Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QAFÁK,~E mb. 1. shar. Qafështrembër (zakonisht për njerëzit).
2. Që nuk ka pupla në qafë. Pulë qafake. Gjel qafak.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Theri qafakun.
✱Sin.: qafëkërrabë, qafok, qafëkëputur, qafëdrapër, qafërrjepur.
QAFÓK,~E mb. 1. keq. Qafështrembër (zakonisht për njerëzit). Dukej si qafok.
2. Që nuk ka pupla në qafë, qafërrjepur. Pulë qafoke. Gjel qafok.
3. Që e ka të gjatë pjesën e ngushtuar pranë kreut (për sendet). Sëpatë qafoke.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: qafëkërrabë, qafuk, qafak, qafarak, qafëkëputur, qafështrembër, qafëdrapër.
QAFÚK,~E mb., bised. 1. Qafështrembër (zakonisht për njerëzit). Burri qafuk rrinte i përkulur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: qafok, qafuk, qafëkërrabë, qafëkëputur, qafëdrapër.
QAFËGJÁTË mb. 1. Që e ka qafën të gjatë (për njerëzit, për kafshët e për shpendët); kund. qafëshkurtër. Djalë qafëgjatë. Grua (vajzë) qafëgjatë.
2. Që e ka pjesën e sipërme rreth këmbës mjaft të gjatë; që ka qafë të lartë (për çizmet). Çizme qafëgjata.
3. fig. Që mendohet mirë para se të flasë, që i mat fjalët. Lum kush është qafëgjatë, s’e qet kollaj fjalën e keqe (fj. u.).
4. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Qafëgjati – punëthati! (fj. u.). Ia dha gazit qafëgjati.
✱Sin.: qafëlejlek, qafëkëputur, qafëhollë, qafëpatë, qafëlartë, qafësorkadhe.
QAFËKËPÚTUR mb. 1. Që e ka qafën të hollë, të gjatë e të hijshme (zakonisht për vajzat e për gratë). E bukura qafëkëputur.
2. Që e mban kokën mënjanë sikur i është këputur qafa ngaqë e ka të hollë e të gjatë (zakonisht për shpendët). Rosë qafëkëputur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: qafëhollë, qafëgjatë, qafëthyer.
QAFËSHTRÉMBËR mb. Që e ka qafën të shtrembër; që e mban kokën mënjanë, zakonisht për shkak të ndonjë ceni në qafë. Burrë qafështrembër. Grua qafështrembër.
✱Sin.: qafëkërrabë, qafok, qafëkëputur, qafuk, qafëdrapër.
QAFËSHTRÉMBËR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që e ka qafën të shtrembër. Qafështrembri po ecte ngadalë.
✱Sin.: qafëkërrabë, qafok, qafëkëputur, qafuk, qafëdrapër.
QAFËSÓRRË mb. Që e ka qafën si sorrë; qafëhollë.
✱Sin.: qafëkëputur, qafëlejlek.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë