Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QAFËGJÁTË mb. 1. Që e ka qafën të gjatë (për njerëzit, për kafshët e për shpendët); kund. qafëshkurtër. Djalë qafëgjatë. Grua (vajzë) qafëgjatë.
2. Që e ka pjesën e sipërme rreth këmbës mjaft të gjatë; që ka qafë të lartë (për çizmet). Çizme qafëgjata.
3. fig. Që mendohet mirë para se të flasë, që i mat fjalët. Lum kush është qafëgjatë, s’e qet kollaj fjalën e keqe (fj. u.).
4. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Qafëgjati – punëthati! (fj. u.). Ia dha gazit qafëgjati.
✱Sin.: qafëlejlek, qafëkëputur, qafëhollë, qafëpatë, qafëlartë, qafësorkadhe.
QAFËSÓRRË mb. Që e ka qafën si sorrë; qafëhollë.
✱Sin.: qafëkëputur, qafëlejlek.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë