Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qepshe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIRALIE

BIRALÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET kuzh. Qepshe gjelle me vrima; kulluese makaronash; shoshare. Grremçi i biralies.
Sin.: shoshare, brimore, qepgjir.

BIRRÇ

BIRRÇ,~I m. sh. ~A, ~AT bised. Qepshe me vrima për të nxjerrë nga tigani gatesat e skuqura; biralie, garuzhdë, brimore. I heq me birrç e jo me pirun.

BISHTAK

BISHTÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë me bishtgjatëpërdoret për ujë; lugë e madhe me bishtgjatë, që përdoret për të ndarë gjellën, qepshe, bishtore. Përdor bishtakun.
2. Pjesa e fundit e parmendës a e plugutkapet ose mbahet me dorë; dorës. Bishtaku i parmendës. Bishtaku i kthyer si kokë bastuni. I mbërtheu bishtakët.
Sin.: bishtore, bishtok, qepshe, garuzhdë, lugëmadhe, luguruzhdë, luhare, lugan.

BISHTORE

BISHTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Enë me bishtgjatë; lugë e madhe me bishtgjatë për të ndarë gjellën, bishtoke, qepshe, garuzhdë; xhezve. Bishtore gjelle. Ia mbushi bishtoren plot. Vëre bishtoren në zjarr.
2. Copë trualli si bishtskajarës, bishtarak. I mbolli bishtoret me parmendë.
3. Nënbishte, barkonjë. I vuri bishtoren.

BRIMORE
GARUZHDË

GARUZHD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lugë e madhe dhe e thellë, me bishtgjatë, që përdoret për të trazuar gjellëntenxhere dhe për ta ndarë atë nëpër pjata; qepshe, lugan. Ndau gjellën me garuzhdë.
2. fig. keq. Njeripërzientjerët, ngatërrestar. Është një garuzhdë që s'e ka shokun.
Sin.: qepshe, lugan.

LUGARUZHDË

LUGARÚZHD/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT Qepshe.

LUGURUZHDË

LUGURÚZHD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lugë druri e madhe për të përzier gjellënkazan; lugan, garuzhdë.
2. vjet. Enë e trashë prej balte a prej metali, në trajtë kupe, që përdorej për të shkrirë metalin.
Sin.: lugë, lugan, garuzhdë, luhare, qepshe.

LUGË

LÚG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Përdorëse prej metali, prej druri a plastike, që ka një kupëvogëltrajtë vezake e një bishtgjatë dheshërben për të ngrënë gjellë ose ushqimetjera, sidomoslëngshme; sasia e gjellës a e një lënde tjetër sa nxë një përdorëse e tillë. Lugë e madhe qepshe, garuzhdë. Lugë alumini (druri). Lugë gjellë. Lugë kafeje (çaji). Një dyzinë (një teste) lugë. Takëm lugësh e pirunësh. Një lugë sheqer (kafe, miell). Një lugë reçel (mjaltë). Një lugë kosi (përshesh). Vjeshtë e luge kur nisftohet moti duhen gjellëngrohta. Ha (marr) me luge. Përziej me lugë. I hedh dy lugë kripë. Mori (hëngri) nja dy lugë dhe u ngrit. Nuk hëngri asnjë lugë.
2. Vegël, zakonisht e metaltë, me një pjesë si kupë a si lopatëz dhe me një bisht ose me një zgjatim, që përdoret për të marrë diçka, për të përzier lëndëndryshme etj. Lugë pastruese (tek.). Lugë shpimi (tek.). Lugë shënimi (usht.). Lugë lulesh lopatë e vogël për të shkrifëruar dheun e vazove. Lugë këpucësh përdorëseshërben për të mbathur këpucët, mbathës. Lugë thëngjijsh (gacash) kaci zjarri. Lugë llaçi mistri.
Sin.: çape, luhare, lugës, mbathës.
Është bërë *bisht luge (dikush). Është bërë lugë (dikush). 1. shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. Nënshtrohet e serviloset shumë. 3. shih fut hundët (hundën) (dikush). Është bërë lugë çervishi (dikush) përzihet kudo, futet në çdo muhabet; është bërë i mërzitshëm duke ndërhyrë vazhdimishtbisedat e të tjerëve; hyn (futet) si lugapilaf; fut hundët (hundën). U lugëdhallë (dikush) përb. shih u pilaf i ftohtë (dikush) përçm. I ra luga në *hi (dikujt). I bie me lugëmadhe (diçkaje) e harxhon pa kursyer fare, nuk e mban dorën; tregohet tepër dorëlëshuar. I bie maces me lugë (dikush) mospërf. ështëmoshë endevogël, është foshnjë ose si foshnjë; është i papjekur dhe nuk kupton se ç’bëhet, bën veprime prej çilimiu. I ra luga në *mjaltë (dikujt). I ra luga në *qumësht (dikujt). Ia di sa lugë ka në shportë (dikush) e njeh mirë e me të gjitha hollësitë gjendjen e dikujt; ia di të gjithafshehtat; ia di lugët e pirunët (dikujt); (e njeh) (me) dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). Ia di lugët e pirunët (dikujt) di gjithçka për dikë, ia njeh mirë edhe gjërat e imëtashtëpisë; ia di sa lugë ka në shportë (dikush); (e njeh) (me) dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). Ma ka djegur luga (qulli) *buzën. I fryn lugës së vet (dikush) shikon punën e vet e nuk përzihetçështjet e të tjerëve, merret vetëm me hallet e veta, rrehzgjidhë hallet e veta. E fut lugën në çdo gjellë (dikush) përçm. ndërhyn në çdo gjë, merr pjesë me vend e pa vend në të gjitha punët ose ndërhyn në të gjitha çështjet, edhe kur s’është e nevojshme; përzihet atje ku nuk i takon ose ku nuk pritet, fut hundët kudo; çdo gjellë (hedh) majdanoz iron.; hedh kripëgjellëbotës; bën shteggardhin e tjetrit; kund. i fryn lugës së vet. E gjeti lugën në *pilaf (dikush) keq. Ka ngrënë me *gjysmë luge (dikush) iron. Kam ngrënë me një lugë (me dikë) e kam pasur shok a mik të ngushtë dikë, jam shumë i afërt me të; e njoh prej kohësh dhe nga afër; jam prej një vendi me dikë; kam pirë ujë në një krua (me dikë). Ha me dy lugë (dikush) keq. përfiton nga të dy krahët, nxjerr përfitime për vete duke e pasur mirë me të dyja palët; ha me lugëmadhe. Ka ngrënë me *gjysmë luge (dikush) iron. Ha me lugëflorinjtë (dikush) ështëgjendje shumëmirë ekonomike, s’i mungon asgjë, bën jetë përrallore (për një të pasur). Ha me lugëmadhe (dikush) keq. përfiton nga diçkashumë nga sa i takon; është lakmitar; ha me dy lugë. Ha me shumë lugë (dikush) keq. shih (është) me dyzet (me njëqind) flamurë (dikush) keq. Hyn (futet) si lugapilaf (dikush) keq. merr pjesë menjëherëdiçka; ndërhyn shpeh edhe atje ku nuk i takon; është bërë lugë çervishi; fut hundët (hundën). jep ujë me *bishtlugës (dikush). Me lugëbrez keq. 1. Që e ka mendjen vetëm për të ngrënë; që është i gatshëm për të ngrënë kudo e kurdoherëkurriz të të tjerëve, qelepirxhi. 2. I gatshëm për të përfituar kudo pa u munduar vetë. Për një lugë çorbë për një përfitim shumëvogël, për diçka farevogël; për pesë para spec. Me lugëkon e me bishtverbon (dikush) keq. është njeri me dy faqe, shumë i lig e dinak, në sy të ndihmon e pas krahëvedëmton, ta punon prapa kurrizit. Lugë e larë. 1. Njeridel i pafajshëm e i papërlyer, ai që nuk është ngatërruar fare në një çështje. 2. Njeri që s’ka asnjë mjet jetese, ai që s’ka gjë prej gjëje, që është shumë i varfër, njeri i këputur. Nuk i merr ujë luga (dikujt) tall. s’i ecën mbarë puna, nuk i vete mirë, s’fiton gjë; nuk i merr ujë lopata. E mat detin me lugë (dikush) nuk i gjen çdo gjëje mjetin e nevojshëm; bën diçkapamundur, ia hyn një pune shumëvështirë ose të pamundur; e mat detin me pëllëmbë; e than detin me lugë; i futet (i hyn) detitkëmbë; bën urë me gëzhdalla. S’i mbetet luga *bosh (dikujt). I mbeti lugapilaf (dikujt) iron. ngeci e u turpërua keq, s’ia doli për diçka e mbeti me turp; nuk ia arriti asajdonte; i ngeci sharragozhdë. I mbeti luga në *qull (dikujt) iron. Mbeti me lugëzbrazët (dikush) mbeti fare pa gjë, nuk ka ç’të hajë; nuk fitoi asgjë. Mbytet në një lugë (me) ujë (dikush) e humbet toruan shumë shpejt, hutohet edhe përpara një gjëje farevogël, ngatërrohet lehtë; mbytet në një gisht ujë; mbytet në një filxhan (me) ujë; mbytet në një pikë ujë; mbytetlumë pa ujë; mbytet në va.ngop me lugë zbrazët (dikush) të gënjen me premtimekota, të kënaq pa gjë; të mashtron lehtë, të gënjen pa gjë, të bënbesosh fjalët e premtimet; jep ujë me shoshë; të ngop me erë; të mban me erë të mollës.ngop me *shpinëlugës (dikush). Për një lugë *trahan gjer në Turan! krahin. tall. M’u njom luga u mëkëmba pak nga gjendja ekonomike, e mora pak veten; kam diçka për të ngrënë a për të jetuar; zuri luga ujë. S’ia pret luga lugën (dikujt). 1. Ha me nxitimmadh, ngaqë është shumë i uritur. 2. Është shumë i nxituar në një punë, ngaqë mendon se do të ketë përfitimshpejtë. *Shportë lugësh. S’i thahet luga (dikujt) s’mbetet pa ngrënë, s’i mungon kafshata e gojës, ka kurdoherë diçka për të ushqyer veten e fëmijët, nxjerr aq sa të jetojë; s’i mbetet luga bosh. E than detin me lugë (dikush) iron. merr përsipër një punëvështirë e mburret se e kryen pa pasur mjetet e nevojshme a pa njohur mundësitë e veta; e mat detin me lugë; e mat detin me pëllëmbë; i futet (i hyn) detitkëmbë; e korr livadhin me gërshërë; bën urë me gëzhdalla. Ia thau lugën (dikujt) ia hoqi bukën e gojës; e la pa gjë fare. Të vë në *bishtlugës (dikush). zuri luga ujë u mëkëmba pak nga gjendja ekonomike, po nxjerr diçka sa për të jetuar; m’u njom luga.

LUHARE

LUHÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lugë e madhe druri, qepshe, garuzhdë.

MALUGË

MALÚG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lugë e madhe druri për të përzier gjellën; qepshe, garuzhdë, luhare, luguruzhdë.
Sin.: qepshe, garuzhdë, luhare, luguruzhdë.

PEHAR

PEHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Lugë e madhe, qepshe. Shtie me pehar.
2. Gotë. Pehar plastik.
3. Potir.
Sin.: qepshe, garuzhdë, gotë, potir.

QEPGJIR

QEPGJÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lugë e madhe me bishtgjatë; lloj garuzhde; lugan; qepshe me vrima. Qepgjir i madh për të kulluar lëngun e qepës.
2. Enë gjysmë e rrumbullakët dhe me vrimavogla, që përdoret për të larë orizin ose diçka tjetër; brimore, biralie. Qepgjir për larjen e orizit.
Sin.: kullore, shoshare.

QEPSHE

QÉPSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Lugë e madhe për të përzier gjellën ose për ta ndarëpjata, lugë, kupë, garuzhdë, lugan. Qepshe e madhe. Qepshe alumini. Ndaj me qepshe.
2. Dru i shkurtër, i përkulur a me kokëlidh shtizën e qerres me zgjedhën. Qepshja e qerres.
Sin.: qepgjir, biralie, shoshare.

SAPLLAK

SAPLLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT [SAPLLÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Enë prej teneqeje, alumini, zinku etj., me vegjë, që përdoret për të pirë a për të marrë ujë a lëngjetjera. Sapllak teneqeje. Mbushi sapllakun. I shtie ujë më sapllak.
2. Sasiamerr kjo enë. Piu një sapllak qumësht. I dha nga një sapllak ujë secilit.
3. Lugë e madhe me bisht për të ndarë gjellën. Sapllaku i vjetër i shtëpisë. E ndau gjellën me sapllak.
Sin.: kokme, safë, kënaçe, kallaje, bishtore, garuzhdë, qepshe.

SHOSHARE

SHOSHÁR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Qepshe me vrima, biralie.
2. Kulluese çaji.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.