Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYBÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë e madhe prej druri, si havan i thellë, në të cilën rrahim orizin ose grurin; shkop i gjatë me një kokë si xhungë, me të cilin rrahim orizin ose grurin në një enë të tillë. Dybek orizi. Gruri rrihet me dybek për t’u bërë qeshqek. (fj. u.).
2. Tundësi i qumështit. Rreh qumështin (kosin) në dybek. Ja e holla si fisheku, / Ja e gjata si dybeku. (folk.).
3. krahin. Vare prej druri për të thyer plisat në arë, tokmak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë