Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qapë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MANDALL

MANDÁLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Copë e shkurtër dërrase, e lëvizshme, që ngrihet dhe ulet ose shtyhet si lloz që të hyjëkllapë, e cila vihetkryederës ose anës saj për ta mbyllur nga brenda; copë e tillë prej dërrase a prej metalishërben për të mbajturmbyllur kapakët e musëndrës, të dollapit etj. I vuri mandallin derës. Mbylli dritaren (dollapin, portën) me mandall.
Sin.: gëthep, kllapinë, qapë, kulajkë, rrokë, mbërtheckë, katarak.
Derë pa mandall shtëpi a vend tjetër ku mundhyjë kushdojë.

PENGORE

PENGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Litar me të cilin i lidhim dy këmbët e para kafshës që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengore kuajsh. I vuri (i zgjidhi, ia hoqi) pengoren. Ecte me pengorekëmbë.
2. Hu i gjatë e i fortë, që futet nga lartfletët e pendësmullirit për të ndaluar rrotullimin e saj. Hoqi pengoren e lëshoi mullirin. E ndalin pendën me pengore.
Sin.: pengojcë, pengojë, pengë, pengëz, pengatë, pengesë, ndërkëmbje, pjekë, ngecë, qapë, kllapë, qajkë, qostek.

QAPË

QÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pengojcë prej druritrajtë bige, që i vihet kafshës (zakonisht kalit) në këmbët e para. Qapa e këmbëve. I vë qapë kalit që të mos largohet.
2. Mandalli i derës a i dritares. Mbyll derën me qapë.
Sin.: kllapë, pengore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.