Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRQAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I hedh krahët në qafë dikujt për t’i shprehur dashurinë, miqësinë e përzemërt, kur përshëndetem me të etj.; e rrok me krahë dhe e afroj pranë gjoksit, e marr ngrykë. Përqafoj nënën (babanë, gruan, fëmijët). Të përqafoj me mall (nga larg).
2. fig. Pranoj një ide, një teori, një pikëpamje, një çështje etj. dhe bëhem ithtar besnik i saj, e bëj timen. Përqafuan idetë iluministe (idetë e Rilindjes).
3. Zgjedh një rrugë veprimtarie sipas shembullit të dikujt, filloj të ndjek një drejtim të caktuar në një fushë të veprimtarisë politike, ekonomike etj. Përqafuan teknikën e re (metodat e reja).
✱Sin.: përqaf, qafoj, qafos, qaf, ngryk, ngrykoj, ngush, përgush, gush, rrok, pushtoj, mbështjell, kacarroj, pranoj, miratoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë