Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRASHNJÁR,~E mb. Që ka hequr keq në jetë, që ka jetuar keq, i vuajtur për bukën e gojës, i varfër, i këputur, dorëhollë, që është rritur me bishta preshi. Jetë brashnjare. Djalë brashnjar. Familje brashnjare.
✱Sin.: i varfër, i këputur, varfanjak, i mjerë, i vobektë, skamës, skamnor, fakir, fukara, dorëhollë, i shkretë, i pabukë, lugëthatë, i shkundur, i pikur, qeseshpuar.
DERDHAPLÁNG,~E mb. 1. Plëngprishës;. Njeri derdhaplang. Djalë derdhaplang.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: prishës, dorëshpuar, dorëlëshuar, dorëlirë, dorëhapur, dorëhapët, dorëzgjidhur, dorëlirë, qeseshpuar, xhepshpuar, xhepgrisur, hovarda.
DORËLËSHÚAR mb. 1. Që prish shumë, që shpenzon vend e pa vend; që s’e ruan paranë, pasurinë etj.; që nuk di të kursejë; dorëlirë; kund. dorëmbledhur, dorështrënguar.
2. Që nuk kërkon sa duhet dhe si duhet nga të tjerët, që s’është kërkues, që bën lëshime ndaj atyre që gabojnë e që kanë të meta në punë; dorëlirë; kund. i rreptë. Qeverisje dorëlëshuar. Mësues dorëlëshuar në vlerësim.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Shëmbëlltyra e dorëlëshuarit dhe shkatërruesit të pasurisë. Sigurisht, moj dorëlëshuara ime e vogël.
✱Sin.: dorëshpuar, dorëlirë, dorëhapur, dorëhapët, dorëzgjidhur, qeseshpuar, xhepshpuar, xhepgrisur, plëngprishës, prishës, prishan, prishanik, shkapërdar, shkapërderdhës, hovarda.
DORËZGJÍDHUR mb. 1. Dorëlëshuar, dorëlirë; kund. dorëlidhur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: dorëshpuar, dorëhapur, dorëhapët, dorëzgjidhur, qeseshpuar, xhepshpuar, xhepgrisur.
PLËNGPRÍSHËS,~E [PLANGPRÍSHËS,~E] mb. Që e prish vend e pa vend pasurinë a gjënë, prishës i madh; shkapërdar. Djalë plëngprishës. Ishte plëngprishës.
✱Sin.: prishaplëngas, fikaplëng, shtëpiprishës, derëprishur, prishës, prisharak, prishanik, dorëlëshuar, dorëshpuar, dorëlirë, dorëzgjidhur, qeseshpuar, xhepgrisur, xhepshpuar, shkapërdar, shkapërderdhës, fikanak, fikaplëng.
QESELÍDHUR mb. Që është shumë i kursyer, që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar, koprrac; kund. qeseshpuar. Sillej si qeselidhur.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, dorëmbledhur, kurnac.
QESELÍDHUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është shumë i kursyer; ai që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar; koprrac; kund. qeseshpuar. Qeselidhuri nuk nxori asnjë qindarkë nga xhepi.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, kurnac.
QESELÍDHUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është shumë e kursyer; ajo që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar; koprrace; kund. qeseshpuar. Nuk e honepsnin qeselidhurën.
✱Sin.: dorështrënguar, koprrac, kurnac.
QESESHPÚAR mb. 1. Që nuk ka fare para në xhep, që e ka xhepin bosh. Qe qeseshpuar.
2. Që shpenzon pa kursyer e pa rregull, që nuk i qëndron paraja në xhep dorëlirë, dorëlëshuar; kund. qeselidhur. Doli qeseshpuar pas festës.
✱Sin.: qesezgjidhur, dorëdhënë, dorëhapur, dorëhapët, dorëzgjidhur, xhepshpuar.
QESEZGJÍDHUR mb., fig. Që shpenzon me të dyja duart; dorëlëshuar; kund. qeselidhur. Poetët janë xhepshpuar, qesezgjidhur.
✱Sin.: qeseshpuar, dorëhapur, dorëlirë, xhepshpuar.
QESEZGJÍDHUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shpenzon me të dyja duart; dorëlëshuar. Qesezgjidhuri nuk mendonte për nesër.
✱Sin.: qeseshpuar, dorëhapur, dorëlirë, xhepshpuar.
QESEZGJÍDHUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që shpenzon me të dyja duart; dorëlëshuar.
✱Sin.: qeseshpuar, dorëhapur, dorëlirë, xhepshpuar.
XHEPGRÍSUR mb., bised. Xhepshpuar.
✱Sin.: xhepshpuar, dorëlëshuar, qeseshpuar, xhepzbrazur.
XHEPSHPÚAR mb., bised. Që prish shumë dhe nuk i mbetet gjë në xhep; dorëlëshuar; kund. xhepmbushur. Është xhepshpuar, sot ka e sot harxhon.
✱Sin.: xhepgrisur, xhepzbrazur, qeseshpuar, dorëlirë, dorëlëshuar.
XHEPSHPÚAR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që prish shumë dhe nuk i mbetet gjë në xhep; dorëlëshuar; kund. xhepmbushur. Xhepshpuari i familjes.
✱Sin.: xhepgrisur, xhepzbrazur, qeseshpuar, dorëlirë, dorëlëshuar.
XHEPTHÁTË mb., fig., bised. 1. Që s’ka para; që i ka harxhuar paratë e ka mbetur thatë; kund. xhepmbushur. Ngeli xhepthatë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: xhepzbrazur, xhepgrisur, qeseshpuar.
XHEPZBRÁZUR mb., bised. 1. Që nuk ka asnjë para në xhep, që i ka xhepat të zbrazët; kund. xhepmbushur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: xhepshpuar, xhepgrisur, qeseshpuar, dorëlirë, dorëlëshuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë