Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qershor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGALLAR

AGALLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcellgjatë, me fletë gjatoshe e me push, që rritetlivadhe e në gurishta dhelulëzonqershor-gusht. Korr agallarë.

AJDËS

ÁJDËS,~I m. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Laburnum vulgare, Citysus laburnum) Dru gjetherënës i pyjeve malore, me luleverdhavile, lënda e të cilit është e fortë dhe përdoret për orendi, për sende a zbukurimi etj., karthë. Dru ajdësi. Ajdësi malor.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje ajdësi: Ajdësi i alpeve (lat. Laburnum alpinum) ajdës rritet sidomostoka gëlqerore, me lëvorebutë, me degëgjera dhe me degëza me qimepjesën e tyre sipërme, me gjethegjera vezake e me bishtgjatëngjyrëgjelbër në të mbyllët, me luledendura erëmira me ngjyrëverdhë në të artë e me farazeza helmuese për njerëz, kuaj e dhi, që lulëzon në maj e qershor dhepërdoretindustrinë e drurit, për djegie etj. Ajdësi jugor (lat. Laburnum anagyroides) ajdës zbukurues, që rritetzona me diell e gjysmë hije, në shpatengrohta shkëmbore e gëlqerore, me lëvorebutë me ngjyrëgjelbër në të mbyllët kah e zeza, me gjethegjelbra e qimemëndafshta, me sytha vezorë e luleverdhambledhura në një degëlidhin fara helmuese, që përdoret për instrumente muzikore dheindustrinë e drurit.
Sin.: ahafte, arzën, arrëz, ashkël, bobosfent, bubusfrat, donodfrat, hithkë, karthë, lin, perushan, vojës, vojmës, zgorofetë.

ARALI

ARALÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Aralia) 1. Lloj i bimëve gjetherënëse, zbukuruese dhe erëkëndshme, që kanë gjethepërbëra nga lulevogladalin tufë si çadër.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme të aralish: Aralia e egër (lat. Aralia nudicaulis) bimë shumëvjeçare gjetherënëse, me gjelbërimpërhershëm, gjysmëshkurre, si pemë e vogël, e përhapurdisa kontinente, që kultivohet si bimë zbukuruese e parqeve dhe e ambienteve të brendshme dhe si bimë mjekuese për organet e frymëmarrjes. Aralia japoneze. Aralia e grathët (lat. Aralia hispida) bimë shumëvjeçarelulëzonqershor e korrik, pëlqen tokat e thata dhe ranore, ka gjethedhëmbëzuara, vezake, frutat e së cilës janëerrëta dherrumbullakëta, kurse rizoma munddimërojë në 50 centimetra mbi tokë. Aralia gjembake (lat. Aralia spinosa) shkurre e madhe, e drejtë, gjetherënëse aromatike, e cila për shkak të gjembave të fortë e të mprehtëgjendengjethet e saj të mëdha, në kërcellin dhedegët e saj, dhe bashkë me frutat e zeza me lëng, i japin kësaj shkurreje një pamjeveçantë dhe tejet zbukuruese; shkopi i djallit. Aralia kineze (lat. Aralia chinensis) shkurre e madhe gjetherënëse me gjemba, me gjethe të stërmëdha të përbëra me dy kërcejformojnë një kurorë gjethesh, secili nga to me fletëpalosje vezake me ngjyrëhirtë-jeshilezbehtë, me lulevogla e të bardha, që lulëzojnë dendurfundverës e derivjeshtë dhe pasohen nga bërthama mishtorepiqenvjeshtë. Aralia e letrës (lat. Aralia papyrifera) bimë e gjelbër zbukuruese për ambientet e brendshme dhejashtme, që rritetbrigjet dhe shpatet e përrenjve pyjorë, ka gjethemëdhagjelbra ose të argjendtalarme, në formërrumbullakët, me lëkurëtrashë, të përshkueshme dhe me teksturëngjashme me letrën, që lulëzonvjeshtë ose në fillimdimrit dhe ka veti mjekuese.

BANIR

BANÍR,~I m. sh. ~E, ~ET Dita e banirit (etnogr.) festë popullorekremtohetqershor kur fshatarët dalinmajë të një kodre dhe, në të lindurdiellit, ngrenë një shkop që ka në majë një xhufkë me gjethenjoma, si shenjë e begatisë etj.; xhufkë, flamur.

BINJAK

BINJÁK,~U m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secili nga dy djemtëlindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë. Lindi binjakë. Janë binjakë. Nënë e dy binjakëve. Më bëre binjakë, / Ndajqenke tretur, / Çupën kesisë, / Djalin ke nën sqetull. (folk.).
2. Kalli misripërbëhet nga katër a pesë kallinjvegjëlngjiturbashku; vëllezër. Kallinjtë e misrit rrallë bëhen binjakë.
3. Dash me dy palë brirë; ballaban.
4. fig. Frymor a send që i ngjan shumë një tjetri dheështë i lidhur ngushtë me të. Binjakëhistorisë.
5. vet. sh. i shquar, astrol. Një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për lindurit nga 22 maji deri 21 qershor.
Sin.: dyjar, dynjak, çiftar, dyshe, vëllezër.
bëhet binjak pas bythe (dikush) bised. qepet e nuk të ndahet, të ndjek pas ngado, të mërzit shumë; bëhet rrodhe. I bën delja binjakë (dikujt) i ka punët për së mbari, ështërregull me gjithçka; e ka në terezi, nuk i mungon asgjë; i pjell edhe kau; i pjell edhe mushka; i pjell kokoshi (këndesi). Binjakë (*vëllezër) siamezë iron. Shpirti *binjak.

BOJLI

BOJLÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. Qershibën kokrramëdha, shumëëmbla, me ngjyrëkuqembyllur dhepiqetqershor. I ka faqet si bojlia. Buzët e nuses si bojli e pjekur (folk.). Mori çikë vetullkurorë, / A je bojli, a je mollë? (folk.).

DIZEL

DIZÉL,~I m., spec. 1. Lloj karburanti, që shfrytëzohet për fuqizimin e motorëve me djegiebrendshme. Shkarkimi i grimcave dizelit.
2. Motorshfrytëzon ngjeshjen e ajrit për të ngritur temperaturën e tij në një cilësitillë që të shkaktojë djegien e karburantit. Dizel me dy turbo. Dizeli i parë u ndërtuaqershor 1898.

FIK

FI/K,~KU m. sh. ~Q, ~QTË bot. (lat. Ficus carica) 1. Pemë frutore me kurorëgjerë e të dendur, me lëvore ngjyrë hiri, me gjethemëdha e si këmbët e patës, që rritetvendengrohta dhe bën kokrratrajtën e një dardhe, me tul të ëmbël e plot faravogla, kokrra e kësaj peme. Fik i pjekur (i bërë, i arrirë;). Dru (gjethe) fiku. Varg fiqsh. Reçel fiku. Bukë fiku fiqgrirë, të ngjeshur si kulaç. Mblodhi një shportë me fiq.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme fiqsh. Fik i zi (i bardhë). Fik bishtak. Fik deti (frëngu) (lat. Opuntia ficus indica, O. erinacea) bimë shumëvjeçare a shkurre e vendevengrohta, me gjethetrasha, të tulta e të mbuluara me gjemba dhe me frytekanë shije si të fikutzakonshëm; lule zbukurimi e ngjashme me këtë bimë. Fik dimëror, fikpiqetnëntor. Fik murrash. Fik patëllxhanës fikbën kokrra gjatoshengjyrë të patëllxhanit. Fik llopës fik i bardhë kokërrmadhpiqetshtator. Fik bualli fik vjeshtak kokërrmadh, që e ka cipënmurrme a të zezë dhe është shumë i ëmbël. Fik vjeshtak. Fik i vonë. Fik i lashtë fikpiqet herët. Fiqparë fiqtëpiqenqershor. Fiqdytë fiqtëpiqengusht ose në vjeshtë. Fik kokërrmadh (kokërrvogël). Fik i egër (lat. Caprificus insectifera, Ficus palmata).
3. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta, të cilat shënojnë insektin që dëmton kokrrat, gjethet ose lëvoren e kësaj peme. Biruesi i fikut. Breshka e fikut. Çimka e fikut. Miza e zezë e fikut. Tenja e fikut.
Ka rënë nga fiku (dikush) tall. nuk është më në atë pozitëngritur, ra nga grada ose nga pozita, e ulëndetyrë; e pësoi; ka rënë (ka zbritur) nga kali; ka rënë nga dega; i shkau (i rrëshqiti) këmba (dikujt). Gjethe fiku diçkapërdoret për me kot për të fshehur diçka. Kur të hipë *derrifik iron. Kur të hipë *gomarifik iron. Kërkon fiq (*thana, dardha, rrush) në shënëndre (në dimër) (dikush). I mbin *pjergullafik (dikujt). *Pjergullfik. (Shkojnë) si fiku me arrën shkojnë shumë me njëri-tjetrin, i përshtaten shumë njëri-tjetrit; (shkojnë) si arra me palën. Kur shporta ka fiq, gjithë bota janë miq. (fj. u.). Mik për fiq (për interes) mik i rremë. Sheh fiku fikun (rrushi rrushin) e piqet marrin shembull njëri-tjetrin. Ulu (zbrit) nga fiku! iron. mos u mburr, shtrohu, mos u mbaj më të madh!; ule hundën!

HITHKË

HÍTHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Laburnum alpinum) 1. Pemë gjetherënëse, bishtajore, me gjitha pjesët helmuese, që rritet me ritëmshpejtë, që lulëzon nga maji deriqershor, me faraqë piqen nga shtatori deritetor, me lule hermafrodite, me aromë vaniljeje, të ngjashme me bizelen, që pjalmohen nga insektet; ajdës; laburnumi alpin; laburnumi skocez. Dru hithke. Gjethet e hithkës.
2. Hithër.
Sin.: ajdës, hithër.

MARTOJ

MART/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj organizmin e dasmës dhe marr përsipër shpenzimet e saj, zakonisht për një pjesëtarfamiljes ose një të afërm (të djalit, të vajzës, të vëllait, të motrës, etj.). Prindërit kishin një dasmë për të bërë, martonin djalin. E martoi xhaxhai se qe jetime. S’arriti ta martonte. Martoj djalin (vajzën) kam martesën e djalit, më martohet djali, bëj dasmën e djalit.
2. Kam dasmën e një familjari a të afërmi, jam i ftuardasmë. Pas një muaji martoj motrën (vëllanë). Të dielën martoj kushëririn.
3. Lidh me martesë një pjesëtarfamiljes a një të afërm, duke i gjetur bashkëshortin a bashkëshorten, i jap dikë për burrë a grua (në martesat me mblesëri). Babai i kishte martuar dy djemtë e vet me dy vajzareja. E martuan vajzën me një djalë që nuk e njihte. E martuan larg.
4. Lidhmartesë vajzën me një djalë a burrë që ka një familjemadhe, të famshme, të varfër etj. E martuan vajzën në një derëmadhe.
5. Var vargje fiqshegërdegët e një fikubutë që t’i mbajë kokrrat. Fiqtë i martojnëqershor.
6. fig., bised. Ia shes dikujt një gjë që nuk më duhet, e heq qafe diçka; e humbas diçka. E martoi çadrën.
*Sot e vlon e sot e marton (dikë).

MIZAKAPËSE

MIZAKÁPËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Dionaea muscipula) Pjesë e parë e emërtimin për një lloj luleje mishngrënëse. Mizakapësja Venus bimë e vogël barishtore shumëvjeçare, që lulëzon në maj dheqershor, rritetnatyrëmoçalet bregdetare të Karolinës së Veriut dhe të Karolinës së Jugut, i tërheq mizat, fluturat etj. midis dy pllakëzave që mbyllen duke prodhuar një shkarkese elektrike dhe pastaj prodhon enzima tretëse për disa javë rresht derisa ta tresë plotësisht prenë.

NGJITË
ORKIDE

ORKIDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË bot. 1. (lat. Orchis) Bimë zbukuruese e vendevenxehta, me lulebukura e të merme, në trajta e në ngjyrandryshme, që përdoren për zbukurim ose për vajra erëmira. Llojet e orkideve. Lulja e orkidesë. Kujdesi për orkidenë
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtallojevekësaj luleje. Orkideja fole zogu (lat. Neottia nidus-avis) orkide pa gjethe dhe pa klorofil, me ngjyrë kafe në të artë, që jetonpyje ahu, që është e varur për t’u ushqyer nga simbioza me kërpudhattokë. Orkideja e tokës (lat. Cyperipedium pubescens) e njohur edhe si orkide e këpucësverdhë, që rritetpyje me lagështi dhe tokëpasur organike, me gjethegjera, ovale, të gjelbra, të mbuluara me qimeholla, me një lulemadheverdhëformë këpuce.
Orkideja e zezë (lat. Coelogyne pandurata) orkide me pamjeveçantë, me lule me aromëkëndshme, me petale jeshileçelur dhe një pjesëqendrës me ngjyrëerrët, pothuajsezezë. Orkideja susamore (lat. Gastrodia sesamoides) orkidejetonsimbiozë me kërpudhattokë që e furnizojnë me ushqim, me rrënjë të trashura dhe të zmadhuara, që ngjajnë me patatet, me kërcell zakonisht ngjyrë kafe ose të verdhë, pa gjethe, me luleformë zilesh, zakonisht me ngjyrë kafekuqërremtë ose portokalli. Orkideja ushtarake (lat. Orchis militaris) orkide me lule ngjyrë rozëçelët ose lejla, me petalesipërmembledhuraformë helmete, me buzëndara në tre pjesë si trup njeriu, që lulëzon nga prilliqershor. Orkideja me pak lule (lat. Orchis pauciflora) orkide e njohur për bukurinë dhe strukturën e saj luleve, me pak lule në çdo kërcell, me ngjyrëverdhëndritshme.

OTAVË

OTÁV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Korrja e dytë e barit; kositja e dytëpritet në një arë me bar, pas kositjes së parë, zakonishtfundverës ose në fillimvjeshtës. Kosa e parë ishte e dobët, por otava u më e mirë. Priti otavën në fundgushtit për ta ruajtur si ushqim dimëror. Lopë të mbajtuna me otavë.
2. Bimësia e re që mbin pas korrjes. Bari i parë u kositqershor, tani po pret që të rritet otava.

PRANVERË

PRANVÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Stina e parë e vititvjen pas dimrit, stina kur nis e gjelbëron natyra (në gjysmërruzullin verior fillon me 22 mars e mbaron më 21 qershor). Pranverë e ngrohtë (e nxehtë, e thatë, e mbarë, me shira). Pranverë e hershme (e vonë, e vonuar). Muajt e pranverës. Flladi i pranverës. Shirat (ujërat) e pranverës. Bimët e pranverës bimëtmbillenpranverë. Grurë pranverë grurëmbilletpranverë dhe korretverë. Panxhar pranverë panxharmbilletpranverë. Mbjelljet e pranverës. Erdhi pranvera. Shkoi (iku) pranvera. Pranverashkrin dëborën / nxirre, moj, në portë meshollën (folk.). Çka ndjell zogla e bie pranvera. (fj. u.). Kalëpranverë mos bli kurrë. (fj. u.).
2. fig., poet. Koha më e bukur e jetës, mosha e rinisë. pranverën e jetës.
3. fig., libr. Fillimi i diçkaje, agimi; kohë e lumtur dhe e gëzuar. Pranvera e lirisë.
Sin.: behar, paraverë, agim, rini, fillim, gëzim, lumturi.

QERSHORE

QERSHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lloj molle me kokërr mesatare e me cipëgjelbër, që piqetqershor. treg dolën qershoret e para.

RRËKUALL

RRËKÚA/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT bot. Bimë barishtore dyvjeçare me gjethemëdha e të dhëmbëzuara, me luleverdha, që rritetvendethata dhelulëzonqershor-shtator. Mbledh rrëkuaj.

SHINE

SHÍN/E,~IA f. sh. ~, ~T (lat. Prunus domestica italica) 1. Një lloj kumbulle me fruta me ngjyrëgjelbër, që piqet herët, ditën e Shën Gjinit më 24 qershor; kumbulla shahini, kumbulla Stambolli. Kumbulla shine.
2. Fruta e kësaj peme. Shinelëngshme.

SHËNGJINE

SHËNGJÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj dardhepiqet në mes të verës, që ka kokrra rrumbullake e të ëmbla. I pëlqeninshumë shëngjinet se dardhat e tjera. Ishte koha e shëngjineve.
2. Një lloj kumbullepiqet e paraqershor, që hahet edhe e papjekur. Ndër kumbulla, shëngjinia mundshijohet edhe gjysmë e pjekur. Shëngjinia ia bënte me sy nga lart.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.