Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DËLÍR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Pastrohem.
2. euf., vetv., kryes. v. III Lirohet nga barra, lind (gruaja); pjell (kafsha). U dëlir gruaja. U dëlir lopa.
3. fig., vetv. Çlirohem nga një punë, nga një barrë a detyrim; shlyej një faj, lahem; pastrohem shpirtërisht. U dëlir pak nga punët. U dëlir nga detyrimi. U betua e u dëlir.
4. fig., bised., keq., vetv. Shporrem, qërohem; largohem. - Dëliru prej këtej!
5. pës. e DËLÍR.
✱Sin.: pastrohem, lahem, çlirohem, shporrem, qërrohem, largohem.
►LÍPS/EM jovep.,~A (u), ~ÚR bised., keq. 1. vetv. Largohem nga një vend e shkoj diku.
2. kryes. v. III Zhduket, shporret, qërohet. U lips një muaj nga shtëpia. M'u lips nga sytë. Lipsu që këtej!
3. pës. e LIPS.
✱Sin.: largohem, shporrem, zhdukem, qërohem.
♦ Lipsur qoftë! s’ke ç’e do, s’ia vlen të mundohesh për të, as që duhet më.
►QËR/ÓHEM jovep., ~ ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pastrohem, dëlirem; më hiqen puçrrat, dregëzat ose njolla të tjera nga lëkura e fytyrës dhe e trupit. Qërohem nga ferrat. U qëruan djemtë e u bënë si pëllumba.
2. vetv., vet. v. ІІІ Kthjellohet, pastrohet nga retë. Qielli u qërua fare.
3. vetv., vet. v. III Më pastrohen sytë, veshët, gryka ose hunda nga diçka që i kishte zënë e i pengonte. M’u qërua gryka. Iu qërua zëri ka nisur të flasë me zë të pastër, jo të ngjirur. Iu qërua vështrimi ka nisur të shohë qartë.
4. vetv., keq. Iki si i padëshiruar; dëbohem. Qërohu që këtu! U qërua nga vendi.
5. pës. e QËRÓJ. Patatet lahen, pastaj qërohen.
✱Sin.: pastrohem, dëlirem, spastrohem, çlirohem, dëbohem, zhdukem, shporrem.
►SHPÓRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Largohem, iki, zhdukem (për dikë që duam të na hiqet qafe sa më parë). M’u shporrni dhe më lini të qetë! Shporruni! Shporruni që këtej! U shporrën të gjithë okupatorët. Nuk i shporret qafe.
2. edhe fig., vetv. I largohem diçkaje. Donin t’i shporreshin luftës. Shporru këtij mendimi!
3. pës. e SHPORR.
✱Sin.: largohem, dëbobem, zhdukem, dëlirem, gremisem, qërohem.
♦Shporrmu (hiqmu) nga *sytë (sysh)!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë