Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DERT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Brengë, shqetësim, gajle, merak. Dertet e zemrës (e dashurisë). Jetë plot derte. Shfreu dertin. E kishte edhe një dert. -Mos ki dert! mos u bëj merak! I laguri s’ka dert për shiun. (fj. u.). Sa ishe, më trete; kur vdiqe, më shkrete; burri im me derte. (fj. u.). Hallet e dertet e mia nuk m’i di as perëndia, po m’i di zemër mavria. (fj. u.). Fërr-fërr-fërr ta bën fustani, / Ca prej hallit, ca prej mallit, / Ca nga dertet e jaranit. (folk.).
✱Sin.: brengë, shqetësim, gajle, merak, qeder, dertim, ankim, qarje.
♦ S’ka dert (dikush) vjet. nuk do t’ia dijë, s’pyet fare, s’bëhet merak për dikë a për diçka; nuk shqetësohet e s’e zë turpi; s’ka gajle; s’e ka për gajle; s’i skuqet faqja (dikujt).
HINGIRÍZJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin.1. Kuisje e qenit.
2. Hingëllimë e pelës (kalit).
3. fig. Qarje ose ankim (për dikë).
✱Sin.: kuisje, hingëllimë, qarje, ankim.
LOT,~II m. kryes. sh. ~, ~ËT 1. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, që del nga gjëndrat e syrit kur kemi ngacmime në sy, kur qajmë etj.; një pikë e këtij lëngu. Lot të nxehtë (të hidhur). Lot hidhërimi (mallëngjimi, përmallimi, gëzimi). Rrëke (çurg) lotësh. Një pikë lot. Gjëndra e lotëve. Me lot në (nëpër) faqe duke qarë; duke vajtuar. Derdhi lot qau; vajtoi. I shkanë (i rrodhën) lotët. S'i mbante dot lotët. Kapërdiu (gëlltiti) lotët. Fshiu lotët. E mbytën lotët qau shumë. U la në lot qau shumë. Iu mbushën sytë me lot. Qau (qeshi) me lot. E qau me lot (pa lot). I shkojnë lotët rrëke. I binin lotët si breshër. Iu thanë lotët. I kulluar si pika e lotit.
2. Vaj, vajtim. Lëndina e lotëve (hist.) shesh në të dalë të qytetit, ku njerëzit ndaheshin me të afërmit e tyre kur shkonin në kurbet. S’biem në lot. Armiku mbolli lot e mjerim.
3. Pikë uji a bulë lëngu që del nga një degë a bimë e prerë, nga muri me lagështirë etj.; pikë e vogël e një lëngu. Lot uji (vese, gjaku). Një lot vaj. Hardhia lëshon lot kur pritet. Muri ka nxjerrë lot.
4. Njollëz, pullë e vogël. Dele me lot të zi.
5. si mb. Shumë i kthjellët. Koha (qielli) ishte lot.
✱Sin.: vaj, vajtim, lotim, pikë, njollëz, pullë, i kthjellët.
♦ Bëri lot e valë (dikush) qau shumë, derdhi shumë lot për dikë, e vajtoi me të madhe; e lau me (në) lot (dikë); i shkuan lotët breshër (dikujt); i shkonin (i vinin, i rridhnin) lotët çurg (dikujt). Derdh lot (për dikë a për diçka). 1. Qaj; vajtoj. 2. Më vjen shumë keq; më dhemb (më ther) zemra (në zemër). E ha bukën me lot mezi nxjerr bukën e gojës; vuaj shumë në jetë, jetoj në mjerim. I hedh lotët *përpjetë (dikush) iron. (Janë) lot e shpirt ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, janë njësoj, s’i dallon dot; (janë) si dy pika uji; (janë) motër e vëlla. E laj me (në) lot (dikë a diçka). 1. E qaj shumë, derdh shumë lot për të; e vajtoj me të madhe. 2. Më erdhi shumë keq për dikë a për diçka, se nuk do ta kem më; e humba pa ia ditur vlerën; e qaj me lot. Lot krokodili iron. pikëllim i pasinqertë, qarje e shtirur. Mbjell lot (dikush a diçka) shkakton mjerim të madh diku; shkakton mallëngjim e dhembje shpirtërore. I mbledh lotët. 1. Pushoj së qari. 2. Qetësohem e përmbahem; e mbledh veten. Iu mbushën (i mbushi) *sytë (me lot) (dikush). *Pikë loti. E qaj me lot (diçka). 1. E bëj shumë mirë diçka, me merak e në mënyrë të përsosur; e mësoj shumë mirë një punë, një pjesë etj., e thaj. 2. Më ikën nga duart diçka e s’e gjej dot më, më shkon për gjithnjë; e quaj si të humbur, nuk do ta kem më; e laj me (në) lot; më fluturon nga duart. Për të qarë me lot në gjendje shumë të keqe, për të vajtuar; nuk të kënaq, s’të pëlqen fare; në gjendje të vajtueshme, të trishton kur e sheh; për të vënë duart në kokë. S’janë tharë lotët nuk është harruar ende dhembja, hidhërimi, pikëllimi për dikë a për diçka; sapo ka ndodhur një vdekje, një vrasje a një fatkeqësi tjetër e rëndë.
QÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Lotim, derdhje lotësh nga një dhembje, dëshpërim, hidhërim etj.; kund. qeshje. Qarja e foshnjës. Qarje teatrale.
2. Vajtim për humbjen a për vdekjen e dikujt. Vajtim dhe qarje për njeriun e zemrës.
3. Zëri që dëgjohet kur qan dikush; e qarë. Qarja e dhimbshme e nënës.
4. bised. Ankesë. - Lëri qarjet!
✱Sin.: e qarë, të qarë, lotim, dëshpërim, hidhërim, përloshje, vajtim, dënesë, ankesë.
QÁR/Ë,~A (e) f. sh. ~A (të), ~AT (të) 1. Zëri i dikujt që qan; qarje. E qara e foshnjës. E qara ngjitet si e qeshura (fj. u.).
2. bised. Ankim, ankesë. Nuk ka asnjë të qarë. Kanë shumë të qara për të.
3. muz. Pjesë muzikore me melodi të përvajshme, që luhet zakonisht me ndonjë vegël popullore. E qarë me fyell. E qara me gërnetë.
✱Sin.: përloshje, vajtim, ankim, lotim, dënesë.
VAJ,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Britma a ulërima të zgjatura, me një zë të fortë, që lëshon dikush në rast vdekjeje a kur i ndodh ndonjë fatkeqësi tjetër; klithmë e fortë, kujë. Shpërtheu në vaj. I gjeti në vaj. Vaj i thekshëm. Plasi vaji. Lëshoi vajin. Ia dha vajit. U shkri në vaj.
2. Të qarët me ligje në rast vdekjeje, vajtim; fjalët që thuhen gjatë vajtimit, ligje. Vaji i grave. Nisi (filloi, hapi) vajin. Pushoi (ndali) vajin. E qante me vaje. Bëri vaj për dikë e qau me ligje.
3. vjet., vet. sh. Këngë popullore, që këndoheshin në raste vdekjesh dhe që shprehnin hidhërim e dhembje të thellë. Këngë vaji.
4. Të qarët. E mbërtheu vaji. U shkreh në vaj. Ia shkrepi vajit. Shpërtheu në vaj. Është gati për vaj. E mori vaji kur e pa ashtu.
5. Fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; pikëllim. Vaj i madh (i kobshëm). I gjeti një vaj.
6. bis. Ankesë. Famullia bën vaj te i pari i fesë. Vaji nuk i gjegjet ankesa nuk merret parasysh. Nuk ka asnjë vaj për të. Bëri vaj. Mos bën vaj kot mos u anko kot!
✱Sin.: logori, lot, qarje, vome.
♦ Bëj vaj. 1. (për dikë). Vajtoj me zë; qaj me ligje; bëj gjëmë; i bëj hobin (dikujt). 2. (për diçka). Ankohem për diçka, qahem; më vjen keq që s’e kam, vajtoj për diçka. E ka vajin në *buzë (dikush). Të merr vaji të zë trishtimi, mërzitesh shumë, të vjen për të qarë kur sheh dikë a diçka në gjendje të keqe; është në gjendje aq të mjeruar dikush a diçka sa të pikëllon. Mbeti me vaj në *buzë (dikush).
VAJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vajtoj a vajtohet. Vajtimi i të vdekurit. Vajtimi i nënës për djalin e saj të humbur.
2. Kujë, vaje; qarje me ligje, gjëmë. Vajtimi i grave. Dëgjoheshin vajtimet. Vajtimi i të afërmve mbushi oborrin me zëra të dhimbshëm. Pushoi vajtimi.
3. Teksti poetik gojor e popullor që bëhej në ceremoninë e varrimit të një të vdekuri, i recituar apo i kënduar, shoqëruar me qarje e pasthirrma vajtuese ditën e varrimit nga vajtojca e vajtarë të zotët. Një vajtojcë nisi një vajtim të hershëm.
✱Sin.: ligje, vome, përvajtim, kukatje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë