Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
UNÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i vogël zakonisht prej ari, argjendi a prej një metali tjetër, që vihet në gisht si stoli, si shenjë e lidhjes bashkëshortore etj. Unazë ari (floriri, argjendi). Unaza e martesës (e fejesës). Unazë gjarpër unazë e derdhur në trajtën e një gjarpri të mbledhur. Unazë me gur. Unazë me vulë. Unazë me kërthizë. Guri i unazës. Gishti i unazës. Mban unazë. Heq (vë, ndërroj) unazën. Këmbejnë unazat. Ktheu unazën.
2. Rreth prej metali ose prej një lënde tjetër të fortë, që përdoret për të bashkuar a për të lidhur diçka, për të shtrënguar, për të mbajtur diçka etj.; hallkë. Unazë e jashtme (e brendshme). Unazë shtrënguese (rregulluese, lidhëse). Unazë mbrojtëse. Unazë hekuri (bronzi, qelqi). Unaza e kosës (e këmborës). Unaza e çelësit (e parashutës). Unaza e thepit. Unazat e zinxhirit. Unazat e perdeve. Unaza e hundës hundeja. Në trajtë unaze. E shtrëngoi me unazë. Futet në një unazë.
3. vet. sh., sport. Vegël gjimnastikore prej dy rrathësh druri, që varen në litarë. Ushtrime në unaza. Kap unazat. Ngjitem në unaza.
4. Diçka që ka trajtën e një rrethi të vogël ose që merr këtë trajtë. Unazë tymi. Unazë e shtyllës kurrizore (anat.) rruazë e kurrizit. Unaza e kërthizës (anat.). Unazat e Saturnit (astr.) rrathë të ndritshëm përqark këtij planeti.
5. zool. Çdonjëri prej rrathëve që përbëjnë trupin e disa krimbave, të disa kandrrave e të disa kafshëve të tjera që nuk kanë eshtra; rreth. Unazat e krimbit të shiut. Unazat e shushunjës. Unazat e barkut të bletës.
6. Varg njerëzish a sendesh që rrethojnë nga të gjitha anët dikë a diçka; rreth. Unazë e zjarrtë (e hekurt). Unazë e pakapërcyeshme. Unazë e mbyllur. Unazë rrethimi. Unazë ushtarësh (policësh). Çau (shpërtheu) unazën e rrethimit.
7. Rrugë që kalon rreth e rreth qytetit (zakonisht në qytetet e mëdha). Unazë e gjerë. Unaza e madhe (e vogël). Unaza e qytetit. Autobusi i unazës. Stacionet e unazës. Doli në unazë. Kalon nëpër unazë.
8. gjeom. Sipërfaqja që përfshihet midis dy rrathëve bashkëqendrorë.
✱Sin.: rreth, myhyr, rruazë, rrotull, reze, lak, lik, hallkë,qerm.
♦ I bukuri i unazës bised. E kam unazë në gisht (diçka) e kam gjithnjë parasysh, nuk e harroj, do ta kujtoj patjetër; e var (e vë, e mbaj, e kam) vath në vesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë