Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLËKRENÁR,~E mb., poet. 1. Që e mban ballin lart; që mbron me këmbëngulje nderin e dinjitetin e vet; krenar, ballëçelur, kryelartë. Kjo e bëri ballëkrenar.
2. fig. Që nuk thyhet para kërcënimeve të dikujt, para vështirësive etj., i paepshëm, i pathyeshëm, i papërkulur. Luftëtarë ballëkrenarë. Nënë ballëkrenare.
✱Sin.: krenar, ballëçelur, ballëlartë, kryelartë, ngadhënjimtar, qëndresëtar, i paepur, i pamposhtur, i pathyeshëm, i papërkulur, i pagjunjëzuar.
BALLËNGRÍTUR mb. 1. Ballëkrenar.
2. fig. I guximshëm e i papërkulur, që nuk thyhet para askujt; i paepur, qëndresëtar.
3. fig., përçm. Mendjemadh, bishtpërpjetë; që shet mend, që e mban hundën përpjetë.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
BALLËPËRPJÉTË mb., fig. 1. Krenar, ballëlartë; i papërkulur, qëndresëtar, ballëkrenar. Kokulur e ballëpërpjetë.
2. keq. Mendjemadh, ballëngritur, që e mban hundën përpjetë.
QËNDRESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përballon vështirësi a fatkeqësi të mëdha, ai që nuk thyhet; ai që ka bërë qëndresë të fuqishme në udhën e zgjedhur. Një qëndresëtar dhe luftëtar i lirisë. Një qëndresëtar si hekuri që mban.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë