Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qerasje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DARITJE

DARÍTJ/E,~A f. 1. etnogr. Veprimi kur darit dikë; darovitje; dari. Daritjet e nuses.
2. Ndarje e diçkajemënyrëbarabartë sipas numritpjesëtarëve. Daritja e kulaçit (bukës).
3. Pijet, ëmbëlsirat etj., që i jepen një të ftuari a miku sa për të uruar; qerasje. Bëj gati daritjet e miqve.

DAROVË

DARÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr., Dhuratë që i jepet dikujt (zakonisht nuses); peshqesh. Jepnin darova. Solli darova. Darovë e armikut - o helm, o thikë. (fj. u.). Darova, sado e vogëljetë, duket e madhe. (fj. u.).
Sin.: dhuratë, dhurim, peshqesh, dhënë, mitëri, kanisk, blatë, blatim, pekuli, darovitje, daritje, dari, qerasje, gostitje.

GOSTITJE

GOSTÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur gostitim dikë. Gostitja e të ftuarve (e miqve).
Sin.: gosti, qerasje.

QERASJE

QERÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qeras a qerasem. Qerasja e miqve. Llokume për qerasje.
2. Diçka për të qerasur. Tabaka për qerasje.
Sin.: gostitje, gosti, qerasmë.

QERASMË

QERÁSM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qerasje. Tabaka për qerasmë.
Sin.: gostitje, gosti.

SAJDIS

SAJDÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. I bëj nderet një miku kur e presshtëpi a gjetiu, i bëj sajdi; tregoj kujdes e përfillje për dikë. Shyqyr që na sajdise! Sa i sajdis miqtë e tij. I sajdisin pleqtë. Të pret e të sajdis. Pronari i sajdisi si miqveçantë. Duhen sajdisur miqtë me qerasje.
Sin.: përfill, nderoj, respektoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.