Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QERAMIDHÓS vep., ~A, ~UR kal. Mbuloj çatinë me qeramidhe. Po qeramidhosin shtëpinë e re.
TJÉGULL,~A f. sh. ~A, ~AT Pllakë e hollë deltine, e pjekur mirë, e përkulur, e valëzuar, e harkuar a gjysmëcilindrike që përdoret për të mbuluar çatinë e ndërtesës; qeramidhe. Tjegulla me veshë. Furrë (fabrikë) tjegullash. Ngjyrë tjegulle ngjyrë e kuqërremtë. Çati me tjegulla. U thyen tjegullat. E poqi peshkun në tjegull.
♦ U bë tjegull (diçka) u tha shumë, u tha krejt (duhani etj.); u poq më shumë sesa duhej, u forcua, u tha (buka etj.); u bë gur1; u bë kockë. S’është *baltë për tjegulla (dikush) mosërf. I ka kecat përmbi tjegulla (dikush) nxehet shumë shpejt, rrëmbehet, merr flakë menjëherë e pa ndonjë shkak të fortë; është barut i thatë; është dy miza e një grerë; i derdhen arrat menjëherë (dikujt). Më vjen tjegulla *përqark.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë