Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qeser”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BABIL

BABÍL,~II m. sh. ~Ë, ~ËT arb. Sqepar; lugës.
Sin.: sqepar, skuqës, lugës, lugaç, qeser.

CAPË

CÁP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Çapë për të prashitur.
Sin.: shat, dhiqel, kep, prashajkë, qeser.

LUGËS

LÚGËS,~II m. sh. ~, ~IT Sqepar me presëharkuar, që përdoret për të gdhendur drurin për bucela, për lugje etj.; thikë e lakuarpërdoret për të gdhendur pjesëthelluara në dru, për të bërë lugë etj. Gdhend me lugës.
2. Rende e përkulur; lugur. Lugësi i kungullit.
3. Vegël e metaltë, me një lopatëzlugët, që përdoret për të kruajtur magjen nëpër qoshet; kruese. Lugësi i magjes.
Sin.: skupë, skupës, lugësore, sqepar, qeser, rende, thikë, kruese, ganë, gërresë, gërryes1.

QESER

QESÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Sqepar. Bishti i qeserit. Gdhend me qeser.
2. Çapë. Prashit lulet me qeser.

SKUPËS

SKÚPËS,~I m. sh. ~, ~IT Lloj sqepari me tehunpërkulur si lug, që përdoret për të gdhendur enë prej druri; sqepar lugës, qeser. E thelloi bushin me skupës.

SQEPAR

SQEPÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vegël dore e zdrukthëtarëve dhe e muratorëve, e përbërë prej një pllakemetaltë me teh të kthyer nga njëra anë e me mykë si çekan nga ana tjetër dhe me bishtshkurtër druri, që përdoret për të gdhendur, për të ngulur e shkulur gozhdë etj. Ishte dëmtuar bishti i sqeparit dhe marangozi nuk mundpunonte. E gdhendi me sqepargjithë copën e drurit.
2. Lloj shati i vogël me teh të kthyer, që përdoret për të prashitur. Fermeri po pastronte barërat pranë pemëve me një sqeparvogël. Sqepari dukej i madhduart e tij të vogla, por ai prapë e prashiste tokën pa u ndalur.
Sin.: skupës, lugës, lugaç, qeser, çapë, shat, prashajkë.
Më i rëndë *bishti se sqepari.

TESHKË

TÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë, rriskë, rriskull. Një teshkë djathë (bukë).
2. Ashkël, bujashkë, spicë, cipal. Mblidh ca teshka të ndezim zjarrin.
3. Flokëmëdhenj e të dendur bore. Teshkat e borës mbuluan çatitë.
4. Ngastër, rrip toke, copë toke, lehe, postat, Punoje edhe atë teshkë vend që ka mbetur.
5. Sqepar, qeser. Busht teshke. E gdhendi me teshkë. Teshka, gozhda e listela.
6. zool. (lat. Jynx torquilla) Zog me pupla me ngjyrëngjashme me lëvoren e pemëve për t’iu përshtatur mjedisit ku jeton, me sqep më të shkurtër se ai i qukapikut, që ushqehet me milingona, me larva, me merimanga nëpër pemë.
Sin.: copë, rriskë, rriskull, ashkël, bujashkë, spicë, cipal, ngastër, lehe, postat, sqepar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.