Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qendërzoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRQENDROJ
QENDËR

QÉND/ËR, ~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. gjeom. Pikë e baraslarguar ngagjitha pikat e një vijelakuar të një rrethi a të një sipërfaqejepërkulur. Qendra e rrethit. Qendra e shumëkëndëshit. Heq një vijë nëpër qendër.
2. Pika a pjesandodhet afërsisht në mes të një vendi, të një sendi, të një grumbulli, në mes të një qyteti, të një fshati etj. Qendra e sheshit. Qendra e Tokës. Qendra e rëndesës e një trupi (fiz.). Gjuajti nga qendra (sport.). E vuri topinqendërfushës (sport.). Qendër rrotulluese qendërmajërrotullohet shumë ngadalë, qendër e rrotullueshme. E vë në qendër një detal (tek.) e vendos një detalmënyrë që të rrotullohet rreth një boshtipërbashkët me një pjesë tjetër, qendërzoj.
3. Pjesa më e rëndësishme në mes të një qyteti, të një fshati etj. Qendra e qytetit (e fshatit). Qendra e Tiranës (e Dhërmiut). Banonqendër. Shtëpia është larg nga qendra.
4. Institucion a një vend tjetër me ndërtesat e me pajisjet përkatëse ose ndërtesë a dhomë e veçantë, ku bëhet një punë a ku zhvillohet një veprimtari e vazhdueshme. Qendër banimi vend banimi me ndërtesagrumbulluara, qytet i vogël ose fshat. Qendër pushimi. Qendër votimi. Qendër zëri (qendra e zërit) dhomë me pajisjeposaçme në një ndërmarrje, në një shkollë, në një shtëpi pushimi etj., që shërben për të dhënë njoftime, lajme, muzikë etj. me anëradios ose me të folur. Qendër zjarri. usht. Qendër diagnostikimi (mjek.) (lat. Centrum diagnosticum) institucion mjekësor ku kryhen teste dhe procedura diagnostike për të diagnostikuar gjendje dhe sëmundjendryshme mjekësore. Qendër kërkimore. Qendër këshillimi. Qendër studimore. Qendra kulturore e ushtrisë. Qendra e zhvillimitshoqërisë civile. Qendra për zhvillim dhe për demokratizimin e institucioneve.
5. Pjesë me rëndësi e një vendi ose e një krahine, zakonisht qytet, ku zhvillohet një veprimtari kryesore më e gjerë se në pjesët e tjeravendit a të krahinës; qyteti a shteti ku është përqendruar veprimtaria kryesore për një fushëcaktuar. Qendër tregtare (industriale, kulturore). Qendër sportive (turistike). Qendër tregtare (industriale, kulturore). Qendër administrative. Shqipëria është qendra e studimeve albanologjike.
6. Vendi ku grumbullohet diçka ngagjitha anët. Qendër komunikacioni. Qendër grumbullimi. Qendër e grumbullimitlibrit. Qendër rrjeti. Qendër referencash.
7. Organi më i lartë a organet më të lartadrejtojnë një veprimtari; zona ku ndodhen këto organe më të larta; kund. bazë. Organet e qendrës. Shtypi i qendrës. Ia nisën dokumentet qendrës. Njoftohet nga qendra. Kaloi nga qendrabazë. Qendra e Studimeve Albanologjike. Qendra Spitalore Universitare. Qendra Juridike e Kosovës. Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Qendra Kombëtare e KontrollitBarnave. Qendra Kombëtare e Licencimit. Qendra Kombëtare e Publikimeve Zyrtare. Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Qendra Kombëtare e RegjistrimitBizneseve. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës.
8. Vatra kryesore e një dukurie, e një veprimtarie, e një njeriu, e një sendi dhe e përhapjestyre; ana më e rëndësishme e një veprimtarie; dukuria rrethcilës vepron ose vendoset gjithçka tjetër. qendërromanit. Në qendërvëmendjes. Vë heroin pozitivqendër të një vepre letrare. Qendra e gravitetit (fig.) ana më e rëndësishme e një veprimtarie. Qendër origjíne (bot.) grup organizmash, (të zbutur, të kultivuar, por edheegër), që zhvillojnëfillim tiparet e tyredallueshme, që shërbejnë edhe si qendër e larmisë ose qendër e diversitetit.
9. Vendi ku ndodhet dhe zhvillon veprimtarinë e përhershme një organ; vendi ku banon zakonisht një njeri, cak. Qendër e përhershme (e përkohshme). Njeri pa një qendërcaktuar. Zë një qendër. Qendër shpërndarjeje. Qendër dokumentacioni. Qendër e informacionit turistik. Qendër e përpunimit të të dhënave. Qendër informacioni. Qendër kërkimore. Qendër këshillimi. E ka qendrënkryeqytet.
10. Pika ose vendi prej ku përhapet në të gjitha anët përreth një dukuri. Qendra e rrezatimit (e përhapjes, e ndikimit). Qendra e tërmetit. Qendra e rrezatimit. Qendër e analizësinformacioneve. Qendër e shpërndarjesmesazheve. Qendër rrjeti. Qendër referencash. Qendër shpërndarjeje.
11. anat., bot. Grumbullim qelizash (nervore), të cilatbashku drejtojnë një veprimtaricaktuarorganizmit. Qendra nervore zonë e caktuar e trurit, qelizat nervore të së cilës realizojnë nxitjen dhe mbajtjen nën kontrollfunksionitzemrës, të enëvegjakut, të aparatit të frymëshkëmbimit etj. Qendra e frymëmarrjes. Qendra e gjumit. Qendër reaksioni (fiz.) qendër, ku molekulat e klorofilit të një fotosistemi, si klorofili 700 dhe klorofili 680, janëaftapërdorin energjinë e dritësreaksione fotokimike.
12. bot. Qendër e shpërndarjes ndryshimet individualebimëve dhe kafshëve, të tilla si përmasa, prodhimtaria, vazhdimësia e ndryshimit, ndryshimi i ngjyrës dhe ndryshimi i habitatit dhe e habitateve, do të duheshinstudioheshin sipas linjavetyreshpërndarjes dhe divergjencës nga qendra e tyre e origjinës. Arealet e gjalla do duheshinstudioheshin si qendrashpërndarjes dheorigjinës, pra edhe nga ana dinamike dhe gjenetike.
Sin.: mes, zemër, kërthizë, institucion, pikë, çerdhe, djep, vend.

QENDËRZIM
QENDËRZOJ

QENDËRZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., tek. Bëj që të rrotullohet rreth një boshtipërbashkët me një pjesë tjetër; sjell drejt një qendre; përqendroj. Qendërzoj aparatin. Qendërzoj ujërat e instrumentit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.