Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qatrar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

QATRAR

QATRÁR,~E mb., bised. 1. ngacmontjerët për të qeshur; shpotar. Plak qatrar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Qatrar i madh. Qatrari i fshatit. Qatrare me nam.
Sin.: ngacmues, hokatar, shakatar, shpotar.

SHPOTITËS

SHPOTÍTËS,~E mb. 1. Që i pëlqen të shpotitë; tallës. Djalë shpotitës. Gocë shpotitëse.

2. Që përmban a që shpreh shpoti. Fjalë shpotitëse. Zë shpotitës.

Sin.: mahitar, hokatar, shakatar, tallës, qesëndisës, qatrar, ngacmimtar, thumbues, lojës, përqeshës, grindavec.

SHPOTITËS

SHPOTÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që pëlqen të bëjë shpoti; shpotar. Shpotitësi më i madh që kam njohur.

Sin.: mahitar, hokatar, shakaxhi, tallës, qatrar, lojës, përqeshës.

TALLËS

TÁLLËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që talltjerët, që i vë në lojë; ai që tallet me dikë a me diçka; shpotitës, shpotar, qesëndisës. Erdhi ky tallësi (keq.). Kujdes se është tallës i madh.
Sin.: përqeshës, qesëndisës, shpotar, shpotitës, qatrar, lojës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.