Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qesar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJYNAH

GJYNÁH,~U m. sh. ~E, ~ET 1. Shkelje e rregullave dhe e kërkesavefesë myslimane; mëkat. Bëj gjynah. Laj gjynahet. Hyjgjynah.
2. bised. Gabim; faj. Gjynahet e kësaj pune. Ndreq gjynahet e tjetrit.
3. bised. Dhembshuri; keqardhje. Ka gjynah. I vjen gjynah.
4. bised. Diçka e keqe, e dëmshme ose që nuk duhet bërë. Gjynahqahesh je shumë mirë, nuk duhetqahesh.
5. Mëshirë. Është bërë për gjynah, i shkreti.
Sin.: qesar, pasaktësi, gabim, faj, zemërbutësi, dhimbsuri, dhemburi, keqardhje, mëshirë, shpirtbutësi.
Hyrigjynah (dikush) bëri një gabimdëmton dikë; akuzoi dikë kot për një faj a për një gabim që nuk e ka bërë ose për diçka që nuk është e sigurt; ra në mëkat (me dikë); i hyrihakë (dikujt). Lan gjynahet (dikush) shpaguan fajet e padrejtësitë që ka bërë, po merr dënimin sipas fajeve. U për gjynah për mëshirë.

QESAR

QESÁR,~I m. vjet., bised. 1. Gjynah. Mos u sillkëtë mënyrë se bieqesar.
2. Mallkim, nëmë. E zuri qesari.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.