Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qelepir”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BADIHAVA
DAROVISHT
LLOK-LLOK

LLOK-LLÓK onom., krahin. 1. Duke vluar; duke u llokatur. Llok-llok e lluk-lluk kaçamakukusi.
2. si ndajf. Qelepir; falas; pa pagesë. Dëshironin llok-llok fitonin paramajme.

MUFT

MUFT ndajf., vjet. Qelepir, qyl. Ha (kërkon) muft.

QELEPIR

QELEPÍR ndajf., bised. Pa paguar gjë, falas, në kurriz të të tjerëve, pa punë e pa mund; qyl. E do qelepir. Rron qelepir. Ha qelepir.
Sin.: falas, qyl, muft.
I bie qelepirit (dikush) bised. keq. i pëlqen e përpiqethajë e të pijëkurriz të të tjerëve; i do gjërat falas, është qelepirxhi; përfiton falas nga diçka që nuk është e tij; i bie qylit; i bie qarit.

QELEPIRXHESHË

QELEPIRXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i do gjërat qelepir; ajoështë mësuarhajë e të pijë qelepir; zhvatëse; fig. qylaxheshë. Ama, qelepirxheshamëdha paskan qenë!
Sin.: zhvatëse, qylaxheshë, labërqare, skrodhe, lamashe.

QELEPIRXHI

QELEPIRXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., keq. Ai që i do gjërat qelepir; ai që është mësuarhajë e të pijë qelepir; zhvatës; fig. qylaxhi. Qelepirxhi i madh. U doli boja qelepirxhinjve.
Sin.: zhvatës, qylaxhi, labërqar, skrodh, lamash.

QYL

QYLI ndajf. Pa paguar; falas. E do qyl. Është mësuar keq, i do gjërat qyl.
Sin.: falas, gratis, qelepir, veresie.

QYLÇE

QÝLÇE ndajf. Falas. Po të vinte aty, do të hante qylçe?
Sin.: qyl, gratis, qelepir, veresie.

SHULUVREKTHI

SHULUVRÉKTHI ndajf. Pa paguar gjë, falas, në kurriz të të tjerëve, pa punë e pa mund, qelepir. Hante shuluvrekthi.

SKROPTH

SKRÓPTH,~I m sh. ~Ë, ~ËT Ai që i kërkon e i merr gjërat qelepir; ai që është mësuarhajë e të pijë ose të rrojëkurriz të të tjerëve; njerishkon pas qelepirit; qelepirxhi. Gjithë jetën një skropth kishte qenë. Bënte një jetë prej skropthi.

XHABA

XHÁBA ndajf., bised. 1. Falas; qelepir, qyl. E mori (e dha) xhaba diçka. Hante xhaba. Punonin xhaba.
2. Shumë lirë, gati falas. E bleu (e shiti) xhaba.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.