Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QAFËDRÁPËR mb., bised. Që e ka qafën të shtrembër si drapër; qafështrembër.
✱Sin.: qafëdredhës, qafëdredhur, qafok, qafuk.
QAFËDRÉDHUR mb. 1. Që e ka qafën të shtrembër a si të përdredhur. Burrë qafëdredhur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Qafëdredhuri e mban kokën shtrembër.
✱Sin.: qafështrembër, qafëdredhës, qafok, qafuk.
QAFËDRÉDHËS,~E mb. 1. Që e ka qafën të shtrembër si të përdredhur. Qukapiku qafëdredhës.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: qafëdredhur, qafështrembër, qafok, qafuk.
QAFËKËRRÁBË mb. 1. Që e ka qafën të shtrembër si kërrabë. Plak qafëkërrabë.
2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: qafështrembër, qafëhark, qafëdredhur, qafok, qafuk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë