Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qafëderr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

QAFËCUNGAL

QAFËCUNGÁL,~E mb., krahin. 1. Që e ka qafëntrashë e të shkurtër (për njerëzit). I huaji qafëcungal.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.
Sin.: qafëshkurtër, qafëderr.

QAFËDEM

QAFËDÉM mb., bised. Që e ka qafëntrashë. Njeri qafëdem.
Sin.: qafëderr, zverkderr, qafëtrashë.

QAFËDERR

QAFËDÉRR mb., bised. Që e ka qafëntrashë e të mbushur sa nuk i dallohet koka. Burrë qafëderr.
Sin.: zverkderr, qafëdem.

QAFËSHKURTËR

QAFËSHKÚRTËR,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që e ka qafënshkurtër; qafëderri. Qafëshkurtër i trashë si vozë.
2. fig. Ai që s’ka durim e flet pa u menduar, i nxituar në të folur. Lum gjafëgjati, mjerë qafëshkurti!” (fj. u.)
Sin.: qafëderr, qafëdem.

QAFËTHI

QAFËTHÍ mb., krahin. Qafëderr. Rojtari qafëthi dukej si një mur i gjallë.
Sin.: qafëtrashë, qafëderr.

QAFËTRASHË
QAFËTRASHË

QAFËTRÁSH/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. keq. Ai që e ka qafëntrashë a të shëndoshë (për njerëzit e për kafshët). Ia dha gazit qafëtrashi.
2. euf. Ujk. Vranë dy qafëtrashë.
3. fig. I pasur, i ngopur me pasuri. Qafëtrashi tallet me qyqarin.
Sin.: qafëderr, i majmur, i majmë, i shëndoshë, i pasur.

SHËNDOSHË

SHËNDÓSHË (i, e) mb. 1. Që ndihet a ka shëndetplotë, që nuk vuan nga ndonjë sëmundje apo ndonjë lëndim, që është i fortë nga trupi (për qeniet e gjalla dhe për organet e tyre); kund. i sëmurë. Fëmijë i shëndoshë. Fizik i shëndoshë. Mëlçi e shëndoshë. Dhëmbëshëndoshë. Mendje e shëndoshëtrupshëndoshë. (fj. u.).
2.është i mbushurtrup, i bëshëm; që ka shtuar peshë, i dhjamosur. Djalë i shëndoshë. Vajzë e shëndoshë. Me krahëshëndoshë.
3.është i paprekur nga ndonjë sëmundje, i padëmtuar, i rritur e i zhvilluar mirë (për bimët); që jep prodhim. Ullinjshëndoshë. Perimeshëndosha. Filizashëndoshë. Frutashëndosha. Farë e shëndoshë. Tokë e shëndoshë.
4.është i fortë, që mban, që nuk thyhet a nuk prishet lehtë, i fortë, i qëndrueshëm; kund. i dobët. Trup (peme) i shëndoshë. Rrënjë lisishëndosha. Tra i shëndoshë. Themeleshëndosha. Orendishëndosha.
5. fig. mbështetet në të dhëna e në parimedrejta, që i qëndron kohës, i fortë, i drejtë. Besim i shëndoshë. Pozitë e shëndoshë. Ekonomi e shëndoshë. Rini e shëndoshë. Miqësi (dashuri) e shëndoshë. Lidhjeshëndosha. Familje e shëndoshë.
6. fig. Që ka themelthellë e të sigurt, me baza; i fituar pas një pune a studimigjatë dhe i provuarjetë; që nuk lëkundet lehtë, i palëkundur. Arsimim i shëndoshë. Edukim i shëndoshë. Formim i shëndoshë. Drejtim i shëndoshë. Zgjidhje (mendime) të shëndosha. Parimeshëndosha. Traditë e shëndoshë.
7. fig. është i drejtë, i arsyeshëm, i mbështeturfakte e në prova, i bazuar; i fortë, i thellë; që është i aftëgjykojë mirë e drejt. Logjikë e shëndoshë. Proces i shëndoshë. Mendje e shëndoshë. Argument (gjykim, mendim) i shëndoshë. Kritikë e shëndoshë. Vendim i shëndoshë. Vlerësim i shëndoshë.
8. fig. ngrihet mbi parimedrejta, që u qëndron besnik këtyre parimeve; që shtron dhe zgjidh drejt problemerëndësishmekohës. Administratë e shëndoshë. Grup i shëndoshë. Përbërje e shëndoshë. Qeverisje e shëndoshë. Frymë e shëndoshë. Brumë i shëndoshë. Pjesa më e shëndoshë e shoqërisë.
9.është shumë i fortë, që bëhet me gjithë fuqinë, i fuqishëm. Gjuajtje (goditje) e shëndoshë. Shkelmim i shëndoshë. I dha një dackëshëndoshë. Hëngri një dru të shëndoshë e rrahën shumë.
10. fig., bised. Që e ruanplotë e të pandryshuar vlerën e saj në një kohëcaktuar, që ka qëndrueshmëri, që ka fuqi blerësemadhe (për monedhën), e fortë, e qëndrueshme. Euroja është e shëndoshë. Sistem monetar i shëndoshë. Dollari ka qenë i shëndoshë gjatë kësaj periudhe.
11. është pa hile; kund. mashtrues. Mos dysho tek ai se është i shëndoshë dhe nuk ka hile. Djalë i shëndoshë e i pastër.
Sin.: i shëndetshëm, faqembushur, faqerrumbullak, qyp, qafëderr, qafëtrashë, qafëshkurtër, i ngjallur, i dhjamur, i dhjamosur, i mbushur, i bëshëm, dërdëng, i ngjeshur, i plotë, topolak, trupmbushur, shishman, i kërthndezur, sakllam, i majmë, i majmur, i plotë, i rrumbullakët, i fryrë, bullafiq, topç.

ZVERKDERR

ZVERKDÉRR,~E mb., shar. Që e ka qafëntrashë, që e ka zverkun si të derrit, qafëderr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.