqesh, behar.
BUZËQÉSHUR (i, e) mb. Që i qesh buza, i qeshur; që është me buzë në gaz. Njerëzit e vërtetë vdesin të buzëqeshur. (fj. u.).
BUZËÇARAVÉSHUR mb., keq. 1. Buzështrembër, buzëpërveshur.
2. Që rri gjithë kohën duke qeshur vend e pa vend; dhëmbëjashtë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. - Erdhi ajo, buzëçaraveshura!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë