Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qesh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALMISE

ALMÍS/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Mjet i thjeshtë pune; vegël bujqësore. Almiset e bujkut. Almiset e punës (e shtëpisë). Almiset e luftës (vjet.) mjetethjeshta prej druri, që përdoreshin gjatë sulmit kundër kështjellave. Ndreq (bëj) almise.
2. Pjesë e një vegle, e një mjeti pune a e një mekanizmi. Almiset e vegjës (e parmendës, e zgjedhës). Almiset e mullirit. Almise qesh.
Sin.: almishte, almistër.

ARGALISEM
ASHK

ASHK,~U m. 1. Ngrohtësi e brendshme e tokëslëruar; gjendje e ngrohtë e tokësështë bërë për t’u mbjellë; afsh. Ashku i tokës. Ashk e vlagë. Vjen tokaashk.
2. fig. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë; afsh, zjarr. Ashku i punës (i luftës). Flet (qesh) me ashk. Punoj me ashk. Puth me ashk. E pi duhanin me ashk.
Me ashkun (me *afshin) e zemrës.
Sin.: ngrohësi, nxehtësi, afsh, valë, avull, zjarr, vrull, dëshirë.

BALLËNUR

BALLËNÚR,~E mb. 1. Që e ka ballinbukur e të hijshëm, ballëndritur, ballargjend.
2. fig. I gëzuar e i qeshur; që shkëlqen nga lumturia, që i qesh nuri, që i ndrit fytyra, ballëndritur; kund. ballënxirë, buzëpaqeshur.
3. si em. f. Sipas kuptimevembiemrit. As aman, moj ballënure, / As aman se më sëmure, / Në dhegjallëvure. (folk.).

BEHAR

BEHÁR,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Pranverë; muajt e ngrohtëvitit (pranvera dhe vera) kundrejt muajveftohtë; verë; kund. dimër. Behar i nxehtë. Dimër e behar. Muajt e beharit. Rroba behari. Shi behari. Vapa e beharit. Ethe behari. Doli behari. E kaloi beharin. Mollë behari mollë kokërrvogël me formë vezake e me ngjyrëkuqe në të verdhë. - Ç'tha i pari, e zëntë behari! (ur.) ashtu qoftë! I ziu kam tre beharë, / Që kam ngrirë e jam tharë, / Për miken që s’e kam parë. (folk.). Hapi sytë e zez, / Të na sjellësh beharë. (folk.). Ç'lë dimri, e gjen behari. (fj. u.). Nikoqiri rrobat e dimrit i bënbehar. (fj. u.). Shiu i beharit si vrapi i gomarit. (fj. u.). Kur këndojnë shumë qyqe, i del lezeti beharit. (fj. u.). Me një lule s’vjen behari. (fj. u.). Po t’i dëgjonte perëndia galat, behari s’vinte kurrë. (fj. u.).
U behar (dikush) u çel në fytyrë, u gëzua; u lumturua. bëhet zemra behar gëzohem shumë, më kënaqet shpirti, lumturohem; këndon zemra; më qesh zemra. Ta bën dimrin behar (verë) (dikush) shih ngrin akullkorrik2 (dikush). *Ethe behari. E ka gojën behar (dikush) është gojëmbël, flet me të mirë e thotë vetëm fjalëgëzueshme; nuk e prish (nuk e ndyn) gojën. *Shi behari shaka. *Vetëtimë behari.

BIJË

BÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajza kundrejt prindërve të vet; vajzë, çupë. Bija e madhe (e vogël). Bijë e dashur (e dhembshur). Bijë e vetme. Ime bijë. E bija vajza e tij ose e saj. Bijëshpirt vajzë e bijësuar. Nënë (mëmë) e bijë. Atë e bijë. - Eja, bijë e nënës! Martoibijën. E kam si bijën time. Kush të pa e nuk shastisi?! / Holl’ e gjatë si qiparisi, / Lule prilli, bijë fisi. (folk.). Kur vjen bija, qesh shtëpia. (fj. u.). Selit vreshtë në pleqëri, trashëgim për bir e bijë. (fj. u.). Atë s’e qasinfshat, kërkonbijën e priftit. (fj. u.). Bija pa nënë- si nata pa hënë. (fj. u.). Nga avllia duket shtëpia, nga nëna duket e bija. (fj. u.).
2. edhe fig. Vajzë ose grualidhje me vendin e lindjes ose me shtresën e vet shoqërore; lart. vajzë ose grua luftëtareështë fryt i një lëvizjejemadhe shoqërore a që është e lidhur me mish e me shpirt me vendin e me popullin e vet. Bijë e denjë e këtyre anëve. Bijë e fshatit tonë. Bijë prej Mirëdite. Bijat e arsimit shqip. Bijë besnike e popullit të vet. Bijat luftëtare.
3. Përdoret për të thirrur një vajzë a një grua të re nga një i moshuar, i cili e quan atë të afërt si vajzën e vet. - Eja, moj bijë! -falem nderit, moj bijë!
4. Pjellë femër e drejtpërdrejtë e një kafshe. Mëshqerrat bija.
5. bised. Pjesashkëputet nga një kupon, nga një çek etj. Amë e bijë.
6. fig. Fryt i diçkaje, diçka që ka dalë nga një gjë tjetër, në lidhje me burimin ose me prejardhjen e vet. Vera është bija e hardhisë. Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes.
Sin.: vajzë, çupë, gocë, çikë, keçe.
I bërtetbijësdëgjojë e reja (dikush) qorton e shan dikë që të marrë vesh dikush tjetër, i cili është fajtori i vërtetë; flet me nënkuptime e me të hedhur; i bie pragutdëgjojë dera. Si *e ëma dhe e bija mospërf. S’i kuqet e bija e mendjes (dikujt) përçm. 1. S’i vjen keq fare, s’preket aspak për të ndihmuar dikë, tregohet i ftohtë e zemërgur. 2. Nuk bindet, këmbëngul, qëndron në të tijën; s’lëshon ashkël; s’lidhet as për bishti e as për krye.

BLOFOJ

BLOF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. Bëj blof, mashtroj me diçkapaqenë. Blofon e nuk ka turp. Blofonshumë me kartat e veta. Është duke blofuar.
Sin.: mashtroj, gënjej, rrej, tundoj, njimtoj, shpërkëndej, torrloj, lurtoj, laroj, kurthoj, qesh.

BOBO

BOBÓ pasth. 1. Shpreh keqardhje, dhembje ose vuajtje për një fatkeqësi; bubu, oh. - Bobo, ç'e gjeti! - Bobo, ç'u rrëzua! - Bobo, i shkreti ai! Mos qesh kur tjetri bën “oh”, se do të qeshë tjetri kur të bëshbobo”. (fj. u.).
2. Shpreh habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme; obobo. - Bobo, sa thellë qenka! - Bobo, sa shumë male! - Bobo, sa e paska kokën!
3. Shpreh shqetësim për diçkapapëlqyeshmemundndodhë, frikë para një rreziku etj.; obobo, bubu. - Bobo, kush i del atij përpara! - Bobo, ç’më gjeti!
4. Shpreh mërzi ose mungesë dëshire për të bërë diçka. - Bobo, kush ia hyn asaj pune!

BOBOLESH

BOBOLÉSH,~E mb., fig., mopërf., bised. I papjekur a i papërvojëjetë; fëmijë, kalama. - Bobolesh hesapi! Mos ia vër re. Çupa jonë qesh e ngjesh, / Djali juaj bobolesh, / Di të hajë vetëm përshesh! (folk.).

BOT

BOT ndajf., bised. 1. Pa pushim, pa ndërprerje, pa u ndalur. Qesh e bot. Qaj e bot. Pi e bot. Fol e bot. Thirr e bot. Puth e bot të birin. E bot, e bot, kush ta pyesteparë. (folk.).
2. Fort, me të gjitha fuqitë; me shumë forcë, me duar e me këmbë, me thonj e me dhëmbë. - Bjeri e bot! Ai bot me dru, ti bot me bukë. (fj. u.). Ti bot me bukë, ai bot me gurë. (fj. u.).
3. Mënyrë loje fëmijësh me të prekurvrapim e sipër. Luajmë bot.
4. si em. Me bot me të madhe, me zjarr; me forcë. Qan me bot. Punonte me bot.
5. si kallëzues. Duke punuar a duke u përpjekur me sa kam fuqi, me përpjekjemëdha. Bot e bot me shumë mundime, pas shumë përpjekjesh. Bot e qyt përpiqem shumë, jap e marr për një kohëgjatë. Bot andej, bot këtej. Mori kalin hergjele, bot e qyt nëpër dhe. (fj. u.).
Bot e bir (bot e bot) me përpjekjemëdha, me të gjitha forcat e për një kohëgjatë. Dhashë e bot shih dhashë e mora.

BRESHKË

BRÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Testudo hermanni) Kafshë e vogël zvarranike që e ka trupinfutur në një guaskë kockore pulla-pulla, e rrumbullakët lart dhe e sheshtë poshtë, që ka katër këmbëshkurtra dhe ecën shumë ngadalë. Breshkë toke. Breshkë uji breshkujëse. Breshkë kënete (deti). Gropë breshke. Vezë breshke. Samar (guaskë) breshke. Grurë breshke (bot.). Liri i breshkës (bot.). Lule breshke (bot.). Trëndafil breshke (bot.). Ecën si breshkë ecën shumë ngadalë. Si kokë breshke. - Po ç’shikon andej-këtej, / Moj breshk’ e ugareve? / Kërkoj udhën e s’e gjej, / O petrit i maleve. (folk.). S’ka fushë pa breshkë. (fj. u.). Lisitrrëzuar edhe breshka i hip përsipër. (fj. u.). Druan breshka se i mbarohet dheu. (fj. u.). Mos u sorollat si breshka në ujë. (fj. u.). E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ik me këmbët e breshkës. (fj. u.). Pak nga pak e dalëngadalë, edhe breshka e hip malë. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojebreshkës. Breshkë deti (lat. Dermochelys coriaceae; Chelonia) lloj breshke e ujëravengrohta me guaskë brinake, me këmbëpërshtatura për të notuar, që mundqëndrojë për një kohëgjatë nën ujë e që ushqehet me kafshëvogla e bimë. Breshka guallbutë (lat. Eretmochelus imbricata) lloj breshke kryesisht ujore, me samarin e mbuluar me një shtresë lëkurebutë, me turizgjatur si feçkë për të marrë frymë kur trupin e ka nën ujë, me buzëtulta e të butambulojnë sipërfaqen e nofullave dheushqehet me insektet e ujit, me gaforrevogla e butakë. Breshkë kafshuese (lat. Chelydra serpentina) lloj breshke e ujëraveëmbla, që peshon rreth njëzet e pesë kg, me nofullafuqishmepajisura me kreshtamprehta brinore, sa mund të këputin gishtin e njeriut. Breshkë lëkurore (lat. Dermochelys coriaceae; Chelonia) breshkë deti me lëkurëtrashëvend të guallit të brirtë, që peshon deri gjashtëqind kg, me gjatësi deri dy-metra dhe me gjerësi një metër e gjysmë. Breshkë mali (lat. Testudo marginata) breshkë me guaskë kockorezezë, me pullazbërdhulëta, e përhapurviset e ngrohta të Ballkanit e që ushqehet me bimë. Breshkë me pllaka (lat. Testudo hermanni) breshkë deti me trup shumëmadh e me kokë si sqep, që rronoqeanet me ujërangrohta. Breshka qafëgjatë (lat. Chelodina longicollis) lloj breshke me qafëgjatë, pothuaj sa vetë gualli i saj, që bënmundur kapjen e presë, sepse merr frymë mbi sipërfaqen e ujit, ndërsa trupi i qëndron nën ujë. Breshkë toke breshkë e ugareve. Breshkë e ugareve (lat. Testudo hermanni) breshkë me guaskë kockore, me pulla ngjyrë kremi në të verdhë e me vijaerrëta, me gjatësi rreth një metër, që peshon rreth pesëdhjetë kg dheështë e përhapurviset e nxehta. Breshkë e zezë breshkë lëkurore.
2. zool. Breshkëz2.
3. mjek. Breshkëz3. E mjekonin për breshkë.
4. bot. Breshkëz4. Nga breshka e ullirit del fidani i ri.
5. bised. Lëvozhga e fortëmbështjell zakonisht kokrrat e disa pemëve (e lisit, e valanidhit etj); gujavë, gëzhojë. Breshka e valanidhit. Breshka e arrës përdoret për të ngjyer leshin.
6. det., bised. Një lloj çikriku për ngritjen e velave etj.
7. krahin., fig., keq. Grua e pazonja, e ngathëtpunë.
Ecën me *hapin e breshkës (dikush). Gjer në *gju të breshkës tall. I ka hipur breshkës (dikush) iron. ecën shumë ngadalë, vonohet shumë; punon shumë ngadalë, zvarritetpunë, nuk përparon shpejt. (E kërkoi) si breshka gozhdën (dikush) e kërkoi vetëkeqen; nuk e kuptoikeqen dhe nuk e shmangu, sikur e deshi vetë; (shkoi, vajti) si breshka te nallbani; (shkoi, vajti) si cjapi te kasapi; ngriti këmbën e nguli gozhdën; i ha koka për brirë (dikujt). *Kos breshke përçm. E ngriti këmbën si breshka (dikush) keq. shih (e kërkoi) si breshka gozhdën (dikush). Qesh *kërmilli kurrizin e breshkës iron. (Shkoi, vajti) si breshka te nallbani (dikush) e kërkoi vetëkeqen, vajti symbyllur tek e keqja; ç’kërkoi e gjeti; (e kërkoi) si breshka gozhdën; (shkoi, vajti) si cjapi te kasapi; (e kërkoi) si dhelprapazar; ngriti këmbën e nguli gozhdën.

BRINJË

BRÍNJ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. anat. Eshtër e trupitnjeriut dhekafshëvemëdha, e gjatë, e ngushtë dhe e kthyer si hark, që del nga boshti i kurrizit e shkon deri te kocka e kraharorit. Brinja e djathtë (e majtë, e poshtme). Brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e kraharorit. Theu brinjët. Ra e këputi brinjët. Heq brinjën. E goditibrinjë. I dalshin brinjët! (mallk.). Iu thafshin brinjët! (mallk.). Hajvanëve (kafshëvesamarit) më mirë t'u numërosh brinjët, se sa t'u numërosh gjurmët. (fj. u.). kafshët e samaritmirëjenëdobëta, sesa të mos i ndjekësh dot kur ecin e të lodhin.
2. Ana e djathtë ose e majtë e trupitnjeriut, që nis nga supi e shkon deri te mesi; ijë, krah. Shtrihem (fle, kthehem) në brinjë. Me sëmbon (me ther) në brinjë. E mori plumbi brinjë me brinjë. Fle (shtrihem) brinjëbrinjë me dikë. Qesha sa me dhembin brinjët.
3. Copë mishinxirret nga pjesa anësore e trupitbagëtive dhepërdoret për ushqim. Brinjë dashi (qengji, viçi). Pjesë brinje.
4. sh. edhe ~A, ~AT Faqe e thepisur e një mali, e një shkëmbi etj., ana e pjerrët, rripë; vendvjen pak i pjerrët, e përpjetë e vogël. Brinjë e zhveshur (e thatë, e keqe). Brinjë mali. Brinjë shkëmbi. Shkoi brinjas. Kullotin brinjave. Brinja vinte e thepisur. Vështirëkalohet natën ajo brinjë. Nuk mund t’i bëhej ballë borës ndër brinja. Mustafë Broci plak me thinja, / I mbeti çallma në ato brinja. (folk.). Të më duash derëzinë, / Se për ty prisha shtëpinë, / Shita sharkun e kusinë, / Lashë dhen e dhi në brinjë! (folk.). Lepuribrinjë e hellizjarr. (fj. u.). Kokën me thinja, mendjen nëpër brinja. (fj. u.).
5. Skaji a ana e ngushtë e një sendi që e kufizon atë, buza; vija a pjesa anësore e diçkaje. Brinja e anijes (e lundrës). Brinjët e samarit. Brinjët e krehrit të tezgjahut. Brinja e arës. Deribrinjëtryezësdrunjtë.
6. gjeom. Vija anësore e një figure gjeometrike; vija ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik. Brinjët e trekëndëshit (e katrorit). Brinja e kubit. Gjatësia e brinjës. Raporti ndërmjet brinjës së pesëkëndëshit të rregullt dhe diagonales së tij.
7. krahin. Bucelë për ujë. Mbushi brinjat.
8. usht. Krah; anë. U dha urdhër për t'i sulmuar nga brinjët.
Sin.: ijë, krah, të hollët, rripë, brinjoke, shpat, rrëpirë, kërnalle, dërrmë, breg, buzë, cak, qenar, anë, anie, skaj, skiç, zgrip, kufi, bucelë, bulirë, cumër, bukli.
Në atë brinjë fli! iron. shih në atë krah fli! iron. ranë (m’u këputën, shtira) brinjët. 1. U këputapunuari, punova shumë e u lodha pa masë, u rraskapita; më dhembin brinjët nga lodhja; mbaj (zë) brinjët me dorë; më ra bretku; më ranë kockat; më ra lëkura. 2. Qesha aq shumë sa më dhembin brinjët, u këputaqeshuri me të madhe, u gajasa; mbaj barkun me dorë; mbaj ijët me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; rashëshpinë (në kurriz). Brinjëbrinjë. 1. Tejpërtej; gjithë, krejt. 2. Shumë, fort. Iu frynë (iu ënjtën, i kërcitën) brinjët (dikujt) iron. u fry, u ngop jashtë mase, iu barku daulle. Është me dy fije brinjë (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). S’i ka *mish brinja (dikujt). këputi (më theu) brinjët (dikush) iron. 1. Më këputiqeshuri, më bëriqesh aq shumë, sa më dhëmbin brinjët, më gajasi; më la me duar në ijë; mbaj (zë) brinjët me dorë. 2. Më gënjeu rëndë, më tha shumë gënjeshtra, më ngopi me gënjeshtra; këputi ijët. Kërkon *lesh nga kau i brinjës (dikush). Mbaj (zë) brinjët me dorë shih ranë (m’u këputën, shtira) brinjët2. I kanë mbetur vetëm brinjët (dikujt) është dobësuar shumë, është me dy fije brinjë (dikush); është bërë kockë e lëkurë (dikush); i numërohen brinjët. E mbështeti brinjën (dikush) shpërf. shih i ktheu patkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush) shpërf. I numërohen brinjët (dikujt) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). E njoh me *lëkurë e me brinjë (dikë). T’u thafshin brinjët! mallk. u tretsh!, u dobësofsh nga shëndeti! I theu brinjët (dikujt) keq. e rrahu fort, e shqepi; i theu dhëmbët; i zbërtheu brinjët. S’e vë brinjë (dikë) mospërf. nuk e merr për grua a për burrë, s’pranon ta ketëkrah si bashkëshorte a si bashkëshort. I zbërtheu brinjët (dikujt) keq. 1. shih i theu brinjët (dikujt). 2. E detyroi t’i nxirrtegjitha ç’kishte; ia zbuloigjithafshehtat a mendimet. Ia zbuti brinjët (dikujt) keq. shih ia zbuti kurrizin (shpinën) (dikujt) keq.

BUDALLAÇKË

BUDALLÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Vajzë a grua budallaqe. Budallaçkë e madhe. - Mos u bëj budallaçkë! Po qesh si budallaçkë.

BURMË

BÚRM/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. Gropëzmjekër a në faqe, qukë, gropëçele. Burmat e faqeve. Burma e mjekrës. Burmat e fëmijërisë. I bëhen burma kur qesh.
2. Gropëz a vrimë e vogëlmban diçka (si bubëza e pushkës, kupëza e lules etj.). Burma e pushkës.
3. Pulla që i qepen dyshekut, një sipër dhe një poshtë, për të mos u mbledhur leshi, pambuku etj., kilzë.

BUZË

BÚZ/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme, zakonisht ngjyrë trëndafili, që mbulojnë dhëmbët dhekufizojnë e mbyllin gojën nga jashtë, duke u bashkuar në të dyja anët e saj në pjesën e poshtmefytyrës; gojë. Buza e sipërme (e poshtme). Buzëholla (të trasha, të kuqe, të njoma, të fryra). Buzët e njeriut. Buzët e qenit. Cepi i buzëve. Të kuq buzësh. Me buzë në gaz. Me buzëqeshur. Kafshoi buzën. Lëpiu buzët. Fshij buzët. Lyej buzët (me të kuq). Puthen buzë me buzë. Vë në buzë. Ha (flet, qesh, përgjigjet) me majën e buzëve. Shqiptoj me buzë. Flet me buzë flet me shumë naze. çahet (më thahet) buza. Qeshi nën buzë. I lidhi buzën (të vdekurit). Se m’u tha buza për ujë, / Për ujë buza m’u tha, / O floriri pa mardha. (folk.). Kur i ke buzët me mjaltë, t’i puthingjithë. (fj. u.). Buzët qajnë e buzët qeshin. (fj. u.). Po s’qeshi buza, do qajë zemra. (fj. u.). Syri fletparë se buza. (fj. u.). Buza mban nga ana e hundës. (fj. u.). Shan hunda buzën. (fj. u.). Ia donte buza, po s’e linte hunda. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta. Buzë gomari (lat. Verbascum thapsus) (bot.) bimë barishtore dyvjeçare me kërcell deri dy metralartë, me gjethe vezake e me push ngadyja anët, që çel luleverdhatufë. Buzë lepuri (mjek.) e çarë e thellëbuzët e një njeriu që ka lindur me këtë cen. Buzë nuseje (bot.) gjembaçlëshon luleverdha.
3. Skaji i një sendi, ana ku mbaron një send; vijakufizon një truall a diçka tjetër, zgrip. Buzët e tryezës. Buza e vatrës. Buzët e gotës (e filxhanit, e tepsisë, e pjatës). Buzët e një arne (e një letre). Buzët e gjethes (e lules). Buza e briskut. Buza e rrugës (e shkëmbit, e greminës). Buza e arës (e pyllit). Buza e plagës. Me buzë të dhëmbëzuara (të kthyera, të trasha, të holla). Mbush buzëbuzë. Buzë e pupës parmak rreth pupësbarkës a të anijes.
4. Vija ku takohet uji me tokën, vendi ku mbaron uji e fillon toka; breg (lumi, deti, liqeni). Buza e detit (e liqenit, e kënetës, e lumit, e kanalit). Buza e Matit (e Vjosës). Dalbuzë. Qëndroibuzëujit. Kush ka frikë valët, mos shkojëbuzëdetit. (fj. u.).
5. fig. Fillimi i një kohe; fillimi i një ngjarjeje, pragu i diçkaje. buzëbeharit (të dimrit, të vjeshtës). Në buzëmbrëmjes (të agimit). Në buzëpleqërisë. Në buzëshkatërrimit.
6. sh. ~A, ~AT Shkëmb mali i thepisur; vend me pjerrësimadhe, humnerë; copë shkëmbi. Buzë e rrezikshme (e thepisur, e zhveshur, e rrëpirët). Buzë e shkëmb. Ra nga buza. Ra në buzë. Buzave të shkëmbinjve.
Sin.: zgrip, breg, brinjë, cak, cik, qenar, anë, anie, skaj, skiç, breg, fillim, prag, vigjilje, humnerë, rrëzomë, rrëzim, greminë, humbëtirë, humbore, humbishtë, humbellë, dërrmë, theqafje, thellësirë, abis.
Me *barkun te buza (te goja). I bëj buzë (diçkaje) nuk e pëlqej, nuk e përfill (zakonisht për të ngrënat); i bëj naze; fshij buzët. I ra pas buze (dikujt) e pësoi vetë, e gjeti e keqja (thuhet për dikë që ka dashur t’i bëjë keq një tjetri dhe e pëson vetë). Buzëbuzë. 1. Plot, sa s’mban më (për enë, për lumin etj.); bregbreg; degëdegë; cip më cip; çip më çip. 2. Me shumë inat, sa s’mban më; i zemëruar keq. 3. Shumë i dashur me të tjerët, i shkuar e i afruar, i shoqërueshëm; fol e qesh. Me buzëfryra shumë i zemëruar e i mërzitur, tërë inat. Buzë gjyshi shumë i ftohtë; i ngrirë, akull. Me buzëplasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar; me shpirtplasur; me zemërplasur. buzëvarrit gati për të vdekur, duke dhënë frymën e fundit; grykëvarrit. Me buzët varur (të varura) i vrenjtur, i ngrysur, i zemëruar; i pakënaqur e i mërzitur; gjithë (tërë) buzë; gjithë (tërë) hundë (hundë e buzë); me hundë varur (të varura); me një pëllëmbë hundë. M’u dogj buza (për dikë) shih m’u dogj (m’u përvëlua) zemra (shpirti) (për dikë). Ma ka djegur qulli (luga) buzën e kam pësuar një herë, e kam provuar një herë diçkakeqe; jam djegur një herë nga diçka dhe kam fituar përvojë; kam rënë (shumë herë) nga kali. Ia do buza po s’e lë hunda (dikë) e dëshiron shumë dikë a diçka, por s’ka mundësi që ta ketë; është ca kryelartë dikush e s’e ul veten për diçka. I dridhet buza (dikujt) është tronditur shumë nga diçka, është prekur thellëshpirt, është mallëngjyer pa masë; ngashërehet; i dridhet mjekra. Fshij buzët shih i bëj buzë (diçkaje). I fshij buzët (nga diçka) heq dorë nga diçka; nuk kamshpresë për diçka; i laj (i fshij) duart. Sa për fshirë buzët shumë pak, fare pak, një çikë; sa për të kruar dhëmballën. Fshiji buzët për murrizi (pas murrizit)! iron. mos u bëj gati kot, mos shpreso e mos prit kot, se gjë s’ke për të ngrënë a për të marrë; fshiji mustaqet për murrizi (pas murrizit)! Fshiji buzët me torbën e gomarit bised. iron. shih fshiji buzët për murrizi (pas murrizit). Gjithë (tërë) *hundë (hundë e buzë) (dikush). *Hundëbuzë. (Është) në buzëgreminës (të humnerës) (dikush) është para një rrezikumadh, është para një dështimi a para një rrënimi, është para një pasojerëndë për jetën, për pasurinë etj.; gati po shkatërrohet krejt, po falimenton; ështëzgrip; i erdhi fundi (dikujt). (Është) në buzëvarrit (të gropës) (dikush). 1. Është shumë plak ose shumë i sëmurë; është fare afër vdekjes; (është) me një këmbëvarr (në gropë); (është) në fillvdekjes; (është) larë e shkuar; i erdhi fundi (dikujt); ështëzgrip. 2. shih (është) në buzëgreminës (të humnerës) (dikush). Kafshoj buzën (me dhëmbë) pendohem a më zë turpi për diçka dhe tërhiqem, hesht etj. E ka te buza (dikush) të përgjigjet menjëherë, aty për aty e pa u menduar gjatë; e di që më parë se ç’duhetthotë, është gati; është i mprehtë dhe i shkathëtdialog; e ka në majëgjuhës. I ka buzët me *qumësht (dikush) mospërf. S’ka *hundë e buzë (dikush). E ka vajinbuzë (dikush). 1. Qan shpejt, qan lehtë; qan për hiçmosgjë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; mbeti me vaj në buzë. Lëpin buzët (dikush) bëhet gati për të ngrënë diçka që i pëlqen; mprihet për të shtënëdorë diçka që e dëshiron shumë ose për të marrë pjesëdiçka që i sjell kënaqësi a fitime; mpreh dhëmbët. lidhsha buzën (me shami)! mallk. vdeksh! I ka lyer buzët (dikush) është përzier në një faj a në një gabim ose në një punë jo të pastër, nga e cila ka përfituar diçka; ka marrë pjesëdiçkakeqe; ka gisht; e ka ngjyer gishtin; ka dorë; i ka lyer (i ka përlyer) duart. I mban buzët *varur (dikush). Mbeti me vaj në buzë (dikush). 1. Mbeti duke qarë e duke vajtuar; s’iu ndanë fatkeqësitë. 2. Ankohet vazhdimisht, gjithnjë qahet; s’pushon së ankuari; e ka vajinbuzë. Mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) buzët (dikush) shpreh pakënaqësi, mospajtim, mospërfillje a përbuzje ndaj dikujt a ndaj diçkaje; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) turinjtë; mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) hundën. I ngriu *gazibuzë (dikujt). Palosi (përveshi) buzët (dikush) nuk i erdhi mirë për diçka a nuk mbeti i kënaqur nga dikush; u mërzit e u gati për të qarë; ka mospërfillje ose përçmim për dikë a për diçka; i erdhi thartë. Ta pëlcet buzën (dikush a diçka) të lodh e të mërzit shumë, sa e humbet fare durimin; ta pjek peshkunbuzë (dikush); bëhet gur në opingë. Ma poqi buzën (dikush a diçka) më mundoi e më mërziti shumë, më lodhi shumë; plasi buza (me dikë a me diçka); ma sollimajë hundës; ta pjek peshkunbuzë (dikush). Ta pjek *byrekunbuzë (dikush). Ta pjek *peshkunbuzë (dikush). plasi buza u sfilita, u lodha shumë; s’duroj dot më; u mërzita shumë; erdhi (shpirti) në majëhundës; jam mbushur deri në fyt; jam mbushur deri grykë; ma poqi byrekunbuzë (dikush). I qepi buzët (dikush). 1. shih e mbylli (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën (dikush). 2. shih i doli fryma (dikujt). I qeshi buza (dikujt) u gëzua; u kënaq; i pëlqeu diçka dhe u çel. S’i qesh buza (dikujt) është njeri i ngrysur, gjithnjë rri i zymtë, është nursëz; rri gjithnjë si i pakënaqur e i mërzitur; s’i qesh fytyra. T’i shposh buzën (buzët) (dikujt). 1. Është i vendosur e i papërkulshëm, çfarëdo që t’i bësh nuk ndërron mendje. 2. Është i inatosur aq shumë, sa i ka ikur gjaku nga fytyra; u xhindos. M’u tha (m’u poq) buza (për diçka) kam etjemadhe, dua të pi; kam kohë që s’kam pirë a s’kam ngrënë diçka; m’u tha goja; m’u tha fyti; m’u tha gryka; m’u tha gurmazi. I vari (i lëshoi) buzët (një pëllëmbë) (dikush) është i prekur, i ka mbetur qejfi nga dikush a për diçka; e shpreh dukshëm pakënaqësinë, tregon me shprehjen e fytyrës se diçka nuk i pëlqen; është i zemëruar shumë, është i pezmatuar, rri i heshtur e i ngrysur; i mban buzët varur; i vari (i uli) veshët; i vari (i lëshoi) hundët (një pëllëmbë); i ranë (iu varën) vetullat (dikujt); i ra bruzi (dikujt).vajti (më shkoi) buza (goja) te *veshi (prapa veshit). E vë buzën në *gaz. Më ka vënë (më ka zënë) buza *shirit. Iu zbardh buza (dikujt) u tremb shumë, e kapi tmerri; u shqetësua shumë e u zverdhfytyrë nga frika, nga një fatkeqësi etj.; u dhe (dikush); u baltëfytyrë (dikush); i ra çehrja e vdekjes.

BUZËGAZ
BUZËHELM
BUZËMAVI

BUZËMAVÍ mb. 1. Që i ka buzëtmavijosura (ngaftohtët, nga ndonjë sëmundje etj.).
2. fig., keq. Fytyrëngrysur, që s’i qesh buza.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.