Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAQÉNDËRT (i, e) mb. Që nuk është në qendër, që nuk i ka përbërësit të qendërzuar. Rrotë e paqendërt.
PËRQENDRÚAR (i, e) mb. 1. Që është mbledhur a është grumbulluar në një vend; që është drejtuar dhe godet në një pikë të caktuar. Zjarr i përqendruar. Goditje me forca të përqendruara.
2. Që është drejtuar e ngulitur në një vend a në një pikë (për vëmendjen etj.); që ka përqendruar vëmendjen e kujdesin në një punë. Nxënës i përqendruar. Me vështrim të përqendruar. Me mendje të përqendruar.
✱Sin.: i mbledhur, i grumbulluar, i përmbledhur, i dislokuar, i ngulur, i ngulitur, i ngulët, i qendërzuar, i vatërzuar, i centralizuar, i drejtuar, i vëmendshëm, i zhytur, i përpirë, i përkushtuar.
QENDËRZÚAR (i, e) mb., tek. Që është vendosur në të njëjtën qendër me një pjesë a vegël tjetër; i përqendruar; që është sjellë në të njëjtën qendër me diçka tjetër. Shërbim i qendërzuar. Rreth i qendërzuar. Sistemi i qendërzuar për punën e administratës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë