Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QERSHÍG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT bot. Shkurre e ulët me shumë degë, me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me lule të blerta ose në ngjyrë trëndafili të zbehtë, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta në ngjyrë vishnje të errët, me shije të ëmbël e pak të athët; qershi toke. Qershigël e egër boronicë.
2. Kokrrat e kësaj bime, që hahen ose përdoren për reçel etj. Kokrra qershigle. Lëng qershigle. Reçel qershigle.
✱Sin.: qershizë, boronicë, thrashegër.
VÍSHNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Prunus cerasus; cerasus vulgaris) Pemë frutore e ngjashme me qershinë, me gjethe të rrumbullakëta, me lule të bardha në rozë, shumë aromatike, me fruta me ngjyrë të kuqe të errët me bërthamë të madhe dhe tul të errët, me shije të ëmbël në të athët, pak majhoshe, që përdoren për t'u ngrënë dhe për përgatitjen e lëngjeve; kokrrat e kësaj peme. Vishnjë e butë. Ngjyrë vishnje. Lëng vishnje. Reçel vishnje.
2. bot. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta që shënojnë lloje të ndryshme që kanë ngjashmëri me këtë bimë. Vishnja e egër (lat. Prunus avium) lloj vishnje si shkurre a dru i ulët, me gjethe të rrumbullakëta, me lule të imëta, të bardha e të merme, e me erë të këndshme, që lidh kokërrza në ngjyrë të zezë, pa lëng e të hidhura; qershi e egër, mëzhdravë, rrush thëllëze; kokrrat e kësaj peme. Vishnja e kuqe (lat. Prunus cerasus, caproniana) lloj vishnje me fruta që kanë një ngjyrë të kuqe të qartë, ato janë të njohura për shijen e tyre të ëmbël dhe përdoren për të bërë pije, komposto, reçel, shpesh përdoren dhe për përgatitjen e kekëve, akulloreve dhe pijeve të ndryshme; kokërrat e kësaj peme. Vishnja e stepës (lat. Cerasus fruticosa; Prunus fruticosa) lloj vishnje që rritet në habitatet e stepave, të cilat janë zona të hapura, të thata dhe me bimësi të kufizuar, këto vishnje kanë zakonisht një përmasë më të vogël se vishnjat e tjera dhe mund të kenë një shije më të fortë ose më të thartë; kokrrat e kësaj peme. Vishnja e zezë (lat. Prunus cerasus austera) lloj vishnje që karakterizohet nga ngjyra e zezë e frutave të saj, të cilët kanë një shije të ëmbël dhe të thartë njëkohësisht, ajo zakonisht përdoret në gatimet tradicionale, të tilla si komposto, akullore, liker dhe shurup; kokërrat e kësaj peme.
3. Shurup i përgatitur nga lëngu i kokrrave të kësaj peme, vishnjadhë. Bleu një shishe me shurup vishnjë.
✱Sin.: qershigël, thrashegër, qershizë, mëzhdravë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë