Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qerratallëk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DJALLËZI

DJALLËZÍ,~A f. sh. ~, ~TË [DJALLËZÍ,~A f. sh. ~RA, ~RAT] 1.qenët i djallëzuar; prirje për të mashtruartjerët e për të bërë prapësi; kund. padjallëzi. Ka djallëzi. Është njeri me (pa) djallëzi. E bëri (e ka) me (pa) djallëzi. E fsheh djallëzinë. Enë e ligësisë, shpirt i djallëzisë. (fj. u.).
2. Veprim i pabesë e tinëzakbën dikush për të ngatërruar a për të mashtruartjerët, për të shtënë dikëgrackë etj., punë e prapë,; dhelpëri. Djallëzitë e armikut. I di të gjitha djallëzitë. Ka bërë shumë djallëzi. S’hoqi dorë nga djallëzitë. Ia zbuluan djallëzitë. I ka në gjak djallëzirat.
Sin.: shejtani, shejtanllëk, dreqësi, djalli, paudhësi, dijekeqësi, prapësi, paudhësi, theke, qerratallëk, dinakëri.

QERRATALLËK

QERRATALLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. Veprim i shkathët, por dredharak e tinëzar; qëndrim prej qerratai; dinakëri, djallëzi. E bën me qerratallëk. I foli me qerratallëk.
Sin.: dinakëri, djallëzi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.