Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qederos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MERAKOS

MERAKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E shqetësoj shumë, e shtiemerak, e bëj merak për dikë a për diçka. E merakosi nënën. I merakosi prindërit (fëmijët, shokët). Na merakosi me ato që na tha.
2. I fut dyshimin, frikën a pasigurinë për diçka, i fut merakun. E merakosi me atë që i tha.
Sin.: shqetësoj, qederos, sëkëlldis, frikësoj.

QEDEROSEM

QEDERÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. 1. Dëmtohem, pësoj dëm. U qederos shumë nga kjo punë.
2. fig. Shqetësohem, bëhem merak, hidhërohem. Qederoset për fëmijët. Mos u qederos kot!
3. pës. e QEDERÓS.
Sin.: dëmtohem, prishet, humb, shqetësohem, hidhërohem, brengosem, sikletososem, merakosem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.