Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qafalik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

QAFALAK

QAFALÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesë e lakuar në një qafë mali; qafalik. Matanë atyre qafalakëve. Pushuan te kroiqafalak.
Sin.: qafalok, qafishtë, qafere.

QAFALIK

QAFALÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Qafë e vogël mali a kodre; qafak. Doliqafalik. Zbritën nga qafaliku. Kaluan qafalikun.
Sin.: qafalak, qafalok, qafishtë, qafere.

QAFALOK

QAFALÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Qafalik. Kaluan qafalokun. I dolën nga qafaloku.

QAFERE

QAFÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Qafë mali a kodre jo shumë e madhe; qafalik. Kaluan nga një qafere.
Sin.: qafishtë, qafalak, qafalok.

QAFË

QÁF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesabashkon kokën me trupin e njeriut a të kafshës; ana e prapme e saj, zverku. Qafë e gjatë (e shkurtër, e hollë, e trashë). Qafa e njeriut. Qafa e patës (e lopës, e kalit, e lejlekut, e gjarprit). Arrëza e qafës. Damarët (muskujt, rruazat) e qafës. Gropa e qafës. Lugu i qafës. Përkul qafën. I këputi qafën zogut (pulës). I hodhi lakunqafë. Iu hodhqafë e përqafoi. E hipiqafë. E mbanqafë (fëmijën). Dhimbje qafe (lat. Trachelodynia) (mjek.) ndiesia e dhimbjeszonën cervikale të shtyllës kurrizore (mjek.).
2. Pjesa e një veshjeje rrotull kësaj pjesetrupit; jakë. Qafa e këmishës. E grisi qafën.
3. Pjesa më e hollë e këmbës ndërmjet pulpës dhe nyjës a pjesa më e hollë e dorës pranë kyçit; pjesa e sipërme e çorapeve a e çizmeve që arrin deri te gjuri ose pjesa e sipërme e disa këpucëve, që mbështjell këmbën nga nyja deri te pulpa. Qafa e këmbës. Qafat e çizmeve (e çorapeve). Këpucë me qafa. Me qafagjata (të shkurtra). Thuri (bëri) qafat e çorapeve.
4. Pjesa e ngushtë dhe e zgjatur e një ene, e një vegle etj.; qafëz. Qafa e shishes (e ibrikut). Qafa e gozhdës.
5. anat. Pjesa e zgjatur e një organi, e cila vjen duke u ngushtuar. Qafa e mitrës. Qafa e dhëmbit. Mitër pa qafë (lat. Uterus acollis) anomali e rrallë e sistemit riprodhues femëror, ku mitra është e pranishme, por mungon qafa e saj (cerviksi).
6. bot. Pjesa e ngushtëbashkon trungun me rrënjët e një bime, qafëz. Qafa e rrënjës. Kalbëzimi i qafës.
7. Vendi më i ulëtkurrizin e një mali a të një kodre ose midis dy majave, ku zakonisht kalon udha për të vajturanën tjetër. Qafë mali. Qafa e kodrës. Qafa e Thanës. Kapërceu qafën. Doliqafë.
Sin.: zverk, grykë, qafëmal, kapërcyell, vendkalim, shteg, qafëz, qafalik, qafalak, qafalok, qafishtë, qafoke, qafuk, qafere, qafore.
Iu qafa me pala (palë-palë) (dikujt). bie në (më) qafë (dikush). 1. Më shqetëson pa të drejtë, më ngacmon kot e më mërzit; nuk më lë të qetë; më bëhet havale. 2. Më ngarkon një faj që s’e kam bërë ose më qorton pa të drejtë; biemëkat. 3. Më ngarkon një barrë, ma hedh mua, më rëndon mua; më bie mua ta përballoj diçka; bëhet bela.rëntë (të ardhtë) pas qafe! mallk. vdekshvend! rëntë (të ardhtë) pas veshit! I kanë rënë trutëqafë (dikujt) mospërf. Del (të nxjerr) po në atë (në një) qafë (diçka) është po ajo gjë, themi po atë gjë; arrin në po atë përfundim, del po aty. Me dorëqafë. E drodhi (e përdrodhi) qafën (dikush) përb. vdiq; ngordhi; iu kthye qafa prapa (dikujt). E futi qafënkurriz (dikush) s’do ta shohë a ta dëgjojë atë që flet keq për dikë; nuk e duron dot një njerivetëm përgojontjerët. E futi qafënzgjedhë (dikush) ia hyri vetë një punevështirë, pranoi me vetëdijebëjë diçka; e mori përsipër vetë një punërëndë. Gur në qafë. Gur qosheje. I ha qafa për këmborë (dikujt) kërkon vetë një detyrë a një punëvështirë, për të cilën duhetpërgjigjet; kruhet vetë. E hëngri qafën e patës (dikush) përçm. e pësoi siç e meritonte me sjelljen e vet të keqe, mori atë që pritej; e gjeti kokën e kandilit; i gjeti mushka drutë keq.; doli si gjarpri në mes të rrugës; i ra pas buze (dikujt). I hodhi (i vuri) litarinqafë (në grykë) (dikujt). E hoqi qafe (dikë a diçka) shpëtoi prej dikujt a prej diçkaje, bëri që të mos e ketëbarrëqafë; e largoi nga vetja; e degdisi larg dikë; e dërgoi (e çoi) prapa diellit (dikë); ia bëri pajë dreqit (shejtanit). M’u hiq qafe! (hiqmu qafe!) largohu e mos më mërzit!, mos më shqetëso!, më lër rehat!; mos më bjerqafë! I ka hipurqafë (dikujt) e ka mposhtur a e ka nënshtruar dikë, bën me të si do vetë; i është bërë barrë dhe s’e lë të ngrejë kokë; i ka hipurzverk; i ka hipurshpinë; e ka vënë nën vete (dikë). I ka hipur mendjaqafë (në qiell) (dikujt). I është holluar qafa (dikujt). 1. Është dobësuar nga shëndeti, ka rënë ca; kund. i është trashur qafa. 2. Ra nga gjendja ekonomike, u varfërua, është hollë ekonomikisht; kund. i është trashur qafa. E ka mendjen (i ka mendtë) pas qafe (dikush) shih e ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (dikush). E ka lakunqafë (në grykë) (dikush). paçaqafë! do të jem unë fajtor për diçkakeqemund të të ndodhë, më quaj mua shkaktar për çdo pasojëkeqe a fatkeqësi; mos ki frikë, dyshim a merak, jam i sigurt, zotohem unë (i thuhet për ta nxitur që të bëjë një punë a një veprim me pasojapanjohura); qafën time! E ka qafën me një dell (dikush). S’ka qafë për atë këmborë (dikush) nuk është i zoti për diçka, nuk e përballon dot; nuk është i përshtatshëm për një punë; nuk e meriton diçka. E kamqafë e në krye (dikë) shqetëson pa të drejtë, më ngacmon kot e më mërzit; bie në (më) qafë (dikush); nuk më lë të qetë (dikush); bëhet havale (dikush). E ka qafënshkurtër (dikush). Ka sy edheqafë (dikush). Paç vetenqafë! e ke vetë fajin për diçkakeqemund të të ndodhë, je vetë shkaktar për çdo pasojë. Këputi dellin e qafës (dikush) përb. M’u këput qafa mbeta duke pritur dikëshpresojvijë nga një anë, u lodha duke pritur. Iu kthye qafa prapa (dikujt) përb. E kthen kokën (kryet) nga lëviz qafa (dikush). Me lak në qafë. Ia la gurinqafë (dikujt) shih ia vari (ia la) në qafë (dikujt). Me litarqafë (në grykë). I ka marrë erë në qafë (dikujt). moriqafë (dikush) më solli dëm shumëmadh, më dëmtoi rëndë me një veprim, me një qëndrim a me një udhëzimgabuar, më fiku; më futi në një gjendje a në një rrugë shumëkeqe; ma dogji (ma përvëloi) lëkurën; më therigrykë. merr më (në) qafë (dikush a diçka) është shumë i mirë a shumë i bukur, është i përsosur, sa të mahnit me bukurinë a me cilësitë e mira që ka, të bën plotësisht për vete, të magjeps; të lë me gojë hapur; (është) për t’i prerë (për t’i rrëmbyer) kokën (dikush). mbetiqafë (dikush). 1. M’u qep për diçka, nuk më ndahet, nuk më lë të qetë deri sa t’ia plotësoj diçka; më ngacmon kot. 2. Më mbeti mua ta mbaj a të kujdesem për dikë; m’u rëndua; m’u barrë. I ka mbetur qafadamarë (në dej) (dikujt) shih e ka qafën me një dell (dikush). E ngarkon qafën (dikush) i bën keq ose e fajëson kot dikë, ia punon padrejtësisht; biemëkat (me dikë); i bie në (më) qafë (dikujt); hyjgjynah (me dikë); kund. e ka zemrën (shpirtin) qelibar. E ngriti qafën (dikush) nuk përulet më, nuk nënshtrohet; e mblodhi veten; u krenar; e ngriti kokën; kund. e uli (e shtroi) qafën. Ta nxjerr gjuhën nga qafa (dikush). E nxora për qafe (diçka) hoqa shumë mundim me diçka që e kisha parë si të leverdishme, të lehtë etj.; doli nga hundët (për hundësh). Deripalcëqafës. Me peshqirqafë keq. Ia përdrodhi qafën (zverkun) (dikujt) përb. e vrau; e zhduku pa mëshirë; ia përdrodhi kokën (kryet). Pres qafën (për diçka) betohem me kokën time; jam i sigurt plotësisht për diçka; pres kokën (kryet).qafën time! shihpaçaqafë! I rri kularqafë (dikujt). Kur të shohë gropën e qafës (dikush) iron. Kur të shohë qafën (zverkun) pa pasqyrë (dikush) iron. I është trashur qafa (zverku) (dikujt). 1. Është shëndoshur ca, është ngjallur; i është bërë qafa me pala (palë-palë); kund. i është holluar qafa. 2. Ka rënë në një vendmirë a me të ardhura mira dhe është pasuruar; kund. i është holluar qafa. Theu (këputi) qafën (zverkun) (dikush). 1. Ra e u vra keq, u copë-copë; e pësoi keq, mori fund; zuri qafën (zverkun); ra në greminë. 2. përb. U largua më në fund, iku, u shporr (për dikë që s’e duam a që na ka mërzitur shumë); theu (zuri) arrëzën; theu (këputi) rruazën; e theu këmbën; kund. e solli (e pruri) kokën. E uli (e shtroi) qafën (zverkun) (dikush) përb. u nënshtrua pa kundërshtuar; u pajtua me dikë a me diçka; iu përul dikujt; i zgjati (i shtriu) qafën (dikujt); e uli kurrizin (shpinën); uli kokën; hyrizgjedhë; kund. e ngriti qafën. I ka varur plëndësinqafë (dikujt). Ia vari (ia la) në qafë (dikujt) ia ngarkoi një punë një tjetri, ia la atij si detyrë a si barrë; ia la gurinqafë; ia la barrën. I var ujkut mëlçinëqafë (dikush). I varetqafë (për qafe) (dikujt) i kërkon me përkëdheli a me lajka diçka, përpiqet t’i nxjerrë diçka me të mirë e pa iu ndarë; i qepet, i përlëkuret. vajti goja prapa qafës u lodha shumëfoluri për të njëjtën gjë; vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit); më ra goja; më zuri gjuha (goja) lesh. I vuri këmbënqafë (dikujt). Nuk e vë qafënlitar. I vuri shkelminqafë (dikujt). Zuri qafën (zverkun) (dikush) u rrëzua dhe u vra keq; vdiq; zuri (la) rruazën; theu (këputi) qafën (zverkun). I zgjati (i shtriu) qafën (zverkun) (dikujt) përb. iu përul dikujt, pranoi vetë t’i nënshtrohej ose të dënohej sipas fajit; u skllav i tij; e uli (e shtroi) qafën (dikush) përb.; iu urë (e vig).

VAL

VAL,~I m. kryes. nj. 1. Shesh në mal ku bariu ngre stanin për të veruar me bagëti. Bariu zgjodhi një val të përshtatshëm për të ngritur stanin e verës. Bagëtitë mrizonin në një val të freskët.
2. Luginë e gjatë ndërmjet malesh; vend i pjerrët në mal, me gurë shumëvegjëlrrokullisen lehtë. Nga gjiri i maleve mbi fshat zbriste një val deri afër fshatit. Pas shiut, gurgullima e ujit zbriti me forcë nëpër valin e pjerrët. Nga maja e malit, mundshihej një val i gjatëpërfundonte në një fushë.
3. Qafë mali. Pas disa orësh ecjeje, grupi arriti në valin që lidhte dy majat e maleve. Udhëtarët vendosënpushonin pranë një valindante dy malet.
Sin.: valishtë, lugore, qafalak, qafalik, rrëgallë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.