Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÁSUR (i, e) mb. 1. Që ka shumë gjë e mall dhe para, që ka trashëguar a që ka vënë pasuri të madhe; kund. i varfër. Njeri i pasur. Familje e pasur. U bë i pasur.
2. Që ka me shumicë të mira materiale e prodhime, i begatshëm. Vend i pasur.
3. Që e ka diçka me shumicë, që është plot me diçka të dobishme a të vlefshme; që është në sasi të madhe; kund. i varfër. Ushqim i pasur. Mineral i pasur. Bibliotekë e pasur. Bimësi e pasur.
4. fig. Që ka larmi të elementeve përbërëse, që ka vlera të shumanshme, që ka shumë elemente me vlerë, me rëndësi etj.; kund. i varfër. Gjuhë e pasur. Fantazi e pasur. Tablo e pasur. Program i pasur artistik. Jetë e pasur. Ka përvojë të pasur.
✱Sin.: pasanik, pasunar, i kamur, kamës, i gjëshëm, i madh, paralli, paremadh, pareshumtë, zengjin, reshper, i begatshëm, begator, i begatë, barkplot, barkmbushur, barkngopur, barknginjur, barkplot, xhepfryrë, i majmë, i dhjamur, qesemadh, i leshtë, mbretëror, i kapur, buqar, i gjëshëm, i zënë, zotëri, aga, afendiko, i bollshëm, i larmishëm, i buhishëm, i gjithfarëllojshëm, gjithfarësh, i shumëllojshëm.
QESETRÁSHË mb. Që ka shumë të holla; qesemadh; kund. qesehollë. Tregtar qesetrashë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë