Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qeli”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARKË

ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmësshpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mbanfundarkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratëarkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprimetjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguanarkë. Derdh paratëarkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënçaarkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshinhollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdhhollaarkën e kursimit.
Arkë pa dry (pa çelës) mëshirëfatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e drylidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mbanfshehtën e nuk ua thotëtjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirëfshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mbanfshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalënfunddheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerrpazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapunarkë (dikush). vënçaarkë! mallk. vdeksh!
Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.

BIRUCË

BIRÚC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vrimë e vogël. Birucë miu.
2. bised. Vrimë ku mbërthehet kopsa.
3. Ndërtesë e posaçme për të burgosurit, zakonisht për një njerimbahet i veçuar ngatjerët; burg. Birucë burgu. Birucë e errët (e ftohtë). E futën (e mbyllën) në birucë.
4. fig. Dhomë e vogël, e ngushtë dhe pa dritë. Jetonte (banonte) në një birucë.
Sin.: burg, qeli, kaush, hapsanë, haps, bodrum.

DRITARE

DRITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e hapurmurin e një ndërtese, në automjete, në vagonët e trenit, në kabinat e anijeve etj., nga e cila hyn drita dhe ajri ose nëpërmjetcilës shohim jashtë; korniza me xhamembyll këtëhapur. Dritaremëdha (të vogla). Dritare katrore (katërkëndëshe, të rrumbullakëta). Dritaret e makinës (e trenit, e anijes). Dritarja e vendstrehimit. Xhamet e dritares. Kanatet (fletët) e dritares. Pezuli i dritares. Perdet e dritares. Dhomë me dy dritare. Hap (mbyll) dritaren. Rri (del) në dritare. Shikon nga dritarja. Nxori kokën nga dritarja. E hodhi (e flaku) jashtë nga dritarja.
2. Dritarez2. Dritarja e kuzhinës. Dritarja e biletarisë. Shkoidritare.
3. fig. Dalje në det, nëpërmjetcilës një vend mundlidhet drejtpërdrejt me një vend tjetër. Nuk ka dritare në det.
4. fig. Diçka që të lidh me botën e jashtme, që të hap e të zhvillon horizontin e dijes etj. Libri është një dritare për të parë botën. (fj. u.).
5. bised. Pak kohë e lirë në mes të oraritpunës; orë e lirë midis mësimeveshkollë; një orë pushimi në orarin e ditësmësimeve. Ka një dritarehënën.
Sin.: dritore, penxhere, dritarez, dollap.
E nxorën nga *dera e hyri nga dritarja (dikush a diçka). *Qeli pa dritare (e mbyllur).

EREMI

EREMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Shkreti. Jetonte gatieremiplotë. Jetojmë që të gjithë në një eremipërditshme.
2. Qeli murgu. Njeri që ka kaluarmanastire apo eremindryshme.

KAUSH
KLLAPIT

KLLAPÍT vep., ~A, ~UR bised. 1. mjek., jokal. Biekllapi a në komë; përhumbem. Kllapiti pasi u goditkokë.
2. jokal. Biegjumëthellë dhe fillojflas përçart; flas përçart. Kllapiste natën (në gjumë).
3. fig., kal. Biekllapë; zë në grackë a në kurth. E kllapitigrackë.
4. edhe kal. I vë hekurat a kllapat dikujt; arrestoj dikë, duke ia lidhur duart. E kllapitën dhe e futënmakinë (në qeli).
5. edhe kal. Gëlltit menjëherë një copëmadhe buke a diçka tjetër. Shumë shpejt e kllapiti copën e mishit.
Sin.: lidh, përhumbem, përçartem, gëlltit.

KUVLI

KUVLÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kafaz për shpendë. Zogu është mbyllurkuvli.
2. Kthinë e ngushtë, e errët dhe me pak komoditete, zakonishtkatin përdhes të një shtëpie; qeli. Banon (e burgosën) në një kuvli.
Sin.: kafaz, kthinë, qeli.

LAVRË

LAVR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Manastir me disa godina dhe me qelimurgjve, karakteristikë për traditën ortodokse.
2. arkeol. Kompleks i ndarë dhomash në një manastir, shpesh brenda një shpelle, përdorur nga eremitët për meditim dhe përkushtim. gërmime u zbuluan disa lavra brenda një shpelle.

MBYLLUR

MBÝLLUR (i, e) mb. 1.është mbyllur me derë, me kapak, me çelës a me diçka tjetër; që është zënë me diçka (për derën, dritaren a një hapësirë tjetërshërben si kalim); kund. i hapur; i çelur. Rrinte me derë (me dritare) të mbyllur. Dhomë e mbyllur. Arkë (kuti) e mbyllur. Dollap i mbyllur.
2. Që e ka grykën a pjesën e sipërmezënë me tapë a me diçka tjetër, që ka mbyllëse, kapak etj.; kund. i hapur. Shishe e mbyllur. Vozë (fuçi) e mbyllur. Kuti e mbyllur. Zarf i mbyllur. Me grykëmbyllur.
3. është mbushur me diçka e është bërë rrafsh për një vrimë, një të çarë, një gropë etj.); i mbuluar. Vrimë (gropë) e mbyllur. Plagë e mbyllur plagëështë shëruar e ka zënë kore.
4. Që i ka pjesët, fletët, anët etj. të bashkuara ose të puthitura mirë njëra me tjetrën; i mbledhur; kund. i hapur. Me gishtërinjmbyllur. Me gojënmbyllur. Me buzëmbyllura. Me sy të mbyllur. Libër i mbyllur. E la çadrënmbyllur.
5. Që e ka ndërprerë punën e vet, për një kohëcaktuar a përgjithnjë; që nuk punon më (për një ndërmarrje, institucion etj.); kund. i hapur; i çelur. Dyqan i mbyllur. Fabrikë e mbyllur. Shkollë e mbyllur.
6. është mbuluar me diçka; që ka sipër një mbulesë si strehë ose që ka çati; kund. i hapur. Automjet i mbyllur. Kinema e mbyllur kinema dimërore. Pishinë (palestër) e mbyllur.
7. është i ngushtë e i kufizuarhapësirë; që është si gropë; që është i rrethuar me mur a me diçka tjetër. Vend i mbyllur. Qytet (fshat) i mbyllur. Gji deti i mbyllur.
8. është zënë e nuk mundkalohet për të dalëanën tjetër; i tillë ku është ndërprerë lëvizja a qarkullimi; kund. i hapur. Kufi i mbyllur. Shteg (kalim) i mbyllur. Rrugëmbyllura.
9. është ndërprerë, është ndalur a është shuar; kund. i hapur. Me dritambyllura.
10. Që ka marrë fund, që është zgjidhur përfundimisht; që nuk flitet më për të. Çështje e mbyllur. Llogari e mbyllur (fin.).
11. përfshin një rreth shumëkufizuar njerëzish, i ngushtë, i kufizuar; kund. i hapur. Mbledhje e mbyllur. Rreth i mbyllur njerëzish (shokësh). Veprimtari e mbyllur.
12. fig. rri i veçuar e si mënjanë, që nuk shoqërohet e nuk përzihet me shokë, që nuk u hap zemrëntjerëve; i druajtur, i turpshëm; që sheh vetëm punën e vet e nuk shqetësohet për asgjë tjetër; kund. i hapur, i çelur. Njeri (tip) i mbyllur. Natyrë e mbyllur (për njerëzit). Bën një jetëmbyllur.
13. është e errët a e thellë (për ngjyrën); kund. i hapur; i çelur. Ngjyrë e mbyllur. E kuqe (e kaltër) e mbyllur.
14. I vrenjtur, i zymtë (për qiellin, motin). Qiell i mbyllur.
15. Pjesë e dytë e disa emërtimeve teknike: Qark i mbyllur (elektr.) qark elektrik në të cilin rryma rrjedhmënyrëpandërprerë nga njëri pol i burimit deri te poli tjetër. Rimë e mbyllur (let.) rimë e një strofe katërshe, ku vargu i parë përkon me të katërtin dhe i dyti me të tretin (skema abba). Rrokje e mbyllur (gjuh.) rrokjembaron me një bashkëtingëllore. Zanore e mbyllur (gjuh.) zanorepërftohet duke e ngritur shpinën e gjuhës drejt qiellzësshumë se kur shqiptojmë zanoret e hapura.
Sin.: i zënë, i bllokuar, i kyçur, i fikur, i shuar, i përfunduar, i përtharë, i druajtur, i fshehtë, i errët, i vrugët, i mbyllët, i thellë, i vrenjtur, i shtypur, i shtuposur.
*Arkë e mbyllur. *Cikël i mbyllur libr. Me *dyermbyllura libr. E ka (e mban) gojënmbyllur (dikush). 1. shih e mban gojën mbyllur (dikush). 2. Nuk ka më të drejtëkundërshtojë, të kërkojë diçka, të ankohet etj., sepse i është plotësuar çdo dëshirë ose nuk e meriton; s’ka gojë (të flasë, të kërkojë). *Kapitull i mbyllur libr. *Plagë e mbyllur. *Qeli e mbyllur (pa dritare).*Rreth i mbyllur libr. Troket në *derëmbyllur (dikush

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.