Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QERTHULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur qerthullojmë a kur qerthullohemi. Qerthullimi i shtëpisë. Qerthullim i çështjes. Duke mos e kuptuar se në këtë qerthullim absurd fajësimi, në fund fajësoheshin thjesht vetë.
2. vjet. Qarkullim. Qerthullimi i gjakut.
✱Sin.: rrethim, qarkim, rrotullim.
RRETHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrethoj diçka ose dikë a kur rrethohem; kund. çrrethim. Rrethimi i oborrit. Rrethimi i fshatit. Bënë rrethimin e kështjellës.
2. usht. Gjendja e një ushtrie ose e një qendre të banuar, që ka përreth trupa ushtarake kundërshtare, të cilat përpiqen ta detyrojnë të dorëzohet. Rrethim ushtarak. Dara e rrethimit. E ngritën rrethimin. Dolën nga rrethimi.
3. Mjedisi rrethues ose kushtet, në të cilat ndodhet dikush a diçka. Rrethimi i fjalës. gjuh. konteksti i fjalës.
4. Gardh a mur që rrethon një vend. Rrethim dërrase. I bënë oborrit një rrethim.
✱Sin.: rrethatim, rrethakim, gardh, gardhim, bllokim, bllokadë, kontekst, mur, qarkim, mbyllje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë