Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qepëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HUDHËR

HÚDH/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. (lat. Allium sativum) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bëntokë një kokë me thelpinjbashkuar, që ka erë a aromëfortë djegëse dhe përdoret si gjellë dhe si bimë mjekësore. Hudhër e njomë (e thatë). Kokë (thelb) hudhre. Një varg (një tufë) hudhrash. Shtypëse hudhrash. Gjellë (kos) me hudhër. Qëronte hudhra. Vjen erë hudhër.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme hudhrash. Hudhër e ariut (lat. Allium ursinum) bimë shumëvjeçare, me gjethegjera, të buta, vezake, me aromëfortë, me lule bulbëzore, që rritetpyje me lagështirë, si hudhra e egër. Hudhër e fushës (lat. Allium oleraceum) bimë me kërcellgjelbërçelët, me gjethengushta, cilindrike ose gjysmë cilindrike, që e rrethojnë lule me kërcejgjatë pa dhëmbë, që rritet si në tokathata, ashtu edhelivadhe dhe brigjelumenjve. Hudhra e Napolit (lat. Allium neapolitanum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethesheshta, të gjata, të buta dhe aromatike, me lulerrumbullakëtabardha, të ndritshme,që kultivohet si bimë zbukuruese apo si barishte aromatikekuzhinën mesdhetare; qepa e bardhë e Napolit. Hudhra dalmate (lat. Allium dalmaticum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethengushta, të harkuara, shpesh dy gjethe kryesoredalin nga baza, me lule me ngjyrë rozë deri në të purpurterrët, në formë çadrash të dendura, me kërcejfortërezistojnë për javëtëra gjatë sezonit të nxehtëverës. Hudhra e gjarprit (lat. Allium schoenoprasum) barishte shumëvjeçare, me aromëbutëqepës, me lule tërheqëse bojë rozë, me gjethe shumëholla, cilindrike, të gjelbrandezura; prasi kulmak. Hudhra gjethepërdredhur (lat. Allium obliquum) bimë shumëvjeçare me qepëz, me gjethesheshta, të gjata, të harkuara, të përdredhura, me kërcellgjatë, me çadra sferike, me shumë luleverdhakërcej. Hudhra e malit (lat. Allium vineale) bimë shumëvjeçare, me gjethengjashme me tubahollë, të zbrazët dhegjatë, me aromëmprehtë; hudhra e vreshtave; qepa e vreshtave.
3. fig. keq. Njeri i lig, brutal dhe provokues. Hudhra hudhrën do. (fj. u.). I ligu të ligun do, (kur dikush ndikohet nga veprimet e këqijadikujt tjetër, kur i shkon përshtat).
4. si ndajf. Shumë. Është hudhër i keq (i thartë, i egër).
Është bërë për me hudhra (dikush) është dobësuar shumë; ka mbetur kockë e lëkurë; i numërohen brinjët (dikujt). *Bulmet hudhrash iron. (Flet) hudhërkungull (dikush) shih (flet) kodra pas bregut (dikush). Nuk hahet as me hudhra shpërf. 1. (dikush). Është njeri shumë i keq; nuk durohet dot në çdo rrethanë, nuk honepset. 2. (diçka). Nuk besohet fare, është gjë e pabesueshme, nuk ta pranon arsyeja. Nuk hahet as me *spec e as me hudhër (diçka a dikush). E ka gojën hudhër (dikush) keq. thotë fjalëkëqija, përdor fjalë që të lëndojnë e të fyejnë. E ka për *lëngun e hudhrave (dikë) mospërf. Ngul *qepë e shkul hudhra (dikush) iron. Shtyp hudhra (dikush) keq. shih digj dru e hiq hi! iron. T’i shtypësh hudhra (në kokë) (dikujt) është njeri shumë i duruar, nuk nxjerr një fjalë nga goja edhe kur i bëjnë keq; e ka zemrën limë1 (dikush); rron (edhe) në rrasëgjallë (dikush). (U zunë) për një kokërr hudhër u zunë për diçka shumëvogël, për diçka që s’ia vlen; u grindën kot, për hiçgjë; (u zunë) për pesë para spec; (u zunë) për bishtin e dhelprës; e lagu s’e lagu (bishtin dhelpra); (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për mjekrën e qoses; (u zunë) për një lëkurë lepuri.

QEPORE

QEPÓR/E,~JAІ f. sh. ~E, ~ET bot. Bimë barishtore si zambaku etj. që e ka pjesën e nëndheshme si kokë qepe; qepëz, qepujkë, bulb. Qeporja e vogël. Degëzat e qepores.
Sin.: bulbor, zhardhok.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.