Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GÓT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e vogël dhe e thellë, zakonisht prej qelqi, si cilindër e pa dorezë, që përdoret për të pirë ujë etj. Gotë uji (rakie). Ngre (çoj) gotën. pi për nder të dikujt duke e uruar për diçka; përpjek (trokas) gotën gjatë një urimi (dollie).
2. Sasia sa nxë kjo enë. Një gotë verë (birrë). Gotë teke (50ml), Gotë dopio (100 ml).
3. kryes. sh. mjek. Kupa, ventuza. Hodhi gotat.
✱Sin.: bardhak, kupë, gastare, qeft, potir, pehar, llambë, pije.
♦ Mbytet në një gotë (me) ujë (dikush) shih mbytet në një lugë (me) ujë (dikush). E nget gotën (dikush) pi raki vazhdimisht; i pëlqejnë pijet alkoolike; i jep kupës. Ngre (çoj) gotën (kupën) pi për nder të dikujt, duke e uruar për diçka; ngre shëndetin. *Stuhi (furtunë, shtrëngatë) në gotë të ujit iron. E mori më qafë gota e rrënoi pija.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë